Dr. Musli Vërbani
Argumenti i ligjësimit të Vakëfit
Transmetohet nga Ibn Omeri r.a. se Omeri r.a. e ka fituar një parcelë toke të Hajberit e pastaj shkon te Muhamedi s.a.v.s. të cilit i thotë: O i dërguar i Allahut: Kam fituar një parcelë toke në Hajber dhe në jetën time pasuri më të çmueshme për veten asnjëherë nuk kam pasur. Ç’më kishe këshilluar për këtë parcelë?
Muhamedi a.s. i thotë: Nëse dëshiron, mbylle (lëre vakëf) dhe jep sadaka.
Omeri r.a. e la vakëf (e dha sadaka) dhe ka porositur që ajo tokë: të mos shitet, të mos dhurohet, të mos trashëgohet (pronësohet), por të mirat e asaj toke të jenë për të varfrit, të afërmit, për të liruar robërit, për udhëtarët, për mysafirët.
Transmeton xhemati (grup transmetuesish)
Pejgamberi s.a.v.s. i ka dhuruar shtatë kopshte hurmash, të cilat i kishte në Medinë.
Pas Muhamedit s.a.v.s. edhe shokët e tij kanë ndjekur rrugën e tij duke dhuruar vakëfe që sillnin të ardhura të mira. Ja disa shëmbuj të mirësisë së sehabeve:
– Enesi r.a. ka thënë: “Kur i dërguari i Allahut erdhi në Medinë, urdhëroi të ndërtohej xhamia dhe tha: O fisi Beni Nexhar, a ma lini mua në disponim truallin tuaj?!
Ata i thanë: Për Allahun ne nuk kërkojmë çmim për të, perveç se shpërblim nga Allahu i Lartmadhëruar,
Atëherë pejgamberi s.a.v.s e mori dhe ndërtoi xhaminë në atë parcelë.
-Na është përcjellur se Sead Ibn Ubade r.a. i ka thënë të dërguarit të Allahut s.a.v.s.: O i dërguar i Allahut, nëna më ka vdekur. Cila është sadakaja më ë mirë për të?
Pejgamberi s.a.v.s. i ka thënë: Uji.
Atëherë Seadi e ka hapur një pus dhe ka thënë: Ky pus është (vakëf) për nënën e Seadit.
– Uthmani r.a. tregon se njëherë i dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: Kush e hap pusin Ruma, ai fiton xhenetin, ndërkaq unë isha i pari që e hapa atë pus në atë vend.
– Një sehabe i quajtur Ebu Talha kur dëgjoi ajetin Kur’anor: “Kurrë nuk mund të arrini mirësinë përderisa nuk e jepni atë që e doni më së shumti”, i thotë Muhamedit a.s.: O i dërguar, prona ime më e dashura është plantacioni me hurma i quajtur “Bejruha”. Që nga ky moment po ia lë Allahut dhe të dërguarit të Tij. Shpresoj se Allahu ma llogarit si mirësi dhe më furnizon në botën tjëtër.
Pas këtij momenti tregohet se Ebu Talha shkoi te plantacioni i hurmave dhe aty e pa të shoqen e tij, e cila rrinte nën hijen e një hurme. Ai nuk hyri brenda. E shoqja e pyeti: Ç’pret aty jashtë, o Ebu Talha? Hyr brenda.
– Unë nuk mund të hyj brenda. Edhe ti mblidhi plaçkat dhe dil jashtë! – i tha Ebu Talha.
– Po, pse, o Ebu Talha? A nuk është yni ky plantacion? – pyeti e habitur e shoqja.
– Jo! Tani ky plantacion është i të varfërve të Medinës – u përgjigj Ebu Talha.
– Mirë, po a e fale vetëm në ëmrin tënd apo të ne të dyve? – e pyeti e shoqja.
– Në emër të të dyve – i përgjigjet Ebu Talha.
Atëherë e shoqja i tha Ebu Talhas: Allahu qoftë i kënaqur me ty, Ebu Talha! Edhë unë kur shihja të varfrit, po këtë mëndoja, por nuk kisha guxim të ta thosha! Allahu na e pranoftë mirësinë tonë! Ja tek po dal menjëherë.
Xhabiri r.a. ka thënë: Nuk di asnjë nga muhaxhirët (banorët e Mekës) ose nga ensarët (banorët e Medinës) që të kënë pasur mundësi dhe të mos kenë dhuruar (lënë vakëf).
Nuk dimë në ka pasur ndonjë mospajtim të dijetarëve rreth ligjshmërisë së vakëfit.