Mrekullia e Kur’anit në çështje të Gjeologjisë

Marrë nga libri: Për hulumtuesit e fesë së vërtetë
Autor: Hisham Muhamed Tilbete
Përkthyes: Dr. Musli Verbani

Mrekullia e Kur’anit në çështje të Gjeologjisë

Ne jemi të sigurt se para 3,8 bilion viteve (kur toka ka qenë e ngurtë) sipërfaqja e tokës ka qenë e mbuluar me ujë, dhe sasia më e madhe e ujit ka qenë e vendosur nën sipërfaqen e tokës. Gjatë formimit të xeheve këto ujëra kanë arritur mbi sipërfaqe si të ishin dete të vluar nga shkaku i shpërthimit të vullkaneve të hershme” (Marrë nga libri “Physical geology” Flint and Skinner P.308-309 2nd edition.)

Kjo është çka e ka theksuar Kur’ani. “Dhe pastaj tokën e sheshoj (e rrafshoi) dhe prej saj e nxori ujin e saj dhe kullosat e saj”.
1.Secila kodër patjetër duhet ti ketë rrënjët e ngulitura në thellësi të tokës e cila e baraspeshon lartësinë e saj. Zakonisht thellësia e rrënjëve të kodrave është varësisht prej lartësive të saja, ndodh të ketë disproporcion 10 metra më shumë ose më pak (këtë mund shohim në librin “Struktura-gjeologjike dhe historiku i gjeologjisë”. “Historical geology and structural geology” në temën “Plate Tectonics”).

Teorema e cila tregon për rrëshqitjen e maleve, dhe lëvizjeve horizontale ashtu që ndeshen kodrat të mbuluar me ujë kështu që rrëshqet një pjesë e malit (e cila është më shumë e ftohur) nën tjetër dhe formohen malet vullkanike “Island arc”, pastaj këto male vullkanike mblidhen dhe bëhen shkëmbinj të fortë, shkëmbinjtë e fortë nuk ndalen kur të ndeshen me shkëmbin tjetër të ri (Collisional type mountain). Lëvizjet vertikale të tokës në të kaluarën kanë qenë më të mëdha se sot. Rezultat i kësaj është ngurtësimi dhe ftohja e shtresës së tokës më shumë se në të kaluarën dhe për shkak të rrezeve radioaktive më të dobëta.

Pra, malet janë shtylla (rrënjë) dhe roli i tyre është mbajtja e mosçarjes së sipërfaqes së tokës, ndërsa kjo realizohet vetëm nëpërmjet rrënjëve (shtyllave) të thella dhe sikurse edhe malet (kodrat) janë të krijuara ashtu edhe shtresa e tokës (toka) në të kaluar është krijuar (Souces of scientific knowledge . Z.R. EL. Naggar P.40. The geological concept of mountains in the Quran) The International Institute of Islamic thought.

Këtë e lexojmë në Kur’anin fisnik:

“A nuk e kemi bërë tokën shtrojë, kurse malet shtylla.(en Nebeë 6,7)

Dhe ai ka shpërndarë kodra (të forta) në tokë ashtu që ajo të mos lëkundet me ju.” (Nahl 15).

Toka përbëhet prej disa shtresave të ndryshme. Në përgjithësi shtresat ndahen në tri lloje:

1. Sipërfaqja e tokës,
2. pjesa e mesme dhe
3. bërthama e tokës

Pastaj ekziston edhe ndarje më e imtë, e ajo ndarje përbëhet prej pesë shtresave e më shumë. Këto shtresa edhe pse në përbërje ndryshojnë njëra me tjetrën ato gjithmonë janë në funksion të përbashkët, p.sh. shtresa e sipërfaqes ajo rrëshqet dhe disa pjesë të saj hyjnë në pjesën e mesme , po ashtu sikurse pjesa e mesme e cila është e përbërë me shkëmbinj depërtojmë në thellësi të sipërfaqes së tokës dhe nxjerr llavën vullkanore prej pjesës së mesme nëpërmjet vullkaneve mbi sipërfaqen e tokës. Kështu, pra shtresat e tokës gjithmonë janë në influencë të njëra-tjetrës.

Pra, shkenca po e vërteton se toka është e përbërë me shtresa të cilat shtrihen njëra mbi tjetrën dhe këto janë në funksion të përbashkët, këtë e shohim në Kur’an: “All-llahu është Ai që krijoi shtatë palë qiej e edhe prej tokës aq sa ata, në to zbatohet vendimi i Tij për ta ditur se All-llahu ka fuqi për çdo send, dhe që me të vërtetë All-llahu ka përfshirë çdo send me dijen e Vet.” (Talak 12)

Kur’ani thotë se janë shtatë palë qiej dhe po ashtu edhe toka përbëhet prej shtatë palëve sikur ata ndryshojnë. Po ashtu edhe në shumë vende tjera Kur’ani tregon se janë shtatë palë qiej të cilat janë të shtrira njëra mbi tjetrën. Po ashtu edhe toka sikurse qielli. që d.m.th. se është e përbërë prej shtatë shtresave, ndërsa fjala e All-llahut “Në ta zbatohet (urdhri) vendimi i All-llahut.” Me të vërtetë kjo është mrekulli pse këto shtresa nuk janë statike por gjithmonë janë dinamike, gjithmonë janë në funksion njëra me tjetrën kur të jenë të urdhëruara duke e zbatuar vendimin e All-llahut.

Shumica e xeheve prodhohen nga procesi i ujit të cilat e kanë thithur nga depërtimi i ujit prej lumenjve Placer deposits ashtu që uji rrebesh si rezultat i shirave të mëdha nga kodrat me lartësi të larta mbidetare të cilat në vetvete mbartin rërë e cila rërë ka përbërje të shumtë të xeheve të çmuara dhe të metalta të cilat xehe quhen “rëra bazë”, (“Mother Rock”) të cilat xehe quhen xehe të çmuara (gurë të kristaltë). Zakonisht gjenden në male të larta të cilat janë të mbuluara me shtresë të dheut dhe copëtohen (Rogolith). Kur të bie uji në këto shtresa të dheut prodhohet yndyrë (pluhur) si rezultat i përzierjes së kripërave të xeheve të përbëra nga ato copëza të rërës. Nëse uji është më i vrullshëm apo më i furishëm forcohet në copëzën e rërës bazë dhe formohet varësisht prej ujit sa është i furishëm apo nuk është i furishëm, pastaj pjesët të cilat ndahen nga guri i çmuar bazë, e vazhdojnë rrugën e tyre së bashku me ujin deri në pjesët e tokës të cilat janë më të rrafshëta, dhe më të ulëta.

Sa i përket xeheve jo të kristalta të gjendura në këto pjesë të cilat janë të mbështetura në rërë (gurë jo të çmuar), nuk mund ta vazhdojnë rrugën, por fundosen në fund të ujit dhe krijohen shkumë dhe lym në vete, ashtu siç janë formuar copëzat e para, të cilat edhe pse kanë qenë të pështjellur, kur kanë rënë prej kodrave në ujë, ndërsa xehet e kristalta i përballojnë (procesit) udhëtimit të ujit, bile ato pastrohen edhe më shumë, aq sa zgjatë udhëtimi (procesi), dhe bashkohen copëzat dhe shihen me sy, tre milion herë më pastër se sa ka qenë rëra për të parën herë. A nuk është kjo të cilën e lexojmë në Kur’an?:

“Ai e lëshon ujin (shiun) nga qielli e sipas madhësisë së tyre rrjedhin përroska, kurse vala bartë mbi vete shkumë të fryrë lartë. Shkuma e ngjashme është edhe ajo kur shkrihet (metali) në zjarr për të përfituar ndonjë stoli ose ndonjë mjet. Kështu, All-llahu sqaron shembullin e të vërtetës dhe të pavërtetës. Për sa i përket shkumës (së ujit apo metaleve), ajo hidhet si mbeturinë, ndërsa ajo që u sjell dobi njerëzve, ajo mbetet në tokë. Kësisoj All-llahu i sjellë shembujt.” (Err Rrad 17).

Në komentimet e më hershme është thënë se ky ajet sqaron dy çështje:

E para- ujërat janë prej shiut.

E dyta- farkëtari e nxjerr xehen me zjarr.

Ndërsa ajeti vazhdon : “…ndërsa ajo që u sjell dobi njerëzve ajo mbetet në tokë”. Farkëtari, mjetet dhe xehet prapë janë mbi tokë. Pra këta , xehet dhe uji e kanë një operacion.

Atë çka e tregon ajeti, e sqaron edhe hadithi sherif. Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Ebi Hurejrete r.a. se i dërguari i All-llahut kur ka folur për arin ka thënë se gjendet në lumë (në brendësi të ujit apo lumit). Është e mundur (kam frikë) se lumi Eufrat të humbë thesarin e arit, kush është aty të mos e merr, se prej shenjave të ditës së kijametit është se toka do të nxjerr vlerat (rëndësinë) nga brendësia e saj.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s