Muhamed Muteveli Shaëraviu
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Fati dhe fatkeqësia
Allahu dëshiron nga ne që t’i mbrojmë pjesët e trupit dhe të mos dëshpërohemi për atë që na kalon. Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Për arsye që të mos dëshpëroheni prej asaj që ju kalon dhe të mos gëzoheni për atë që ju ka dhënë.”
Nëse më sillni një njeri i cili nuk pikëllohet nga ajo që i ka kaluar dhe që nuk krenohet me atë që i ka dhënë Allahu, atëherë do të them se ky njeri është i plotë, i qëndrueshëm dhe i shëndoshë. Prej asaj qe ka kaluar nuk mund të merret asgjë.
E mira (në shikim të parë), tek e cila nuk arrihet dhe nuk merret asgjë prej saj, nuk mund të dihet se a është e mirë, sepse ajo çka ka në të nuk dihet a është e dëmshme apo e dobishme. Nëse kërkon pasuri dhe të jepet, ti nuk e di se a është e dëmshme apo e dobishme. Ajo e cila kalon, nuk kthehet. Ai i cili e humb shpresën, në këtë rast në bartjen e barrës së jetës, ai ka forcë më të dobët se ti. Kjo është fatkeqësi shtesë, për këtë arsye Allahu dëshiron që të të mësoj se ajo çka ka kaluar, ka marrë fund, mos e mendo më atë, sepse e dobëson fuqinë tënde të jetesës.
Në këtë mënyrë dhe me këtë program të jetesës, Allahu i orienton njerëzit që t’i kthehen drejt rrugës së jetës së tyre. Drejtimi në anën e jetës përpara është çështje natyrore, pasi që njeriu qëndron në gjendjen ekzistuese dhe i bashkëngjitet programit të drejtë në të cilin qëndron dhe lë pas vete programin jo të drejtë.
Kështu pra, ndodhia e aksidenteve është çështje normale dhe përderisa ndodhitë janë çështje natyrore, patjetër duhet të përgatitemi kundër atyre aksidenteve. Ndodhitë të cilat i ndodhin njeriut, janë çështje të domosdoshme. Përderisa njeriu është qenie lëvizëse dhe vepron me botën lëvizëse, duhet të qëndroj i vendosur në mesin e ndodhive.
Zoti thotë: Mos jeto në ngjarjen e cila është në kohën e kaluar të saj. Kur t’i kaloj koha ngjarjes, duhet ta përfundosh aktivitetin tënd me përfundimin e saj, pos nëse është në pyetje të përfitosh për të ardhmen prej asaj ngjarje, atëherë angazhohu me atë ngjarje, por nëse ajo ngjarje të demoralizon dhe të dobëson, ta dish se ti je ai i cili je duke e aktivizuar atë ngjarje nga e kaluara në të ardhmen, e kjo është e palogjikshme.
Duhet që veten tënde ta vendosësh në atë pozitë që gjërat të cilat vijnë tek ti të jenë të pranuara dhe ti pranosh ato si begati prej Allahut. Bëhu falënderues dhe mos u gëzo me ato, sepse në vetvete begatia nuk është për tu gëzuar deri në momentin kur të përputhet në atë me çka është e paraparë.
Duhet ta dish se, begatia në vetvete nuk është për tu gëzuar. Ndonjëherë begatia të bën dëm, sepse të mashtron dhe të shpie në mëkate, sepse ndoshta, po të mos e kishe pasur atë pasuri, ti nuk do të kishe qenë i mashtruar për t’i bërë ato mëkate. Kështu pra, mos u dëshpëro për atë çka të kaluar dhe mos u gëzo me atë që je begatuar. Parashtrohet pyetja, pse?
Sepse nuk është e logjikshme të gëzohesh me diçka qe të është dhënë, deri sa me atë që të është dhënë nuk e ke realizuar objektivin e duhur. E, objektivi i një sendi nuk është që vetëm ta disponosh (pronësosh) atë, por objektivi është që ta shfrytëzosh dhe ta shpenzosh në atë që është i kënaqur Allahu.
Mos u gëzo! Gëzimi duhet të afatizohet deri në kohën kur ta kuptosh përfundimin e begatisë për çka ta ka dhënë Allahu, pa marrë parasysh a është në pajtueshmëri me ty apo jo. Këtë çështje, pra funksionimin kësaj bote me të cilën realizohen shpresat dhe qëllimet na i sqaron Zoti i Lartmadhëruar kur thotë: “Dhe sa i përket njeriut, kur ta sprovon atë, e nderon dhe e begaton, thotë: Zoti im më nderoi.” Nga aspekti i jashtëm, kjo çështje është e pranuar, por kur thotë Zoti i Lartmadhëruar: “Përderisa, Ne e sprovojmë atë, ia ngushtojmë (furnizimin) e jetës, thotë: Zoti im nuk më nderoi (më nënçmoi).” Edhe këtë e thotë njeriu!!.
Në bazë të logjikës së njeriut, a ka pasur Allahu të drejtë?.
Në rastin e parë a ka qenë e arsyeshme logjika e njeriut dhe,
A ka qenë e arsyeshme logjika e njeriut të rastit të dytë apo ka qenë gabim?.
Zoti i Lartmadhëruar thotë: Jo kurrsesi!.
Në rastin e parë nuk është e logjikshme
Edhe në rastin e dytë nuk është e logjikshme dhe e drejtë.
Si mund të jetë kështu?
Begatia nuk është begati vetëm për ta disponuar atë begati, por duhet të gëzohesh me mënyrën (e drejtë) e shpenzimit të saj:
Nuk i nderoni jetimët?.
Përderisa nuk i nderon jetimët, o ti i cili ke begati (pasuri), begatia është kundër argument për ty. Ti ke hyrë në një provim të rëndë dhe ke ra prej atij provimi. Nuk është nderim vetëm pse të është dhënë pasuri, por begatia është në shpenzimin e drejtë te asaj begatie sepse vazhdon dhe thotë Zoti i Lartmadhëruar:
“Dhe nuk angazhoheni në ushqimin e të varfërve, e as nuk i keni nxitur të tjerët në ushqimin e të varfërve.”,
“Dhe e hani pasurinë me ngrënie të pangopur. Dhe e dëshironi pasurinë, e doni atë marrëzisht.”
Kështu pra, dhënia e begatisë a mos është nderim apo mjet nënçmimi.
Ndonjëherë është mjet nënçmimi, sepse ti je përfaqësua vetëm me pronësim të pasurisë dhe jo me dhënie të saj.
Zoti i ka kategorizua njerëzit në kategori të shumta: Të urryerit janë kategori, po ashtu edhe të dashurit janë kategori. (Në hadith Kudsij) Thotë Zoti i Lartmadhëruar:
“I dua tri kategori njerëzish, por tri kategori tjera i dua edhe më shumë:
- E dua të pasurin fisnik, por të varfrin fisnik e dua edhe më shumë.
- E dua të varfrin e devotshëm, por të pasurin e devotshëm e dua edhe më shumë. Kjo për shkak se te i pasuri janë elementet dhe shkaqet të cilat mund ta sjellin në kryelartësi.
- E dua plakun e dëgjueshëm, por të riun e dëgjueshëm e dua edhe më shumë. Elementet e mëkatimit janë më të theksuara te i riu, por ai nuk i shfrytëzon elemente për mëkat.
I urrej tri kategori njerëzish, por tri kategori tjera i urrej edhe më shumë:
- E urrej të pasurin kryelartë, por të varfrin kryelartë e urrej edhe më shumë.
- E urrej të varfrin koprrac, por të pasurin koprrac e urrej edhe më shumë.
- E urrej të riun mëkatar, por plakun mëkatar e urrej edhe më shumë.
Nëse jeton në një shoqëri ku i pasuri është fisnik, i varfi i devotshëm dhe i riu i dëgjueshëm, ta dish se ajo shoqëri është ideale dhe me vlera. Kjo është begati. Kurse e kundërta e kësaj është shoqëria e pavlerë dhe e neveritshme, ku i varfri është kryelartë, i pasuri koprrac dhe i riu mëkatar.
Kur Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Ashtu që të mos dëshpëroheni nga ajo që ju kalon dhe të mos krenoheni me atë që ju dhurohet.” tregon për funksionimin e jetës. Kjo nënkupton që begatia ndonjëherë është sprovë për ty, nëse nuk e shfrytëzon në të drejt dhe ashtu siç e ka paraparë Allahu. E ajo begati atëherë bëhet argument kundër jush.
Nëse dëshpërohesh për atë që të kalon dhe që nuk e arrin, atëherë ti e ke angazhuar veten në diçka që është inekzistente.
Ne themi: Po pse nuk e angazhon veten në atë që e ke në kompetencë?.
Nëse e angazhon veten në atë që nuk ke kompetencë, atëherë e shpenzon energjinë në ngjarjen e së kaluarës dhe nuk ke më energji për të ardhmen. Keni kujdes, mos e ngarkoni veten me atë se aksidenti ta ka bërë jetën të plogësht dhe të ka dëshpëruar.
E vërteta është se pikëllimi dhe brenga vijnë nga diçka që është më e vonshme se aksidenti dhe fatkeqësia, por ti as nuk je duke e ditur burimin e atij pikëllimi dhe as nuk je duke pasur forcë për ta larguar atë.
Kjo është gjëja më e keqe në shpirtin e njeriut: Që njeriun ta sundoj diçka, së cilës nuk ia di prejardhjen apo burimin, ose ia di por nuk ka forcë që ta largojë. E ajo mërzi dhe pikëllim është lidhur fort në ty dhe ta ka zërë frymën.