A lejohet dhënia e gjakut gjatë operacionit dhe pas operacionit?

Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

A lejohet dhënia e gjakut gjatë operacionit dhe pas operacionit?

 

Pyetje: A ka mëkat dhënia e gjakut (bartja) prej një personi në personin tjetër gjatë operacionit dhe pas operacionit?

Përgjigje: Nuk ka mëkat për dhënien e gjakut (bartjen) prej një personi në tjetrin.

Kjo veç është e njohur tek ne mjekët, nuk ka asgjë absolutisht të keqe, mirëpo ajo çka më shtyri në këtë pyetje është që ta marr mendimin e Shejhut të mirënjohur, e ajo është se ky lloj operacioni kryhet në momente specifike të vështira, atëherë kur pacienti është në momentet e rrezikut të jetës, ndërsa dhënia e gjakut atij, prej grupit të tij, është ndihmë për jetë. Qëllimi fisnik është nijeti i mirë. Pra, qëllimi është shëndeti dhe shërimi, sepse Muhamedi a.s. gjithmonë e ka lutur Allahun për shëndet dhe falje në këtë botë, dhe në botën tjetër.

Lini një koment