Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu. Dr. Musli Vërbani
Allahu u paraprine mendjeve
Në shumë ajete të Kur’anit fisnik Zoti i Lartmadhëruar e ka shpalosur perden e shpirtit. Ne një prej atyre ajeteve është thënia e Zotit të Lartmadhëruar ku tregon për hipokritët dhe pabesimtarët:
وَيَقُولُونَ فِيٓ أَنفُسِهِمۡ لَوۡلَ يُعَذِّبُنَا ٱللَّهُ بِمَا نَقُولُۚ
“Dhe thonë në vetveten e tyre, pse nuk po na dënon neve Allahu.” (El Muxhadele : 8)
(Dihet se) Atë që njeriu e thotë në vetvete nuk e dëgjon askush. Po të mos e thoshin këtë në vetvete ata do të thoshin: Allahu nuk e ka zbuluar këtë në zemrat tona. Por, ata nuk e kanë mohuar këtë ajet, nga shkaku se e kanë thënë këtë në vetvete dhe se e kanë nuhatur se Kur’ani e ka zbuluar se çka ka në zemrat e tyre. Ajeti fisnik ka sjell atë se çka do të sillet rreth kokave të pabesimtarëve kur ta dëgjojnë atë.
Zoti i Lartmadhëruar nuk ka pritur që besimtarët t’i ankohen të dërguarit të Allahut për faktin se ata i frikohen varfërisë dhe furnizimit të mangët, por i është përgjigjur në këtë çështje para se t’u shkon mendja aty. Kjo i bie se, sikur Zoti i Lartmadhëruar ligjëson edhe atë që krijohet në zemra (mendje) dhe nuk lejon që të ndodh diçka e pastaj ta ligjësoj, por ligjëson para se ta paramendoj njeriu. Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:
وَإِنۡ خِفۡتُمۡ عَيۡلَةٗ فَسَوۡفَ يُغۡنِيكُمُ ٱللَّهُ مِن فَضۡلِهِۦٓ إِن شَآءَۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمٌ حَكِيمٞ ٢٨
“Dhe nëse ju i frikoheni varfërisë, Zoti do t’i furnizoj ata prej të mirave të Tij, nëse dëshiron.” (Et Tevbe : 28)