Dr. Vehbetu Zuhejli Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga "Usuli fikhu islam II"
Medhhebi i sehabiut
Para se të filloj këtë temë duhet të sqaroj definicionin e sehabiut.
Te shumica absolute e usulistëve, sehabi quhet ai i cili e ka takuar të dërguarin s.a.v.s. si besimtarë dhe ka qëndruar me të një interval të gjatë kohorë.
Te shumica absolute e muhadithinëve, sehabe quhet ai i cili e ka takuar si musliman dhe ka vdekur si musliman, pa marrë parasysh a ka qëndruar gjatë me të apo jo.
Sehabet kanë qenë çerdhe e fetvave dhe bazë e ixhtihadit, atëherë kur janë paraqitur çështje të reja dhe kanë ndodhur ngjarje të cilat nuk kanë qenë në kohën e pejgamberit s.a.v.s. sehabet varësisht prej pjekurisë së tyre në fetvatë e tyre kanë pasur pikëpamje të ndryshme, në fikh.
Nga një pjesë e tyre janë gjetur shumë fetva, sa që po të tuboheshin të gjitha do të ishte një enciklopedi prej tyre, por fatkeqësisht vetëm një pjesë e tyre janë të regjistruara në libra të fikhut. Ah, sikur të tuboheshin të gjitha ato fetva dhe të përfitonim prej tyre në fusha të ndryshme!
Muxhtehidët, nga të gjitha medhhebet pa përjashtim, janë pajtuar se pranohet mendimi i sehabiut në çështje për të cilat nuk kanë të bëjnë me mendimin apo ixhtihadin e tyre sepse ajo i takon çështjes së përputhshmërisë së mendimit të tyre me mendimin e të dërguarit të shpalljes, Muhamedit s.a.v.s.
Po ashtu janë pajtuar në atë, për të cilën të gjithë sehabet deklarativisht janë pajtuar ose që nuk dihet që ndonjëri prej tyre ka kundërshtuar siç është rasti i çështjes së trashëgimisë së gjysheve një të gjashtën.
Po ashtu janë pajtuar se mendimi i sehabiut në bazë të ixhtihadit për ndonjë çështje prej shumë çështjeve i cili ka rezultuar në papajtueshmëri në mes tyre nuk është argument, sepse po të kishte qenë argument mendimi i njërit për tjetrin nuk do të ndodhnin në mes tyre mendimet e ndryshme.
Mospajtimi në mes dijetarëve ka të bëjë me mendimin e tyre në bazë të ixhtihadit për tabiinët dhe për gjeneratat pas tyre? A konsiderohet argument apo jo?
Analiza e mendimeve të dijetarëve sa i përket medhhebit të sehabiut
Sa i përket medhhebit të sehabijut, dijetarët kanë përmend katër mendime.
Mendimi i parë: Medhhebi i sehabijut nuk është argument. Ky është drejtimi i shumicës absolute të esharijve, muëtezilëve, shiitëve, Shafiijut dhe mendimit më prioritarë të shafiijëve, sipas një transmetimi edhe nga Ahmedi. Këtë mendim e kanë përzgjedhur edhe dijetarët e mëvonshëm hanefijë dhe malikijë.
Sa i përket Ibn Hazmit, ai nuk ka pranuar të veprohet me mendimin e sehabijut, duke u bazuar në atë se nuk lejohet të pasohet askush, as prej sehabëve e as prej tjerëve përpos tyre.
Mendimi i dytë: Medhhebi i sehabiut është argument i sheriatit dhe ka përparësi ndaj kijasit. Të këtij mendimi janë dijetarët hanefijë, është transmetuar nga Maliku dhe nga Shafiiju, nga medhhebi i tij i vjetër dhe nga Ahmedi nga një transmetim tjetër dhe ka përparësi në medhhebin e tij.
Kështu shihet se është mendim i shumicës absolute të dijetarëve ashtu siç thuhet në librat e autorëve bashkëkohor.
Mendimi i tretë: Medhhebi i sehabiut është argument nëse mendimit të tij i bashkëngjitet kijasi. Kështu i jepet përparësi ndaj mendimit të sehabiut tjetër.
Mendimi i katërt: Mendimi i sehabiut është argument nëse kundërshtohet me kijasin, vetëm nëse ai mendim e nxjerrë atë lajm dhe e pason atë, se përndryshe anashkalohet kijasi për të cilin jemi të urdhëruar për të vepruar, kritikohet vërtetësia e tij dhe kjo është e patolerueshme, e atëherë mendimi i tij është argument.
Shihet qartë se ky mendim është prej drejtimit hanefijë.
Hanefijtë e kanë përzgjedhur se për këtë temë duhet të selektohet:
– Nëse mendimi i sehabiut është mendim i cili nuk ka të bëjë me mendimin e lirë dhe të ixhtihadit, llogaritet argument, sepse është e mundur që atë mendim e ka dëgjuar nga pejgamberi s.a.v.s. si p.sh., mendimi i transmetuar nga disa prej sehabeve për disa përcaktime të fazave kohore, si f.v., përcaktimi se maksimumi i shtatzënisë është dy vite, transmetim i transmetuar nga Aishja r.a. Përcaktimi se minimumi i menstruacionit është tri ditë, transmetim i transmetuar nga Ibn Mes’udi dhe Enesi.
Përderisa për mendimin i cili është nga mendimi i lirë është thënë se është argument dhe anashkalohet kijasi me të. I këtij mendimi është Seid el Berdaij sepse ka përparësi mendimi i cili është e mundur se është dëgjuar nga pejgamberi s.a.v.s. Është thënë se nuk është argument dhe është thënë se ky mendim është i Kerhijut sepse nuk ka prioritet mundësia e dëgjimit nga pejgamberi s.a.v.s. pasi që sehabet kanë qenë muxhtehid dhe ixhtihadi mund të mos jetë i drejtë ndërsa po të ishte transmetim ai do ta deklaronte se e ka dëgjuar pejgamberin s.a.v.s.
Sipas mendimit tim të gjitha këto katra-pesë mendime mund t’i përmbledhim në dy drejtime:
Drejtimi i parë: Mendimi i sehabiut është argument, të këtij drejtimi janë hanefijtë, malikijtë dhe hanbelijtë.
Drejtimi i dytë: Mendimi i sehabiut nuk është argument, të këtij drejtimi janë shafiijtë.
Sa i përket asaj se nëse mendimi i sehabiut përputhet me kijasin, atëherë argument do të ishte kijasi, kështu imam Shafiiju në medhhebin e ri është prej penguesve të mendimit të sehabiut ashtu siç e kanë konfirmuar dijetarët shafiijë, vetëm se kjo nuk i përgjigjet asaj çka është shkruar në shkresën e tij ku thotë: “Prej mendimit të sehabiut është ajo çka përputhet ose me Kur’anin, ose me sunetin, ose me ixhmain, ose që është më i saktë se kijasi.” Po ashtu ka thënë: “Unë e përkrahi të pasohet lajmi i vetëm, nëse nuk gjej në Kur’an, në sunet apo ixhmaë, apo diçka të ngjashme e cila ka kuptimin me të cilin mund të gjykohet ose që me të gjendet kijasi dhe vështirë se mund të gjendet diçka prej lajmit të vetëm i cili është në kundërshtim me ato të cilat i ka thënë (Shafiiju).”
Sa i përket mendimit se është argument nëse është në kundërshtim me kijasin apo nëse është mendim i cili nuk ka të bëjë me mendimin e lirë ose me ixhtihadin. Kjo nuk është çështje e cila debatohet, sikurse u vërtetua në fillim se atëherë do të ishte të vepruarit me sunet.
Sa i përket imam Ahmedit. Në librin “Iëlamul Mukiijnë” Ibn Kajimi ka thënë se veprohet me mendimin e sehabiut. Kjo është e konfirmuar prej tij. Ai i ka llogaritur fetvatë e sehabëve në vendin e dytë pas sunetit të saktë dhe i jep përparësi ndaj hadithit mursel dhe të dobët. Hadith i dobët është hadithi që në fillim të rrugës së vet ka qenë i dobët dhe i vetmuar por që më vonë i janë shtuar rrugët e tij të cilat rrugë e kanë ngritur në hadith Hasen (i mirë).
Sa i përket imam Ebu Hanifes, ai vepron me mendimin e sehabiut dhe i jep prioritet ndaj kijasit, ndërsa e kundërta është ajo që kanë transmetuar disa prej studentëve të tij për të se Ebu Hanife i jep prioritet mendimit të lirë ndaj mendimit të sehabiut duke u bazuar në disa çështje dytësore në medhhebin e tij. Argument është edhe vet thënia e tij: Nëse nuk e gjej në librin e Allahut dhe as në sunetin e të dërguarit të Allahut, veproj me mendimin e sehabiut. E marr çka dëshiroj prej tyre dhe nuk e marr çka nuk e dëshiroj prej tyre. Nuk kaloj prej mendimit të tyre tek të tjerët.
Argumentet e dijetarëve për argumentimin me mendimin (medhhebin) e sehabiut
Argumentet e mohuesve
Ata të cilët deklarojnë se mendimi i sehabiut nuk është argument janë argumentuar si në vijim:
- Argument nga Kur’ani
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
فَاعْتَبِرُوا يَا أُولِي الْأَبْصَارِ
“Dhe logjikoni o ju të zotët e mendjes.” (El-Hashr : 2)
Zoti i Lartmadhëruar ka urdhëruar të zotët e mendjes të logjikojnë, që do të thotë të bëjnë ixhtihad. E kjo është në kundërshtim me pasimin sepse ixhtihadi është të hulumtuarit në argumente. Pasim është të vepruarit me mendjen e tjetrit pa argument: Po të kishte qenë dashur të pasohet medhhebi i sehabiut atëherë do të duhej t’i jepej përparësi ndaj kijasit sepse bazohet në transmetim dhe dëgjim, ndërsa bazë është që teksti i transmetuar i cili ka përparësi ndaj kijasit mirëpo siç është e ditur te dijetarët kijasi ka përparësi ndaj mendimit të sehabiut sepse kijasi është në kategorinë e katërt pas Kur’anit, sunetit dhe ixhmait. Ky është argumenti më i fortë në argumentimin e medhhebit të tyre.
- Argument nga Ixhmai.
Janë pajtuar sahabët se është e lejuar ta kundërshtojnë njëri-tjetrin, dhe po të kishte qenë argument i njërit prej tyre për tjetrin do të kishte qenë obligative që secili prej tyre ta pasoj njëri-tjetrin, me fjalë tjera, do të ishte mohuar mendimi i tjetrit i cili e ka kundërshtuar.
Ky argument replikohet se nuk është boshti i temës sepse siç u pa në fillim të temës, çështja është për te jo-sehabët. Kjo do të thotë: se a është argument mendimi i sehabiut për ata të cilët vijnë pas tyre, pra për tabiinët dhe për të tjerët të cilët vijnë pas tyre dhe jo për ixhtihadin e tyre për njëri-tjetrin.
- Argumenti logjik.
Sehabiu është pjesëtarë i ixhtihadit, e muxhtehidi lejohet të gaboj, ose të harroj, dhe nuk lejohet që tabiiju muxhtehid ose muxhtehidi pas tij të pasoj medhhebin e sehabiut. Ai i cili e transmeton mendimin e tij, nuk e ngrit në nivelin e “HABERIT MERFUË” (thënie tij si hadith por pa e treguar se ka thënë Muhamedi a.s.). Kështu që nuk i jepet përparësi mendimit të tij ndaj kijasit, pasi që mund të ketë gabuar.
- Sehabët e kanë pranuar ixhtihadin prej tabiinëve. Ka ndodhur që tabiinët i kanë kundërshtuar mendimet e medhhebit të sehabiut. Po të kishte qenë mendimi i sehabiut argument për të tjerët nuk do të kishte pasur rëndësi ixhtihadi i tabiijut dhe sehabiu nuk do të duhej të mos e pranonte mendimin e tij.
Të kësaj natyre ka shembuj të shumtë, e prej atyre shembujve po ilustrojmë rastin kur Aliu r.a. ishte në proces gjyqësor për mburojën e tij të cilën e gjeti me jehudiun te Sherijhu.
Umeri r.a. ishte prokuror i atij procesi dhe nuk iu pranua dëshmia e Hasanit për shkak të afërsisë.
Përderisa Aliu r.a. e konsideronte të lejuar dëshminë e djalit për babën e tij.
Mesruk Ibn Abasi r.a. e ka kundërshtuar mendimin e sakrifikimit të fëmijës për shkak të përbetimit. Ibn Mesruku e kishte paraparë sakrifikimin e një deleje, përderisa Ibn Abasi e ka paraparë sakrifikimin e njëqind deveve. Mesruki i ka thënë se djali i tij nuk është më i vlefshëm se Ismaili a.s. Atëherë Ibn Abasi e ka pranuar mendimin e Mesrukit.
Kur është pyetur Enes bin Maliku për ndonjë çështje ai ka thënë: Për këtë çështje pyeteni të nderuarin tonë Hasanin. Kjo dëshmon se mendimi i sahabijut nuk është argument për të tjerët.
Argumentet e pranuesve të mendimit të sehabiut
Deklaruesit se mendimi i sehabijut është argument argumentohen me argumente tjera:
- Argument nga Kur’ani.
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
كُنتُمْ خَيْرَ أُمَّةٍ أُخْرِجَتْ لِلنَّاسِ تَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَتَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنكَرِ وَتُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ ۗ وَلَوْ آمَنَ أَهْلُ الْكِتَابِ لَكَانَ خَيْرًا لَّهُم ۚ مِّنْهُمُ الْمُؤْمِنُونَ وَأَكْثَرُهُمُ الْفَاسِقُونَ [٣:١١٠]
“Je jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni në All-llahun. E, sikur ithtarët e librit të besonin drejt, do të ishte shumë më e mirë për ta. Disa prej tyre janë besimtarë, por shumica e tyre janë larg rrugës së Zotit.” (Ali Imranë : 110)
Ky ajet i kushtohet sehabëve r.a. Dëshmon se çka urdhërojnë ata, urdhërojnë për të mirë. Urdhërimi për të mirën duhet të pranohet.
- Argument nga Suneti.
Muhamedi s.a.v.s. ka thënë: “Gjenerata më e mirë është gjenerata në të cilën jam unë.”
Gjithashtu kujtojmë hadithin me të cilin argumentohen disa ekspert të hadithit: “Sehabet e mi janë si yje, në cilindo prej tyre që mbështeteni, do të udhëzoheni.”
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Mbështetuni me ata të cilët janë pas meje, në Ebu Bekrin dhe në Umerin.” dhe ky hadith nuk mund të specifikohet në atë se duhet t’i pasojnë sehabet tjerë në përgjithësi sepse atëherë do të ishte specifikim pa argumentim, sepse ashtu nuk do të kishte vlerë që sehabët të mbështeten te sehabet, pasi që janë pajtuar dijetarët se lejohet që njerëzit e rëndomtë të pasojnë çdo muxhtehid përpos sehabet dhe nuk mbetet tjetër pos që qëllimi i këtyre haditheve është se duhet të pasohet mendimi i tyre.
- Argumenti logjik.
Medhhebi i sahabiut është bërë argument ngase është e mundur të respektohet mendimi i sehabiut dhe për arsye se ato mund të kenë mendim të drejtë për shkak të shoqërimit me pejgamberin s.a.v.s. dhe kur sehabiu e thotë një mendim i cili është në kundërshtim me kijasin, atëherë ose ka bazë në të ose nuk ka bazë në të dhe:
– është e pamundur që të mos ketë bazë sepse atëherë ai do të thoshte diçka në sheriat pa argumentim dhe kjo është e ndaluar dhe sehabet do t’i kishim zhveshur nga drejtësia dhe vlera e tyre.
Nëse kanë bazë, nuk ka bazë tjetër përpos kijasit dhe të transmetuarit, e atëherë është argumentim i cili duhet të bazohet sepse është të vepruarit me mendimin e sehabiut i cili do të ishte në krah të favorizimit të lajmit (hadithit) të vetmuar ndaj kijasit.
Të gjitha këto argumente janë replikuar:
Ajeti i lartpërmendur i kushtohet sehabëve në përgjithësi dhe nuk është e domosdoshme që nëse pasohen në atë çështje për të cilën pajtohen të gjithë të pasohen për një mendim të njërit apo të dy sehabëve.
Sa i përket hadithit “Sehabët e mi janë si yjet…” asnjëherë nuk është vërtetuar. Tema për to është e njohur te muhadithinët. Por edhe po që se presupozojmë se është vërtetuar, kuptimi i saj do të ishte se ata janë shembull në pasimin e sheriatit dhe të vepruarit me ta për shkak të pasionit të fortë të tyre për të pasuar dhe për të shkuar drejt saj. Këtë kuptim e ka edhe hadithi tjetër: “Mbështetuni në ata të cilët janë pas meje.” Përmbajuni sunetit tim dhe sunetit të halifeve të drejtë pas meje, bile kuptimi i këtyre haditheve nuk ka të bëjë në pasimin e përgjithshëm të tyre në çdo çështje, por ka të bëjë me atë (hadithin) të cilën e transmetojnë, nuk ka përparësi transmetimi i ndokujt tjetër para transmetimit prej tij.
Sa i përket argumentit logjik – vet argumentimi tregon se ka të bëjë me tabiiun edhe pse të gjithë e dimë se dijetarët janë pajtuar se mendimi i tabiiut nuk është argument sa i përket asaj se mund të ketë pasur ndikim koha që ata të jenë pjesë e argumentit nuk është e vërtetë sepse nuk ka ligj pos ligjit të sheriatit.
Mendimi prioritarë
Unë i jap përparësi mendimit se mendimi i sehabiut nuk është argument i pavarur i sheriatit, nëse është mendimi i tij i cili bazohet në mënyrë absolute me ixhtihadin e tij sepse muxhtehidi mund të gaboj. Nuk është vërtetuar se sehabët i kanë detyruar të tjerët të pasojnë mendimet e tyre për shkak të nivelit të shoqërimit me Muhamedin a.s. Edhe pse ata kanë vlerë të madhe, kjo nuk i bën ata që të mos gabojnë.
Sa i përket atyre të cilët deklarojnë se mendimi i sehabiut është argument, u vërejtën anët e dobëta të tyre, po e veçoj thënien e tyre: Të dhënurit prioritet se e ka dëgjuar nga pejgamberi s.a.v.s., ky është vetëm paragjykim, por në realitet nuk peshon mendimi për atë. Alternativa ekziston, sepse është e mundur se deklarimi (mendimi) i tij është i bazuar në atë se ai (sehabiu) ka menduar se është argument, mirëpo në esencë nuk ka qenë ashtu. Nëse presupozojmë se e ka dëgjuar nga pejgamberi s.a.v.s. atëherë nuk kemi çka të kundërshtohemi, sepse atëherë ai është argumentim i sunetit. Përderisa sa i përket asaj çka nuk e ka dëgjuar prej pejgamberit s.a.v.s. por prej ixhtihadit të tij të lirë, kjo është një temë e cila duhet të shikohet si për çdo muxhtehid nga të gjitha kohët.
Në lidhje me këtë, mendimi i mëparshëm, se mendimi i sehabiut për një çështje ka përparësi ndaj mendimit të ixhtihadit të tjerëve, më së miri është që këtë temë ta përfundojmë me thënien e shkëlqyer të Shevkanijut në lidhje me medhhebin e sehabiut, ku thotë: “E vërteta është se nuk është argument. Për këtë umet Zoti i Lartmadhëruar e ka dërguar vetëm Muhamedin s.a.v.s. dhe ne e kemi vetëm një të dërguar, një libër dhe i gjithë umeti janë të urdhëruar ta pasojnë librin e Tij (Kur’anin) dhe sunetin e pejgamberit të Tij.”
Në këtë çështje nuk ka dallim në mes të sehabëve dhe atyre të cilët vijnë pas tyre. Që të gjithë janë të ngarkuar me ligjet e sheriatit dhe pasimin e Kur’anit dhe të sunetit. Kush thotë se: “Në fenë e Allahut të Lartmadhëruar ka argumente tjera përpos librit të Allahut dhe sunetit të tij dhe çka bazohet në ta, ai ka thënë në fenë e Allahut atë që nuk është vërtetuar dhe ai ka shtuar në sheriatin islam ligj të cilin nuk e ka urdhëruar Allahu. E kjo është çështje serioze dhe e rrezikshme sepse ligji i një individi apo më shumë individëve prej robërve të Allahut se mendimet e tyre janë argument për muslimanët dhe duhet të veprohet me ta dhe ashtu që të bëhet ligj i cili ndërmerr përfshirje në shoqëri e që nuk është prej fesë së Allahut. Muslimani as nuk duhet të mbështetet dhe as të veproj me të. Këtë pozitë dhe kompetencë e kanë pasur vetëm të dërguarit e Allahut të cilët i ka dërguar me ligje për robërit e tij e jo të tjerët, të cilët edhe nëse arrijnë dituri dhe vlerë të lartë nuk mund ta kenë këtë pozitë.
Nuk ka dyshim se pozita e sehabëve është e lartë, por kjo ka të bëjë me vlerën, respektin dhe nivelin e tyre, padyshim se kjo është e papranueshme. Edhe pse asnjëri prej tjerëve nuk mund të arrij nivelin e lartë të tyre, prapëseprapë kjo nuk do të thotë që ata e kanë pozitën e të dërguarit të Allahut në argument dhe t’i obligojmë të tjerët që ta pasojnë atë. Këtë nuk e ka lejuar Allahu dhe asnjë fjalë për ta nuk është thënë në lidhje me këtë çështje.
Ibn Haxhib el Malikiju ka thënë: Janë pajtuar se medhhebi i sehabiut nuk është argument për sehabiun, e po ashtu është mendim i drejtë se nuk është argument as për të tjerët.