Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu. Dr. Musli Vërbani
E drejta e të dobëtit
O musliman!
A nuk po e mendon se si nganjëherë Zoti i Lartmadhëruar e ka caktuar me ligj që të kërkoj nga ti të japësh, mirëpo,
një herë tjetër Zoti i Lartmadhëruar e ka caktuar që do të vjen koha që kërkon nga tjetri që të të jep ty.
Me këtë Zoti i Lartmadhëruar dëshiron që të largoj dëshpërimin nga zemrat e besimtarëve, që të mbjell dashuri dhe të i forcoj besimin në zemra.
Kur tani flas për të ndarë një pjesë të pasurisë nga i afti tek i paafti, unë e kam për qëllim për dobësinë dhe paaftësinë natyrore, pra kur nuk ka fuqi dhe mundësi të punojë, e kam për qëllim paaftësinë e profesionit dhe përtacinë dhe neglizhencën. Dobësia në këtë rast është për qëllim kur njeriu nuk ka mundësi të punoj asgjë, për të siguruar veten dhe familjen. Në këtë rast, Zoti i Lartmadhëruar e urdhëron të fortin që t’i jep të dobëtit. Kur e sheh i forti, se Zoti e ka begatuar që ta ndaj një pjesë të pasurisë dhe t’ia ofroj të dobëtit, besimtarit i kujtohet se, mund të vijë një ditë që të bëhet i dobët dhe Allahu mbjell në zemrat e muslimanëve të fortë domosdoshmërinë e dhënies për besimtarin i cili ka qenë i fortë, por që është bërë i dobët. Kjo krijon atmosferën e ndihmës reciproke, ku secili e do të mirën e të tjerëve. Kur njeriu e sheh begatinë e rizkut të njeriut tjetër dhe se një pjesë e asaj begatie shkon te ai, dhe kur ajo begati vjen te ti e shijon ëmbëlsinë që Allahu ta ka mundësuar që t’i ndihmosh vëllait tënd dhe kështu realizohet bashkëpunimi shoqëror i besimit dhe sigurimi shoqëror.