Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu. Dr. Musli Vërbani
Allahu jep prej fuqisë së Tij
Zoti i Lartmadhëruar i ka përgatitur njeriut gjëra të shumta. Ia ka përgatitur gjithë këtë gjithësi që të jetë në shërbim të tij (njeriut).
Zoti i Lartmadhëruar:
- prej fuqisë së Tij i ka dhënë mundësi njeriut që të punoj atë punë, dhe
- prej diturisë së Tij ia ka mundësuar njeriut të mësoj dituri të cilën nuk e ka ditur, dhe
- prej pasurisë së Tij ia ka mundësuar njeriut që të posedoj në këtë botë.
Kështu pra, gjurmët e cilësive të tyre (njerëzve) nuk mund t’i transferojnë te të tjerët. Cilësia në këtë rast mbetet ende cilësi e fortësisë, ndërsa tjetri ende mbetet në cilësinë e dobësisë, mirëpo i vetmi Zoti është Ai i cili mund t’i japë prej fuqisë së Tij të paaftit dhe prapë është po Ai Fuqiploti.
Bota është dy llojesh:
E para: Bota në të cilën Allahu i dhuron (njeriut) diçka, pa pasur ndikim puna e njeriut.
Kjo botë është jashtë sferës së mundësisë së njeriut. Për këtë arsye, çështjet në të janë të qëndrueshme dhe nuk ka shtrembërime në ta: Qielli dhe çka ka në të, Dielli dhe rrezet e tij. Hëna dhe planetët, yjet, erërat. Të gjitha këto i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të plotë, të saktë dhe precize. Në ta nuk ka çrregullim dhe as zbrazëti.
E dyta: Bota në të cilën njeriu punon dhe ka ndikim në të.
Kjo është jeta jonë në tokë. Nëse dëshirojmë që jeta jonë të jetë e qëndrueshme, patjetër duhet që të veprojmë në bazë të planprogramit të Allahut. Ky planprogram i cili është vendosur nga Krijuesi i gjithësisë është i përkryer, nuk ka të meta dhe nuk lejon shkatërrime. Nëse njerëzimi i cili jeton në këtë gjithësi i nënshtrohet planprogramit të Allahut nuk do të shkaktoheshin trazirat dhe nuk do të kishte shkatërrime. Kjo, nga shkaku se shkatërrimi ndodhë atëherë kur njeriu e ka në dorë atë që duhet të ndodhë. Përderisa në atë që njeriu nuk e ka në dorë (kompetencë) është e përllogaritur në mënyrë precize dhe në formë të plotë dhe të përkryer.
Kështu pra, ajo çka e shkakton shkatërrimin është veprimi i njeriut me program tjetër përpos planprogramit të Allahut në atë që i rrethon ato. Shembull: Lexojmë Suren Rrahman në të cilin Zoti i Lartmadhëruar thotë:
ٱلرَّحۡمَٰنُ ١ عَلَّمَ ٱلۡقُرۡءَانَ ٢ خَلَقَ ٱلۡإِنسَٰنَ ٣ خَلَقَ ٱلۡإِنسَٰنَ ٣
“I Gjithmëshirshmi, ua ka mësuar Kur’anin (robërve të Tij), ka krijuar njeriun dhe i ka mësuar atij të folurit e qartë.” (Err Rrahman : 1-4)