Dr. Musli Vërbani
Trashëgimia e vajzës së djalit sipas së drejtës islame
Vajzat e djalit trashëgojnë në pesë opsione:
Opsioni i parë
Vajzat e djalit nuk trashëgojnë kur ekziston djali i drejtpërdrejtë.
Opsioni i dytë
Vajzat e djalit nuk trashëgojnë kur ekzistojnë dy apo më shumë vajza të drejtpërdrejta vetëm se nëse me to ekziston një djalë djali në nivelin e tyre apo më poshtë se ato një shkallë i cili në këtë rast i mbulon dhe trashëgojnë prej tij.
Opsioni i tretë
Nëse është vetëm dhe nuk ekziston djali i vërtetë merr gjysmën.

Vajza e djalit një të dytën, nëna një të gjashtën, baba dy të tretat.
Opsioni i katërt
Vajzat e djalit marrin dy të tretat kur:
- janë dy e më shumë;
- nuk ekziston djali i vërtetë;
- nuk ka djalë të djalit.

Dy vajzat e djalit dy të tretat, babai një të tretën.
Opsioni i pestë
Trashëgon një të gjashtën kur:
– është një apo më shumë dhe janë në koalicion (asaba) së bashku me vajzën e drejtpërdrejtë si plotësim i dy të tretave vetëm nëse me to është edhe një djalë në nivelin e tyre i cili i mbulon ato dhe marrin së bashku. Kështu, pjesa e mbetur pas pjesës së vajzës së drejtpërdrejtë ndahet mes tyre ku mashkulli merr dyfishin e femrave.
Nëse i vdekuri lë pas vetes vajzën, vajzën e djalit dhe gjyshin.

Vajza 1/2 farz, vajza e djalit 1/6 pjesë farz, gjyshi 1/3 pjesë teasibë.
Vajza trashëgon 1/2 (një të dytën), ndërsa vajza e djalit 1/6 (një të gjashtën), që së bashku të plotësojnë 2/3 (dy të tretat). Zoti i Lartmadhëruar a ka thënë:
“…nëse janë (trashëgimtare) vetëm femra, dy e më shumë, atyre u takojnë dy të tretat e pasurisë që trashëgohet…”.
———————————————————————————————————–
Muhamedi s.a.v.s. ka porositur:
“Mësojeni shkencën e trashëgimisë (feraidit) dhe mësojuani të tjerëve, sepse vërtetë ajo është gjysma e diturisë dhe që më së shumti harrohet, ajo është dituria e parë e cila do të ngrihet nga njerëzit.” (Transmeton Ibn Maxhe)