UJI DHE LLOJET E TIJ

Dr. Musli Vërbani

UJI

Çdo ujë që zbret prej qiellit, pa marrë parasysh a është i ëmbël apo i njelmët, derisa mos ta ndryshoj ngjyrën dhe erën është i pastër.

Allahu i Madhëruar në Kur`an thotë:

“Prej qiellit ju kemi zbritur ujin e pastër (dhe që pastron)”.

 

Ujërat e pastra që pastrojnë janë:

 

  1. Uji i shiut,
  2. Uji i detit,
  3. Uji i lumenjve,
  4. Uji i bunarit,
  5. Uji i kroit,
  6. Uji i borës dhe
  7. Uji i akullit .

LLOJET E UJËRAVE

  1. Uji i pastër plotësisht: quhet uji i cili nuk është mekruh për t’u përdorur dhe nuk është përzier asgjë me të, nuk e ka ndryshuar ngjyrën, as erën e as
  2. Uji pjesërisht i pastër: quhet uji i cili është mekruh me përdorë.
    • I këtij lloji është uji në të cilën ka pi ujë macja e shtëpisë dhe ka qenë sasi e vogël.
  3. Uji i përdorur (edhe pse është i pastër) quhet: uji me të cilën kemi marrë njëherë abdest, do të thotë: duke marrë abdest posa të ndahet uji nga pjesa e trupit është i pastër, por i përdorur dhe nuk lejohet me marrë abdest me atë ujë tjetri.
  4. Uji i papastër (i ndotur): quhet uji në të cilën ka ra ndyrësirë, dhe ka qenë pak i palëvizshëm .
    • Nëse uji është i rrjedhshëm shumë dhe qarkullon pandërprerë, llogaritet i papastër vetëm atëherë kur bie ndyrësirë dhe ia ndryshon erën, shijen dhe ngjyrën .
  5. Uji i dyshimtë: quhet uji i cili dyshohet me u përdorë sepse në të ka pi ujë kali, gomari e të

Nga e gjithë çka thamë më lart, kuptojmë se:

  • nëse uji është me sasi të vogël, shikojmë; nëse ka pi njeriu quhet ujë i pastër;
  • e nëse ka pi qeni, derri apo egërsirat, quhet ujë i papastër;
  • nëse ka pi macja, quhet mekruh (i papëlqyer) me u përdorë;
  • nëse ka pi gomari apo kali, quhet ujë i dyshimtë.

Lini një koment