Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu. Dr. Musli Vërbani
A ka aktivitet njeriu në këtë jetë?
Është përhapur një mendim i gabuar se, kinse muslimanët thonë: Allahu dhe islami nuk parashohin shpërblim për aktivitete të cilat sjellin zbulime edhe pse dihet se shkencëtarët e harxhojnë jetën e tyre në ato zbulime, të cilat u bëjnë dobi dhe u ndihmojnë njerëzve, ua lehtësojnë vështirësitë në punë, u ndihmojnë atyre që të prodhojnë me më pak lodhje dhe me afat sa më të shkurtë kohor.
Njeriu në jetën e tij është aktiv. Por pse njeriu në jetën e tij është aktiv?
Fjala “njeri” në kuptimin e drejtë të saj ka kuptimin “njeri”, as besimtar dhe as pabesimtar. Që të dy (besimtari dhe pabesimtari) janë aktiv në jetë. Pse?
Njeriu është aktiv në jetën e tij për qëllimin e tij primar, e ai është:
T’i sjell dobi jetës dhe që të mos zhduket, të jetojë vet ai dhe t’ju sjellë dobi atyre të cilët i ka në përgjegjësi (nën përkujdesje).
Kjo është çështja e primare për të cilën njeriu duhet të jetë aktiv. Nëse ti punon diçka, ajo punë të kthehet ty, dhe e merr shpërblimin për të, e shpërblimi është furnizimi (të mirat materiale) që e merr e që me të e siguron jetën.
Njeriu për të cilin ke punuar, nuk ka mundur ta punojë atë punë, për këtë arsye ka ardhur tek ti që ti të punosh për të. Përderisa ai nuk ka mundur ta punojë atë punë, ka ardhur tek ti që t’ia kryesh atë punë, dhe patjetër se ai ka dobi prej punës që ia ke kryer. Kështu, prej punës ke dobi ti që ke punuar dhe ai të cilit ia ke kryer punën. Pse të ka shpërblyer Ai për të cilin ke punuar? Të ka shpërblyer sepse për të ke punuar dhe atë punë nuk e ke punuar për vete. Kështu është edhe çështja e të shpërblyerit për punën e kryer. Shpërblimi ose i shkon drejtpërdrejtë punëkryerësit ose atij për të cilin është kryer ajo punë.