Qëllimet kryesore të zbritjes së Kur’anit

Dr. Musli Vërbani

Qëllimet kryesore të zbritjes së Kur’anit

 

Qëllimet kryesore të zbritjes së Kur’anit janë:

E para: Që të jetë mrekulli mbinjerëzore, e cila vërteton pejgamberinë e Muhamedit a.s. dhe transmetimin e misionit të Zotit të Madhëruar, se Zoti i Madhëruar e ka zbritur me një metodë të posaçme, me domethënie specifikenë jurisprundencë dhe në njohuritë e përgjithshme, të cilat janë elemente të mrekullisë së Kur’anit. Zoti i Madhëruar i ka thënë Muhamedit a.s. që t’i thërrasë njerëzit dhe xhinët që të gjithë të tubohen, dhe së bashku të përpilojnë një Kur’an të tillë nëse munden, por prapë ata do të jenë të paaftë:

“Po nëse (ju njerëzit) dyshoni pak në atë çka i kemi zbritur robit tonë (Muhamedit a.s.) bjereni (përpiloni) një sure (sikurse Kur’ani) të ngjashëm me të dhe thirrni dëshmitarët nga ju nëse flitni të vërtetën”, (El-Bekare, 23).

“Thuaj (o Muhamed) po nëse tubohen njerëzit dhe xhinët për të përpiluar diçka të ngjashme me këtë Kur’an nuk do të (jenë në gjendje) përpilojnë diçka të tillë si ai (Kur’ani) edhe nëse i ndihmojnë njëri-tjetrit”, (El-Israë, 88).

E dyta: Që të jetë burim i udhëzimit dhe drejtimit në rrugë të drejtë, dhe të jetë burim kryesor i sheriatit islam që për çdo çështje të kthehemi tek Ai.

“Pasoni (bazohuni) atë çka ju është zbritur prej Zotit Tuaj dhe mos pasoni tjetër dashamir përpos Tij”, (A’rafë, 3).

“Këto janë dispozitat (ligjet) e Allahu. Kush i tejkalon dispozitat (ligjet) e Allahut, mu ata janë të cilët bëjnë padrejtësi”, (El-Bekare, 229).

E treta: Qëllimi i Kur’anit ka qenë zhdukja e fanatizmit, racizmit dhe injorancës.

“O ju njerëz Ne ju kemi krijuar prej një mashkulli dhe prej një femre dhe ju kemi bërë në popuj e fise që të njiheni (të keni mirëkuptim), ndërsa padyshim më fisniku prej juve tek Allahu është më i Devotshmi. Allahu është i Ditur dhe i Informuar (për çdo gjë)”, (El-Huxhuratë, 13).

Lini një koment