Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu. Dr. Musli Vërbani
Mbrojtja prej dëshirave të ndryshme
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Ligji qiellor nuk ndërhyn në çështjet e juaja të cilat i nënshtrohen dëshirave, por ligji qiellor ndërhyn për të ju mbrojtur juve nga mospajtimet e dëshirave (epsheve) të ndryshme tuaja, sepse njeriu duhet të gjykojë në bazë të ekspertizave praktike.
Atë të cilën e kuptojmë dhe e mësojmë prej eksperimentit praktik, në bazë të rregullave e marrim dhe e unifikojmë dhe e zbatojmë në të gjitha rastet tjera. E, atëherë nuk ka mospajtim të dëshirave.
Për këtë arsye ne e shohim se sot kemi dy rryma:
Rryma e parë: Rryma teoriko-praktike.
Me këtë nënkuptohet se çdo njeri prezanton me teorinë e tij. Kjo është rryma praktike e cila quhet shkenca teoriko-praktike që do të thotë teori praktike.
Civilizimi në të cilin jetojmë sot është civilizim i shkencës së teorive praktike. Teoritë janë të ndërtuara mbi bazën praktike, të cilat kanë sjellë zbulime të shumta. Këto zbulime kanë rezultuar me zbulimin e sekreteve të Allahut në këtë gjithësi, që ne kemi përfituar prej tyre dhe kanë lënë gjurmë të mëdha në jetën tonë. Të gjitha këto janë teori të vërtetuara shkencërisht.
Rryma e dytë:
Është teoria e dëshirave (mendimeve). Në këto teori të plasuara, secili autor i një teorie mundohet që të pengoj teorinë e kundërt të tij. Kështu që, ai vendos barriera, kufij dhe pengesa, me qëllim që parimet e kundërta të mos jenë të suksesshme. Mirëpo tek ekspertiza praktike, secili mundohet të përvjedh dhe të rrëmbej sekretet e tjetrit, që të përfitoj prej saj.
Kështu pra, te ekspertizat praktike (vërtetimet shkencore) nuk ka dëshirë të epshit, por çështja e saj është e bazuar në ekspertizën lëndore praktike.