“Bibël” apo “Libër”

Dr. Musli Vërbani

  

“Bibël” apo “Libër”

 

Fjala “ILM” në gjuhën arabe do të thotë: mësim, dituri.  Bërthama e kësaj fjale përbëhet nga tri bashkëtingëllore  “a”, “ l” dhe “ m” që do të thotë: njohje, shenjë  apo shenjë e cila të bën të njohësh dhe të kuptosh diçka. Thotë Zoti i Lartmadhëruar: “Dhe i kuptoi Ademi shenjat me të cilat mësoi emrat e çdo sendi”.

Pas Ademit a.s. prej pejgamberëve të parë është pejgamberi Idris. Idris është fjalë nga origjina e fjalës De”-“re”-“se” që do të thotë “zhvilloi mësimin”. Pra,  pasi që ta kuptosh shenjën dhe e emëron sendin, për të njohur më thellë duhet analizuar atëherë vjen deri te studimi profesional, pra jo vetëm deri te mësimi fillestarë (jashtësor) por te mësimi i brendshëm thelbësor.

Pasi që të kuptohet dhe të njihet diçka nevojitet të shkruhet. I pari i cili ka shkruar është Idrisi a.s..

Ajo në të cilën shkruhet diçka, në letra dhe çfarëdo tjetër, në gjuhën arabe quhet  kitab– letër, libër.

Të shkruarit në shumë letra quhet libër, e që në gjuhën angleze quhet “book” dhe nuk quhet “bibël “

Parashtrohet pyetja: Çka quajmë bible?

Fjala bible rrjedh nga greqishtja: “η Βίβλος (i Vivlos)” – libri,  në shumës  “(τα) βίβλια (ta Vivlia,)” – librat, dhe është emër që përdoret nga hebrenjtë dhe të krishterët për shkrimet e tyre fetare që janë krijuar në një hapësirë kohore prej 200 vjetësh para erës sonë deri në shekullin e dytë të erës sonë.

Kuptohet se bibla është përmbledhje e shumë librave, posaçërisht atyre fetare (dhe jo shkencore) e të krishterëve dhe hebrenjve përafërsisht brenda 3-4 shekujve.

Në Kur’an fjala “Kitab” ka kuptim të librit, pra libri i cili ka zbritur prej Zotit të Lartmadhëruar, por edhe të Kur’anit, ku në kuptim  të përveçëm libri i zbritur nga Zoti quhet Kur’an ndërsa në kuptim të përgjithshëm edhe libri i zbritur nga Zoti por edhe librat tjerë quhen kitab. ‫Thotë Zoti i Lartmadhëruar: “Falënderimi i takon vetëm Allahut që ia zbriti robit të vet Librin dhe në të nuk (lejoi) të bëhet kurrfarë shtrembërimi”.

Vendi ku sistemohen, vendosen dhe ruhen librat quhet Mekteb.

Po ashtu mekteb quhet edhe mësonjëtorja fillestare, me fjalë tjera shkolla sepse në mësonjëtoren fillestare mësohen edhe shkrim-leximi por edhe edukimi fillorë.

Institucioni, objekti dhe vendi ku thellohet mësimi, me fjale tjera prej atij fillorë në atë të mesëm quhet Medrese. 

Objekti ku përmblidhen të gjitha njohuritë dhe shkencat shoqërore, ekzakte dhe fetare quhet Xhamia (universitet).

Edhe fjala shkollë” rrjedh nga greqishtja (skoli) që në gjuhën shqipe do të thotë largim nga puna, pra me nënkuptimin se nëse kryen shkollë ti do largohesh nga puna fizike dhe do kesh një lloj pune më të lehtë. Fjala shkollë nuk ka për qëllim vetëm të mësimit por ka për qëllim edukimin, arsimin dhe mësimin.

Shkolla është institucion i dizajnuar që nxënësi të mësojë çështjet fillestare të jetës dhe jo për të arritur nivelin e mësuesit.

Edhe pse fjala “shkollë” rrjedh nga greqishtja ashtu siç fjala “bible” (vivlio) rrjedh nga greqishtja,  objekti në të cilën mësohet quhet shkollë.

Përmbledhja e shumë letrave, broshurave  që kanë të bëjnë me çështje tjera përpos librave fetare krishtere dhe hebreje nuk quhet bible por quhet book (Libri është pjesa ku shkruhet apo ilustrohet  e cila përbëhet prej faqeve).

Vendi ku shiten librat quhet Book shop  dhe nuk quhet librari.

Shihet qartë se çdo bible është book (libër) por çdo book (libër) nuk është  bible.

Biblioteka (libraria) është renditje e librave në bazë të autorit, lëndës ose katalogimit qoftë i atij personi privat apo atij institucional apo shtetërorë ose vendi në të cilin ruhen librat.

Libraria është koleksion i librave, përpos librave përfshinë periodikun e librave, revistave, hartave, dokumenteve, etj..

Bibliotekat (Libraritë) e para (sistemimi i librave) janë bërë para mijëra vitesh në Mesopotami.

Edhe firaunët i kanë ruajtur librat e tyre. Llogaritet se biblioteka (libraria) më e vjetër e tyre është ajo e firaunit Remzisit të madh.

Me kalimin e kohës fjala bibliotekë (bible) dhe fjala librari (libri) janë bërë sinonime të njëra-tjetrës, përderisa gjeneza dhe burimi i bibliotekës ka qenë posaçërisht përmbledhja, kategorizimi dhe renditja e librave sipas autorëve, posaçërisht për biblën dhe jo për librat tjerë shkencorë,  pra fjala bible është posaçërisht për librin fetar të krishterë që ka kuptimin e librit, kjo është arsyeja se edhe pse në gjuhën greke dhe latine libraria prezantohet me emrin e bibliotekës ndërsa në gjuhën moderne tentohet që më shumë të prezantohet si librari se sa si Bibliotekë.

Ky është edhe shkaku se pse asnjëherë nuk dëgjojmë se dikush të ketë thënë: “shkova në librari dhe lexova bible”. Por: “shkova në librari dhe lexova libra”. Kemi dëgjuar: “shkova në bibliotekë dhe lexova libra” dhe nuk kemi dëgjuar: “shkova në bibliotekë dhe lexova bibla”.

Lini një koment