Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu. Dr. Musli Vërbani
E mira prej Allahut
Përderisa furnizimi është prej Allahut, dhe përderisa kjo është fjalë (premtim) e Allahut, atëherë askush nuk mund të arsyetohet se mëkaton vetëm e vetëm për ta ruajtur furnizimin (rizkun) e vetes dhe të familjes, ose që ta mënjanoj varfërinë nga vetja, sepse thënia e Zotit të Lartmadhëruar “Nëse dëshiron” është pika e cila gjendet në zemër sepse Zoti i Lartmadhëruar “Ndoshta dëshiron” “Ndoshta nuk dëshiron”. Kur Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: “Dhe nëse i frikësoheni varfërisë, Allahu do t’u pasuroj prej begative të Tij.” ka pasur për qëllim: “qetësimin dhe bindjen në Allahun”. E, parashtrohet pyetja: Pse Zoti i Lartmadhëruar më pastaj e ka përdorur fjalën “Nëse dëshiron”?.
Kjo, nga shkaku që dëgjuesi (njeriu) ta ketë ndërmend se Zoti ndoshta nuk dëshiron dhe nuk i dhuron, pra nuk i jep.
Zoti i Lartmadhëruar dëshiron ta mbaje lidhjen e përhershme me robin e Tij. Thënia e Tij “Nëse dëshiron” është qëndrueshmëria e kësaj lidhjeje sepse robi do të qëndroj në shpresën e Allahut dhe Allahu vazhdon të mbetet në mendjen e tij dhe se gjithmonë do të kërkoj kënaqësinë e Allahut dhe që gjithmonë të largohet nga mëkatet dhe gjithmonë të mbetet i devotshëm ndaj Allahut.
Zoti i Lartmadhëruar ka fuqi absolute në gjithësinë e Tij. Për këtë arsye “caktimi dhe përcaktimi i Allahut” nuk janë bazë për të realizuar dëshirën e Tij, por Dëshira e Allahut është absolute dhe e pakushtëzuar qoftë edhe me caktimin e Allahut. Ai nëse dëshiron, e realizon caktimin, e nëse nuk dëshiron nuk e realizon caktimin, kështu është fuqia absolute në gjithësinë e Tij.