Femra dhe mbulesa

Autor: Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

 

Femra dhe mbulesa

 

Sa i përket çështjes së mbulesës, shejh Shaëraviju ka qëndrim të butë dhe të lehtë. Sikurse e dimë ai gjithmonë në qëndrimet e tij është praktik, i natyrshëm, modest, i ngrohtë dhe flet  me logjikë dhe intelekt të të madhështorëve, pasi që ai është i flaktë në fenë e pastër dhe thirrje të suksesshme për ta pranuar njerëzit në përgjithësi planprogramin e Zotit të vërtetë dhe të Lartmadhëruar. Përkundër asaj se, koha moderne lëngon me dukuri të shëmtuara, ai prapëseprapë thërret me urtësi, me këshilla praktike, polemizon për gjëra të cilat sjellin rezultat dhe janë të suksesshme, pa ngarkesa dhe pa fanatizëm.

Sa i përket formës së mbulesës së femrës muslimane, shejh Shaëraviju, në emisionin televiziv, sqaron në detaje çdo gjë, mirëpo ai është njeri praktik, ai gjithmonë përqendrohet dhe angazhohet në studimin dhe elaborimin e çështjeve në thellësi, në brendësi, ai është njeri i cili depërton në brendësi të njeriut. Derisa ishte musafir i emisionit tim televiziv, më ka thënë:

Ne dëshirojmë që në zemrën e femrës muslimane ta rrënjosim Imanin dhe kur të forcohet rrënja e imanit në brendësinë e saj, ajo vetë do ta kërkojë mbulesën, dhe bindet se mbulesa është mjet i shkëlqyeshëm për t’u mbrojtur nga shigjetat dhe lajkat e shejtanit.

Shejh Shaëraviju vërteton parimin e rëndësishëm. E ai parim është bindja dhe qetësimi i bazës dhe i asaj mbi të cilën mbështetet tërësia e qenies në brendësi. Nga kjo vërtetohet se imani buron nga brendësia, e pastaj tregohet dhe plotësohet në pjesën e jashtme.

Imani i pjesëve të brendshme ka prioritet dhe është më parësor se imani i pjesëve të jashtme. Hapësira e shpirtit dhe e zemrës patjetër duhet të mbushet me elemente të jetës së besimit. E nga aty,  ajo angazhohet dhe kërkon të jetë e qëndrueshme, edukative dhe sa më e qëndrueshme edhe me pjesët e jashtme, pasi që besimi jonë i plotë është në mbulesën e plotë të femrës islame, sipas sheriatit, sepse kjo e ruan dhe e siguron familjen islame, e me të e mbron shoqërinë islame.

Koment:

Për të vërtetuar mendimin e shejh Shaëravijut themi: Dëshira e seksit për mashkullin është njësoj edhe te femra; e para e forcon të dytën, ndërsa e dyta e tërheq të parën. Ky është një sekret interesant i instinktit dhe e gravitimit të dy gjinive, të mashkullit dhe të femrës, dëshirë e cila është pa dëshirën e tyre, sepse hormonet seksuale janë shkaktarë tek të dytë. Kur femra vishet me mbulesën islame dhe mbulohet tërësisht, pra i mbyll dyert e bukurisë dhe dyert indikativë dhe tërheqëse, ndërsa ajo veç i ka sytë e saj, me të cilat sheh gjithçka.

Këtu paraqitet një pyetje mjekësore, shpirtërore dhe filozofike: Çka është ajo që ndërprenë apo pengon fatkeqësinë dhe e ulë tensionin dhe ndjenjat te ajo?

Procesi i ndjenjave të femrave është pa lajka, sepse ajo është procesi i dëshmimit dhe shikimit. Kur ajo e sheh një djalë të ri, të pashëm, me trup të përkryer, të ndriçuar dhe të bukur, atëherë menjëherë hormonet femërore e nxisin epshin e saj për ta pëlqyer dhe për ta dashur, mirëpo përmbajtja e saj në planprogram dhe obligueshmëria ia ndërprenë asaj dhe nuk e lejon në mëkat.

Po të mos ishte kjo, atëherë problemi do të vazhdonte kur të fillonte nxitja edhe prej vet mashkullit. Ende topi është në anën e femrës, sepse ajo e sheh dhe ajo ende posedon elementet epshore dhe ndjenjat për seks, dhe nuk mund t’i kryej nga vetvetja e saj. Për këtë arsye, ashtu siç Allahu i ka urdhëruar meshkujt për ta ulur shikimin e tyre, ashtu i ka urdhëruar edhe femrat për uljen e shikimit të tyre, me qëllim që të ndërpritet rruga që shpie në tërheqje dhe në imoralitet.

Dhe, përderisa imani është i fortë dhe i ndritur, dashuria ndaj Allahut depërton në trupin e njeriut dhe atë e ngrit në piedestalin më të lartë, që do të thotë se: e ngrit trupin e njeriut në pastërtinë e melaqeve, të cilat nuk janë të njollosura me asnjë mëkat. Dhe çdo herë që shpirti ngrihet në qiell, në horizontin sa më të lartë, çdo herë epshet e trupit radhiten nën të dhe shndërrohet në mjet, në shërbim, dhe i mbikëqyrë e i kontrollon, dhe ndien qetësi kur ta përkujton Allahun. “Pra, duke përkujtuar Allahun qetësohen zemrat”.

Çfarë vlere ka trupi para shpirtit shkëlqyes dhe të pastër? Normalisht nuk ka kurrfarë vlere, kur trupin e dobësojnë ditët dhe e shkatërrojnë vitet, dhe e harxhojnë aksidentet. Mirëpo, sa i përket shpirtit, sado që kalojnë vitet e jetës dhe sado që trupi vjetërsohet, shpirti ripërtërihet, forcohet e nuk dobësohet.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s