Furnizimi prej të mirave të Tij

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu. Dr. Musli Vërbani

Furnizimi prej të mirave të Tij

 

Besimtari i cili është larguar nga një çështje vetëm pse Allahu e ka urdhëruar të largohet, ai e ka besimin e plotë dhe kur e kupton se alkooli ia prish mëlçinë, atëherë ai i bën sexhde Allahut, sepse ai e ka arritur mëshirën e Allahut pa e vërtetuar. Për këtë arsye besimtarët kur të dëgjojnë urdhrin e Allahut, që të shpenzojnë (në sadaka dhe zekat) ata këtë urdhër le ta dëgjojnë me vëmendje. Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“O ju të cilët keni besuar, shpenzoni prej asaj që ju kemi furnizuar juve.”

Zoti na sqaron neve, se Ai nuk kërkon nga ne që të shpenzojmë diçka që posedojmë ne, por Zoti na e bën me dije se çdo gjë që posedojmë është e Tij. Begati me të cilën jemi furnizuar prej të mirave të Tij, sepse:

  • rizku vjen prej aktivitetit të njeriut;
  • aktiviteti i njeriut ka nevojë për energji;
  • energjia aktivizohet në lëndën e materies;
  • ky aktivitet kërkon të funksionoj me logjikë;
  • ne e dimë se logjika është e krijuar prej Allahut;
  • organet e trupit të cilat janë të krijuara prej Allahut veprojnë sepse urdhërohen prej mendjes, e cila është e krijuar prej Allahut.
  • dora e cila lëvizë, gjuha e cila flet, këmba e cila ecë, të gjitha këto, por edhe pjesët e tjera të trupit janë disa prej dhuntive të cilat Allahu ia ka dhënë njeriut.

Sa për ilustrim, nëse i marrim bimët (të lashtat), elementet të cilat gjenden në tokë dhe të cilat depërtojnë në farën të cilën e mbjellë. Ky bujk, a e ka menduar me mendjen e tij se këto i ka krijuar Allahu?. Allahu është planifikues dhe e shohim se farën të cilën e mbjell bujku në arë është efektive dhe reflekton në tokën kur elementet janë të lagura dhe atëherë mbinë fara. E gjithë kjo, me mirësinë që e ka dhënë Allahu. Përkundër kësaj, Zoti nuk thotë se kjo begati nuk është e prodhuar prej aktivitetit (punës) të njeriut, por Zoti në tërësi ia përshkruan nderit të njeriut dhe kërkon që vetëm një pjesë të saj ta ndaj për të kontribuar për mirësi në gjithësi:

“Nuk dëshiroj nga ju furnizim dhe nuk dëshiroj të më ushqeni.”

Allahu e kërkon një pjesë prej pasurisë tënde që ta ndash dhe ta shpenzosh për vëllanë tënd të varfër. Kujdes, mos thuaj: Pasuria ime dhe të varfrit, sepse varfëria është aksidentale, e aksidentalja mund të të kaplojë edhe ty, dhe ti o njeri, nuk mund të japësh gjithmonë, mirëpo është caktim që ti ndoshta bëhesh dhënës dhe dhurues.

Lini një koment