Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu. Dr. Musli Vërbani
Atij i mbështetem
Furnizim është ajo prej së cilës kam dobi, që do të thotë, çdo gjë prej së cilës njeriu ka dobi është rizik-furnizim, si p.sh.:
- Edukata e mirë është (furnizim);
- Dëgjimi i diturisë është;
- Karakteri është;
- Butësia është;
- Sinqeriteti është.
Mirëpo, furnizimi (rizku):
- ndonjëherë vjen në mënyrë të drejtpërdrejtë, që do të thotë se vjen në atë mënyrë që dobia është e drejtpërdrejtë, dhe,
- ndonjëherë tjetër furnizimi (rizku) nuk sjell dobi në mënyrë të drejtpërdrejtë, por sjell diçka tjetër e cila sjell dobi në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Shembull: Kur është e mira e drejtpërdrejtë e rizkut. Të hollat (monedhat) janë rizk, por janë që sjellin dobi jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, sepse ndonjëherë njeriu mund të jetë tepër i uritur dhe me vete të ketë një kodër me ari. Në atë moment, nëse një njeri i thotë këtij: A po e pranon një bukë në kundërvlerë me kodrën e arit. Njeriu i uritur e jep një kodër ari vetëm për një bukë, sepse njeriu nuk mund të hajë ari. Kështu do të vepronte edhe i eturi, një kodër me ari do ta jepte për një gotë ujë.
Kështu pra, nuk kërkohet furnizimi (paraja) në vetvete, por njeriu e kërkon atë çka është mjet për diçka tjetër.
Rizku i cili është mjet për diçka tjetër, për të në botën tjetër ti nuk ke nevojë, sepse atje jeton pa kurrfarë shkaqe, sepse Zoti i Lartmadhëruar thotë bëhu dhe aty për aty bëhet. Njeriu, në xhenet nuk ka nevojë për kuaj të llojit të mirë sepse aty nuk do të luftosh apo të veprosh ndonjë punë tjetër me të. Çdo gjë që të nevojitet në botën tjetër, Allahu ta jep pa shkaqe, por, në këtë botë duhet nëpërmjet angazhimit dhe pasimit të shkaqeve. Sepse Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:
۞قُلۡ أَؤُنَبِّئُكُم بِخَيۡرٖ مِّن ذَٰلِكُمۡۖ لِلَّذِينَ ٱتَّقَوۡاْ عِندَ رَبِّهِمۡ جَنَّٰتٞ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَا وَأَزۡوَٰجٞ مُّطَهَّرَةٞ وَرِضۡوَٰنٞ مِّنَ ٱللَّهِۗ وَٱللَّهُ بَصِيرُۢ بِٱلۡعِبَادِ ١٥
“Thuaj: A dëshironi gjëra më të mira se kjo? Për ata që janë të devotshëm, te Zoti i tyre do të ketë kopshte, nëpër të cilat do të rrjedhin lumenj dhe ku do të banojnë përgjithmonë. Aty do të kenë bashkëshorte të pastra dhe kënaqësi nga Allahu. Allahu i sheh robërit e vet.” (Ali Imran : 15)
Zoti i Lartmadhëruar na ka treguar se në botën tjetër rizku vjen në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ndërsa, sa i përket rizkut të kësaj bote, Zoti nuk e sjell në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Ne e duam pasurinë, sepse pasuria na mundëson që në këtë botë t’i realizojmë blerjet e gjësendeve. Kurse, shpërblimi në xhenet në botën tjetër, në të cilën do të hyn besimtari, do të jetë ndryshe sepse aty ai gjen çdo gjë që ia dëshiron shpirti. Banorit të xhenetit, çdo gjë që i shkon në mendje, do ta ketë menjëherë aty pranë.