Lumturia dhe Kryeneçësia

Muhamed Muteveli Shaëraviu

Shkëputur nga “Madhështia e Islamit”;

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

 

Lumturia dhe Kryeneçësia

 

Caktimi për të qenë zëvendës në fytyrën e tokës është bërë që i zëvendësuari ta zhvilloje atë.

Nëse njeriu dëshiron që të përparoj dhe ta zhvillojë jetën e tij, ai duhet që të punoj me të gjithë forcën dhe me të gjitha mjetet të cilat i disponon, të cilat mjete i ka krijuar Allahu për të.

Nëse nuk vepron me aftësitë e tij, atëherë faji është te njeriu, i cili e ka marrë detyrën të jetë zëvendës dhe jo tek Ai i cili e ka caktuar  zëvendës.

Zhvillimi i jetës njerëzore, kërkon që forca e krijuar të veprojë në materien e krijuar, në bazë të planifikimit të planifikuar nga Planifikuesi, e Ai planifikues është Allahu. Çdo pikësynim për të arritur deri te një vlerë (qoftë materiale, qoftë jomateriale), vlerësimin do ta gjej tek Allahu.

Mjetet materiale të jetës janë diçka, përderisa mjetet jomateriale siç janë vlerat shpirtërore të njeriut janë diçka tjetër.

Ndonjëherë njeriu i plotëson të gjitha nevojat materiale, mirëpo prapëseprapë ai vazhdon të jetoj me stres dhe brenga. Këtë po e dëshmon civilizimi bashkëkohor i cili ka arritur aq lartë, bile edhe të shkojë edhe në hënë.

Pas këtyre zbulimeve shkencore, njeriu ka qenë dashur të jetoj edhe më i lumtur, por ne nuk po e shohim një gjë të tillë, por të kundërtën.

Çdo herë kur ne po zbulojmë në gjithësi një sekret prej sekreteve të Allahut, shohim se me atë zbulim padëgjueshmëria po bëhet edhe më e madhe. Kështu pra, ne duhet të hulumtojmë ta gjejmë atë që na mungon. Logjikisht, është dashur që, sa herë që të zhvillohemi dhe të civilizohemi, më shumë të gjejmë lumturi edhe më të madhe.

Civilizimi dhe lumturia do të duhej të ngrihej në raport me zhvillimin, por ne, në përgjithësi po bëhemi më të pa lumtur dhe më të stresuar, bile stresi dhe pasiguria aq shumë është përhapur saqë nuk po mund të gjendet asnjë popull në tokë i cili nuk është prekur nga ky fenomen. Po të kishte qenë kjo te popujt e prapambetur dhe të pazhvilluar, do të kishim mundur ta arsyetojmë, por  si t’i arsyetojmë popujt e zhvilluar dhe të fuqishëm. Por, kjo pasiguri, përveç popujve të fuqishëm, ka prekur edhe popujt e dobët, të cilët edhe pse janë më të sigurt dhe më të lumtur, prapë se prapë edhe siguria e tyre është e brishtë dhe tronditet herë pas here. E gjithë kjo dëshmon se në mesin e gjithë njerëzimit, ekziston një element i humbur.

Ai element na tregon se, bota, sado që të zhvillohet materialisht, atij i mungon elementi i humbur, e ai element është: Siguria ndaj stresit. Për këtë, Zoti i Lartmadhëruar na tregon për aftësinë dhe fuqinë e Tij dhe atë se njeriu nuk është i lënë në dorën e vëllait të tij njeri, dhe se njerëzit sado që të kenë liri të lëvizjes dhe të veprimit, ata prapëseprapë janë të gjykuar të veprojnë brenda kornizave te caktuara dhe tejet precize

Këtë Zoti i Lartmadhëruar e tregon me shembull, kur thotë: “Në libër, Zotit tim nuk i humb asgjë, dhe as nuk harron.”

Keni kujdes, mos mendoni se kjo (ky ajet) ka të bëjë vetëm për botën tjetër, por ajeti ka të bëjë edhe për këtë botë. Çdo njeri e ka regjistrin e vet, në të cilën shkruhet për të dhe kundër tij. Për këtë, njeriu, shumë herë e mashtron veten e tij kur mendon se të tjerët i harrojnë të bëmat e tij, edhe pse vet nuk i ka harruar, dhe kësisoj merr çka nuk është e tij dhe thotë: “Kjo është racionale (të vjedhësh), kur nuk të shohin ata që janë më lartë se ti.” Por të jesh i sigurt se ti, kur të dishë se e ke Inspektorin (Zotin) edhe më të lartë, i cili i regjistron edhe frymëmarrjet, lëvizjet dhe moslëvizjet nuk mashtron.

Dije se, nëse tenton të marrësh të drejtën e cila nuk të takon ty, ka për tu marrë e drejta në mënyra të ndryshme, pa e ditur ti, kjo bëhet që të nivelizohet me të padrejtën që ke synuar dhe që ke bërë ti.

Çdo njeri që shtrembëron gjërat në jetën e tij, atij do t’i shtrembërohen gjërat në të njëjtën masë të cilat i ka shtrembëruar ndaj tjetrit. Nuk mund të ndodh që një njeri të abuzoj me jetën e të tjerëve, e që Allahu të mos e bëjë një njeri tjetër që të abuzoj me të.

Nëse shikojmë historinë e të padrejtëve dhe kriminelëve do të shohim se veprat e tyre i kanë dërguar në devijim total. Me këtë shohim se, Allahu, drejtësinë e Tij nuk e vonon për botën tjetër.

Në atë masë sa është gruaja e kujdesshme në ruajtjen e nderit të saj, po në atë masë sillen njerëzit e tjerë me të. Në atë masë sa ajo e ruan veten nga shikimet, dhe e ruan bukurinë e saj nga tërheqja e njerëzve, po në atë masë Allahu e siguron atë prej shikimeve të tjerëve, dhe nuk lejon që të tjerët ta ngacmojnë atë, ashtu që njerëzit largohen nga ajo në distancë të paparamenduar. Nëse dikush do të kishte dashur ta shikoj vetëm një herë dhe nëse e sheh atë, ajo do ta pështynte atë në botën tjetër. Të gjitha këto pohime mund të krahasohen në këtë botë. Ai i cili shikon drejtë në këtë botë, do të shihte plotë e përplot raste, e plot e përplot shembuj.

Nëse atij i cili ka bërë krime në këtë botë ia llogarisim dëmet  qe i ka bere dhe demet të cilat i kanë ndodhur, do të shohim se rezultati në mes dëmit që ka bërë dhe dëmit që i ka ndodhe, është i barabartë.

I dërguari i Allahut s.a.v.s. na ka tërhequr vërejtjen që të kemi kujdes në çështjen e funksionimit të jetës.

Sa i përket llogaritjes së fitimit, njerëzit ndahen në dy kategori:

– Një kategori e njerëzve dëshirojnë fitim të drejtë dhe angazhohen maksimalisht që të fitojnë për ta siguruar jetën në këtë botë,

– Një kategori tjetër dëshiron që të fitoj pa u lodhur ne kurriz të tjerëve, duke i sunduar të tjerët, duke ua marrë të drejtën dhe djersën e tyre.

Shikoni me vëmendje dhe dëgjoni çështjen të cilën do t’ua tregoj se çka ndodh në këtë botë. Pejgamberi s.a.v.s. nuk e tregon një çështje, e që pastaj të ndodh e kundërta e asaj siç e ka treguar, sepse kjo do të ishte sfide e madhe për pasuesit e tij, sepse njerëzit do të thoshin: Ka thënë pejgamberi i Allahut kështu, por ne nuk e kemi parë shenja se ajo çka ka thënë është ashtu. E tash, shikoni se çka ka thënë i dërguari i Allahut s.a.v.s. sa i përket bazës së funksionimit të jetës, e cila quhet fitim: “Kush fiton pasuri pa djersë, do t’i shkon pasuria pa e parë.” Kjo do të thotë se, ashtu do të rrjedhin gjërat, saqë ajo pasuri do të harxhohet në atë mënyrë, saqë do të sëmuret dhe tjetri për ta shëruar do t’ia merr atë pasuri që e ka fituar me pa të drejtë.

Allahu është Ai të cilin nuk e zë kotja e as gjumi, dhe është e pamundur që ta lë pas dore dhe të mos e marrë në llogari atë të cilin e ka krijuar të angazhohet. I thotë atij: Ti je marrë me angazhimin e krijesave. E Allahu do t’i hap dyert të cilat do Ai, që t’i merret atij ajo çka e ka marrë prej tjerëve. Për këtë arsye, këtë çështje, Allahu nuk e vonon për botën tjetër, sepse funksionimi i kësaj bote do të paralizohej nëse kjo çështje do të vonohej për botën tjetër dhe njerëzit nuk do të shihnin se si do të ballafaqohen njerëzit të cilët i kanë shfrytëzuar dhe i kanë keqpërdorur të dobëtit, e pastaj funksionimi i jetës do të ishte ne rrezik dhe do te shpartallohej.

Kështu pra, ai i cili mashtron, ka mashtruar veten e tij. Për këtë arsye, atyre të cilët mendojnë se kanë mashtruar Allahun, ne u themi atyre: Ti mashtron, Allahu të mashtron ty. Po ta bësh një krahasim të mashtrimit tënd, me mashtrimin e Allahut, nuk do të kishte qenë e pamundur që Allahu t’i hapte dyert e të shpenzosh çka ke marrë prej atyre të cilëve u ke marrë pasurinë e cila nuk të takon ty.

Ky pra, është sistemi i jetës në këtë botë.

Një sistem tjetër e ka paraparë Allahu në këtë botë, e ajo është se besimi (imani) është siguri, e kjo nënkupton se: Çdo gjë e cila të ndodhë pa shkakun e veprës tënde, pa tjetër që ju duhet ta llogaritni se është mirësi dhe përderisa ti e llogarit se është e dobishme, ti nuk pikëllohesh, dhe fuqia jote psikike nuk tronditet,

Sa i përket aspektit material, Zoti i Lartmadhëruar e ka paraparë që sistemi i jetës duhet të jetë sistem i mesatares, e ai sistem është: “Hani dhe pini, por mos e teproni.

Pjesën e ajetit “por mos e teproni” na e interpreton i dërguari i Allahut kur thotë: “Ne jemi popull i cili nuk ha deri sa të uritet, e kur të ha nuk ngopet.”

A mund të ma sjellësh një njeri i cili nuk ha deri sa të uritet dhe kur të ha nuk ngopet, e pastaj të ndodh t’i shtrëngohet lukthi dhe t’i prishen të gjitha organet e brendshme të tij?. Jo! Kurrë!

Për shkak të mosngrënies së rregullt dhe ngrënies së tepërt, ne hasim dhimbje të llojeve të ndryshme të sëmundjeve fizike.

Sa i përket aspektit psikik, siç është çështja e funksionimit të mendjes dhe shpirtit, Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Hani dhe pini, por mos e teproni.”

Nëse i bëjmë një analizë ekonomisë së jetës, ne do të shohim se për këtë, i dërguari i Allahut s.a.v.s. e ka vendos rregullin: “Nuk hamë deri sa të uritemi dhe kur të hamë nuk ngopemi.” Ky rregull është parim themelor i ekonomisë. Sepse njeriu, kur të jetë i uritur, i mjafton çfarëdo lloji i ushqimit, përderisa ushqimet e shumta dhe të tepërta e shpijnë njeriun në stërngopje dhe e bëjnë të lodhur shpirtërisht dhe ndikojnë që ai të hajë pa kontroll  dhe tej mase.

Ka  dallim në mes të asaj që “ti ta shtysh veten të hash” dhe asaj “e cila e shtyn veten tënde të hajë”. Stabiliteti i jetës është në atë që “ti ta shtysh veten të hash”, në këtë mënyrë, çdo lloj ushqimi edhe qoftë i paktë, të mjafton. Shumë mirë e ka thënë beduini: “Pjata më e shijshme është uria.” Uria e bën njeriun që të pëlqej çfarëdo ushqimi.

Parashtrohet pyetja: Çka është ajo që ndikon që mos ta duash ushqimin që të ofrohet?

Përgjigja është se: Epshi (nefsi) të thotë: Unë dua ushqim të këndshëm.

Praktikoje njëherë këtë: Shko në shtëpinë tënde kur të jesh i uritur. Në shtëpi ke gjeldeti të papjekur. Ti menjëherë do të shikosh mos ka mbetur diçka nga dita e mëparshme, e ha me oreks dhe të kënaq. Po pra! Kjo është e vërteta!. Pjata më e shijshme është uria!.

Çka e sjell krizën ekonomike? Krizën ekonomike e sjell luksi dhe teprimi. Që epshi të dëshiron që të ha, e jo që unë t’i jap epshit të hajë. I dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:

“Nëse duhet që të ushqehesh, atëherë:

– një të tretën e lukthit mbushe me ushqim;

– një të tretën me ujë; dhe

– një të tretën leje për frymëmarrje.”

Çka është për frymëmarrje dhe çka nuk është  për frymëmarrje.

Nëse e stërmbush lukthin, atëherë ndodhë një mbyllje në lukth. Ajo mbyllje i shtrëngon organet e frymëmarrjes dhe zvogëlohet frymëmarrja. Kjo nënkupton se shtrëngohen organet e frymëmarrjes dhe zvogëlohet normalizimi i funksionimit të tyre, që do të thotë, ajri i cili duhet te hyn në të nuk ka vend të mjaftueshëm. Kështu pra, kur Zoti i Lartmadhëruar e mëson të dërguarin e tij për diçka, nuk e lë pa ia mësuar edhe urtësinë e saj.

Lini një koment