Çdo gjë është e përllogaritur

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu. Dr. Musli Vërbani

Çdo gjë është e përllogaritur

 

Çdo krijesë është përllogaritur preciz, ashtu që i përmbush të gjitha përllogaritjet e tua në ato krijesa dhe ti të jesh i bindur në precizitetin e veprimtarisë së tyre. Kështu janë planetët, sepse ato janë të krijuara me sistem harmonik dhe preciz ashtu që ti të krijosh bindje të plotë në ta në përllogaritjet e tua.

Nëse dëshirojmë t’i rregullojmë dhe t’i stabilizojmë çështjet;

Nëse dëshirojmë që t’i rregullojmë çështjet ashtu siç janë të rregulluar dhe të harmonizuar në gjithësi trupat qiellor në hapësirë për ne, për të funksionuar për ne;

Nëse gjithësinë e shikojmë dhe mendojmë si diçka jashtë planprogramit të Allahut dhe tentojmë të ligjësojmë në bazë të mendjeve tona, atëherë këtë botë e kaplon shkatërrimi. Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“Pastaj Ne juve ju kemi bërë udhëheqës në tokë.”

Si është e mundur të jetë njeriu udhëheqës në tokë.

Bëhet ashtu që Zoti i Lartmadhëruar bën çka ka në tokë ta dëgjojë njeriun që të veproj siç dëshiron ai (njeriu):

  • Mbjell, dhe toka e dëgjon duke i dhënë fryte të cilat janë në shërbim të tij.
  • Ia zbulon fshehtësitë e gjithësisë, ashtu që e bën që ajri të jetë në shërbim të fluturimit të aeroplanëve.
  • Atmosfera e bën bartjen e frekuencave të zërit prej një skaji në skajin tjetër të tokës.

Njeriu i pason shkaqet dhe shkaqet i japin të shkaktuarat dhe i përgjigjet atij, sikurse të ketë qenë njeriu krijues i tyre. Mirëpo, kur këto gjësende i janë përgjigjur njeriut, ai filloi të krijoj bindje se ai është krijues i tyre dhe është vetmashtruar dhe besoi se ai krijoi pemët dhe perimet, edhe pse ai asgjë nuk posedon nga prodhimet e pemëve dhe perimeve pos fushës, sepse fara është ushqim të cilën e ka krijuar Allahu deri sa t’i forcohet kërcelli. Ara, në vetvete ka përbërjen e ushqimit të cilin e ka krijuar Allahu që ta ushqej bimën që të zhvillohet deri sa të jep frytin. Të gjitha këto nuk janë prodhimtari e njeriut, por i përgjigjen kërkesave të njeriut sepse Allahu i ka nënshtruar dhe i ka bërë që t’i përgjigjen njeriut dhe t’i japin njeriut.

Lini një koment