Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Dhuntia dhe mëkëmbësia në tokë
Urtësi është se: Zoti i Lartmadhëruar i ka shpërndarë dhuntitë në krijesat e tij në atë masë sa e kërkon mëkëmbësia në tokë dhe mënyra e jetesës. Një njeriu, Allahu i ka dhënë aftësi për diçka, ndërsa tjetrit aftësi për diçka tjetër. Nga përmbledhja e të gjitha aftësive, ndërtohet shoqëria. Themi: Nëse çdo njeriu veç e veç ia përmbledhim aftësitë, do të shohim se përmbledhjet e të gjithë njerëzve janë të barabarta. Mirëpo, njerëzit e shikojnë vetëm anën e pasurisë. Kurse, ka çështje të cilat janë më të rëndësishme se pasuria, siç janë: shëndeti, morali, lumturia, harmonia familjare, begatia e furnizimit, etj.. P.sh. nëse secilën prej tyre (begative) e shumëzojmë me dhjetë, do të shohim se përfundimisht përmbledhjet e njerëzve janë të barabarta me njëra-tjetrën. Kështu që, në të vërtetë nuk ka asnjëri prej tyre mbivlerë, përpos me devotshmërisë.