Autor: Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
BARAZIA E FEMRËS DHE MASHKULLIT NË PUNË
Pyetje:
Pasi që femra merr pjesë në të gjitha fushat e punës, puna e saj na kërkon që ajo të barazohet me mashkullin, saqë në këtë shekull femra garon me mashkullin në punë, pasi që ajo është bashkëpjesëmarrëse në punë, ajo ka të drejtë të kërkojë barazi në të gjitha çështjet. A nuk është kjo në kundërshtim me ajetin Kur’anor, ku Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Dhe meshkujt kanë shkallë më të lartë mbi ta (femrat).” Dhe po ashtu në ajetin tjetër: “Meshkujt janë më të fuqishëm dhe më prioritarë se femrat, në atë çka i ka vlerësuar Allahu, disa prej tyre mbi të tjerët, dhe në atë çka shpërndajnë ata prej pasurisë së tyre”.
Muhamed Muteveli Shaëravi përgjigjet:
Bashkëshortja thotë: Do të punoj me qëllim që burrit tim t’ia lehtësojë vështirësitë. Mirëpo, përkundrazi ajo ia shton vështirësitë atij, ashtu qysh ia shton vështirësitë vetes. Ajo nuk i ka lehtësuar atij asgjë, ai nuk e ka reduktuar përgjysmë orarin e punës së tij, por ai punon me orar të plotë.
Si mundet që ajo t’ia lehtësojë burrit të saj, kur ai punon pandërprerë dhe me orar të plotë! Njeriu duhet, pikë së pari, të shikojë punën e tij, ta dijë kufirin e punës dhe aftësisë së tij, e tek pastaj të angazhohet si të dojë, e pas kësaj e përcakton standardin e jetës së tij në bazë të të ardhurave të tij. Mirëpo, nëse e përcakton kufirin se sa dëshiron të ketë të hyra për të jetuar, mirëpo ato nuk mund t’i realizojë, atëherë ai orientohet në çështje tjera, mirëpo mund të lakojë dhe të mëkatojë, kështu që ai korruptohet dhe jep mito me qëllim që ta arrijë atë standard. Mirëpo ne themi: Jo! Standardi nuk përcaktohet derisa ta dish fuqinë dhe aftësinë tënde në punë. Me fjalë të tjera, derisa ta dish sasinë e të hyrave tua dhe nivelin e jetës tënde, e pastaj ti e përcakton sasinë e nevojave tua.
Nëse femra dëshiron ta ngreh nivelin e jetës së saj, më atë çka nuk e largon nga roli i saj si bashkëshorte dhe nga roli i saj si nënë, e cila përkujdeset për fëmijën e saj, dhe nuk e largon prej fushës së natyrës së saj, ajo ka të drejtë të punojë, por përbrenda aftësive të saj.
Femra duhet ta dijë llojin e punës së saj dhe mos të kalojë mbi aftësitë e saja. Kur’ani na tregon rastin e Musa a.s. me dy vajzat e pejgamberit Shuajb. Tregim, i cili përcakton domosdoshmërinë e punës së saj brenda kufijve: “Dhe babai ynë është shumë plak”. Kjo ka qenë domosdoshmëri, e cila i ka shtyrë ato të punojnë, por brenda kufirit të tyre: “Nuk mund t’iu jap ujë bagëtisë derisa të shkojnë barinjtë”. Ndërsa detyrë e shoqërisë është: “Dhe u ka ndihmuar atyre që bagëtia të pinë ujë”. Pastaj, për të ardhur gjërat në vend: “O babai ynë, shpërbleje atë”. Babai i tyre e ka fejuar njërën vajzë me Musa a.s. për siguri, për shpagim të punës dhe për plotësimin e ndjenjës së vajzës së saj: “Vërtetë unë dëshiroj të të martoj me njërën prej këtyre dy vajzave të mia”.