Qëndrimi në Arafat (rukni i parë i haxhit)

Dr. Musli Vërbani

RUKNI I PARË I HAXHIT – QËNDRIMI NË ARAFAT

Qëndrimi në Arafat është pjesë përbërëse (rukn) e haxhit që d.m.th. se nëse haxhiu këtë nuk e bënë haxhi i tij nuk pranohet kurrsesi.

Argument për këtë kemi hadithin e Muhamedit a.s.:

“Haxhi në tërësi është së bashku me qëndrimin në Arafat”.

  • Koha e qëndrimit në Arafat është dita e 9-të e muajit Dhul Hixhe, d.m.th. nëse qëndrohet në Arafat para apo pas kësaj dite haxhi nuk pranohet.
  • Dita e Arafatit fillon prej agimit të ditës së 9 -të të muajit Dhul Hixhe dhe përfundon me agimin e ditës së 10 -të të muajit Dhul Hixhe.

Më e vlefshme është me shkua në Arafat pas dreke të ditës së 9 -të të Dhul Hixhes dhe me qëndrua një pjesë të natës në Arafat.

 

VENDI I QËNDRIMIT NË ARAFAT

 

  • Vendi i Arafatit është 20 km larg Qabës.
  • Kufiri i Arafatit fillon prej kodrës së nderuar, pra, të Arafatit deri te kodra tjetër përballë saj, pra, përfshinë të gjitha arat e hershme të quajtura arat e Beni Amrit, ndërsa kodra Urne nuk është pjesë e Arafatit.

Vetëm qëndrimi në Arafat është ibadet dhe e plotëson ruknin e haxhit pa marrë parasysh ai qëndrim a është fjetur, ulur, në këmbë ose i shtrirë ose në ndonjë mjet transportues dhe pa marrë parasysh a është i pastër apo i papastër (si f.v. gruaja me menstruacion).

 

SUNETET E QËNDRIMIT NË ARAFAT

 

Sunetet e qëndrimit në Arafat janë:

 

Me shkua në Mine në ditën e 8-të të Dhul Hixhes d.m.th. një ditë para qëndrimit në Arafat. Aty me qëndrua tërë natën, pastaj kur të lind dielli me vazhdua rrugën për në Arafat. Mirëpo nuk hyn në Arafat vetëm pasi të arrijë dielli në Zenit. Nëse arrijnë më herët qëndrojnë në vendin Nemre në periferi të Arafatit.

Në Nemre me marrë gusël (me u pastrua tërësisht).

Mos me hy në Arafat para se të kalojë dielli kupën qiellore, por

pasi të kalojë prej kupës qiellore (zenitit).

Imami me i mbajt dy hutbe dhe me bë bashkëngjitjen e drekës dhe të ikindisë para se të fillojë koha e namazit të ikindisë.

Pas bashkëngjitjes së namazeve menjëherë me hy në Arafat.

Me qëndrua në pjesën e poshtme të “Sahrat Kubar” të kodrës së Rahmetit.

Me qëndrua deri sa të perëndojë dielli, d.m.th. me qëndrua edhe një pjesë të ditës dhe një pjesë të natës.

Me qëndrua në mjet transportues.

Me qenë i pastër (jo xhunub) i mbuluar, me bë nijetin dhe me u kthye në drejtim të Kibles.

Me qëndrua i papastër pranohet, por me vleftë më të vogël.

Mos me qenë agjërueshëm sepse Muhamedi a.s. kur ka qëndrua në Arafat nuk ka qenë agjërueshëm.

Mos me qëndrua nën hije vetëm nëse dielli është shumë i fortë dhe e mundon.

Me bë lutje të sinqerta dhe të përzemërta.

Me veprua sa më shumë punë të mira.

Me bë lutje vazhdimisht, me këndua Kur’an, me u pendua, me falënderua Allahun, (tehmid) me madhërua Allahun (tekbir) dhe me lavdërua Allahun (tesbih).

Lini një koment