Vazhdimësia e së mirës

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu. Dr. Musli Vërbani

Vazhdimësia e së mirës

 

 

Termi “ijleten” ka kuptimin e varfërisë, ndërsa vazhdimësia e ajetit “Zoti do t’u pasuroj nga të mirat e Tij, nëse dëshiron.” Zoti i Lartmadhëruar nuk ka thënë “ju pasuron” ose “menjëherë ju pasuron”. Por pasusi “do t’u” nënkupton se do të kaloj një afat kohor, por ai afat kohor nuk do të jetë tepër i afërt por edhe jo shumë i largët.

Pse?

Sepse e mira e cila do të vjen, duhet të jetë e vazhdueshme, ndërsa ajo çka është e vazhdueshme duhet t’i pasoj shkaqet, si f.v.: përfitimi i tyre në tregti me idhujtarët ose atë që Zoti do t’u mundësoj zbulimin e thesareve të tokës e cila do t’i pasuroj. E rëndësishme (në këtë rast) është se nevojitet të kaloj një periudhë kohore, punë e angazhim, për këtë arsye është përdorur pjesa “do t’u”.

Kështu pra, gjërat do t’i pasojnë shkaqet e tyre, ndërsa shkaqet kanë nevojë për kohë. Vërtetë: më vonë ka rënë shi në Xhidde (qytet në Arabinë Saudite), e është shndërruar në tokë bujqësore dhe agrokulturore. Njësoj ka ndodhur edhe me kodrinën e Halit dhe kodrën e Tebalit në Jemen dhe në Sanaa, ku kanë shkuar banorët e Mekes, pastaj kanë rezultuar të mirat nga vendet e çliruara islame prej xhizjes, haraxhit, etj..

Kështu që ne e shohim se fjala “do t’u” ka kaluar në shumë periudha të ndryshme kohore dhe edhe sot vazhdon ajo periudhë kohore, dhe do të vazhdoj deri në ditën e Kijametit.

Thënies së Zotit të Lartmadhëruar “Nëse i frikësoheni varfërisë.” duhet që t’i kushtojmë kujdes të veçantë, sepse kjo ka të bëjë me frikën për të cilën besimtari nga lakmia për të realizuar një çështje prej çështjeve të kësaj bote e dobëson çështjen e fesë së tij. Andaj, çdo njeri i cili bën mëkat nga frika se do të humb materialisht, si f.v., frikësohet se e humb pozitën e tij nëse e flet të vërtetën ose që eprori i tij hidhërohet me punën e tij dhe e largon nga puna, ne i themi: Mos u brengos, sepse Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:

“Nëse i frikoheni varfërisë, Allahu do t’u pasuroj prej të mirave të Tij.”

Lini një koment