Autor: Dr. Vehbetu Zuhejli
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Shkëputur nga: “Usuli fikhu islam”.
Definicioni, llojet, fusha dhe kushtet e TË INTERPRETUARËS
Definicioni i të interpretuarës
Interpretim, gjuhësisht, do të thotë: komentim,
Në terminologji të Usulijinëve do të thotë: Lakimi i fjalës nga kuptimi i jashtëm, me mundësi që ta ketë atë kuptim, por me argument të fuqishëm që e forcon atë kuptim; pa tjetër duhet të interpretohet me argument që e fuqizon atë kuptim, sepse në esencë nuk e ka atë kuptim, obligative është që të veprohet me të dukshmen. Prej shembujve të të interpretuarës është: përcaktimi i të papërcaktuarës, specifikimi i përgjithësorit dhe veçimi nga përgjithësimi i saj.
Nga ky shkak dijetarët kanë bërë dallimin në mes të fjalës interpretuese dhe komentuese. Ata thonë:
–Fjalë komentuese: është të sqaruarit e kuptimit të fjalës në mënyrë jo të prerë, ndërsa:
– Fjala interpretuese: është të sqaruarit e kuptimit të fjalës në mënyrë të prerë.
Prej fjalëve interpretuese ka fjalë (interpretime), që janë të vërteta dhe të pranueshme, dhe ka fjalë (interpretime), që janë jo të vërteta dhe të pranueshme.
E interpretuara e plotë dhe e pranuar quhet fjala të cilës i jepet kuptimi që e ka, por që nuk është i dukshëm, duke pasur mundësi që ajo fjalë ta ketë atë kuptim, por me argumente që e forcojnë atë.
Fusha e interpretimit
Interpretimi bën pjesë në dy lloje të teksteve:
E para: –Tekstet e dispozitave obliguese. Sepse mundësitë qëndrojnë dhe janë evidente në ta, muxhtehidi mbështetet në interpretimin gjuhësor dhe në kuptim të sheriatit, ashtu që të ketë mundësi aprovimin e dispozitave të sheriatit prej saj.
E dyta: -Tekstet e akaidit. –Si cilësi të Zotit të Lartmadhëruar fillimi i sureve me shkronja të alfabetit, si f.v. “Elif Lam Mim”, “Ha mim”, “Kaf” “Sad” etj etj.
Kushtet e interpretimit
Për të qenë interpretimi i vlefshëm duhet të plotësohen kushtet në vijim:
- a. – Që fjala të jetë prej fjalëve që pranon interpretimin, si fjala e dukshme dhe tekstuale te Hanefijt, ndërsa nuk bën pjesë fjala komentuese e as definitive. Shndërrimin e përgjithësorit nga përgjithësori dhe veçimin në disa njësi të saj me argument, quhet interpretim i pranuar, nga shkaku se përgjithësori lejon specifikimin.
Shëndërrimin e të papërcaktuarës në të përcaktuar me argument, quhet interpretim i pranuar nga shkaku se e papërcaktuara lejon përcaktimin e saj. Shëndërrimin e kuptimit të drejtë në fjalë alegorike me argument të pranuar quhet interpretim i drejtë, sepse lejohet që fjalës t’i jepet kuptim alegorik me argument. Shembull: Pagesa e kundërvlerës së deles, e cila është vaxhib, t’i jepet zekati i asaj dele nga delet të cilat nuk kullosën, duke u bazuar me hadithin: Në bagëtinë kullotëse, në çdo katërdhjetë dele, vaxhib është të jepet një dele (zekat). Arsyetim i kësaj është se Ligjvënësi dëshiron mbulimin e nevojës së të varfërve, edhe pse interpretimi është larg te Ebu Hanifja.
Shembull tjetër: Shndërrimi i fjalës së shitblerjes nga kuptimi i drejtë në fjalën dhuratë, pasi që ekziston argumentimi i shpronësimit dhe i pronësimit falas.
- –Që interpretimi të mbështetet në interpretim të shëndoshë, i cili e shëndrron fjalën nga kuptimi i dukshëm në kuptim tjetër, por që ai argumentim të jetë prioritar ndaj fjalës së dukshme në tregueshmëri, sepse bazike është që të veprohet me fjalën e dukshme, sepse:
– Fjala e përgjithshme mbetet në përgjithshmërinë e saj dhe nuk specifikohet në disa njësi të saj, përpos se me argument.
-Fjala a papërcaktuar mbetet e papërcaktuar dhe nuk përcaktohet, përpos se me argument.
-Urdhërori mbetet obligativ deri sa të sillet argumenti që të kalohet në dispozitën e pëlqyeshme ose këshilluese, ose në ndonjë dispozitë tjetër.
-Fjala e dukshme e ndalesës dispoziton haramin dhe ashtu veprohet, përderisa tregohet (paraqitet) argument për transformimin e saj me mekruh.
- –Që interpretuesi i tekstit të interpretuar të jetë kompetent për interpretim dhe të përputhet me interpretimin që lejohet gjuhësisht, ose tradicionalisht, ose që e lejon praktika dhe sheriati. Interpretimi i fjalës “Kur’ë” në kuptim alegorik është interpretim i shëndoshë, nga shkaku se fjala ka mundësi të ketë qëllimin e kuptimit alegorik. Përgjithësori ka mundësi të specifikohet, përderisa interpretimi që nuk ka qëllim menstruacionin apo pastrimin është i papranueshëm, sepse po të lejohej ashtu, atëherë do t’i jepet fjalës mundësi më e madhe se sa e lejon.
Llojet e interpretueses
Interpretuesja është dy llojesh.
- Interpretimi larg nga të kuptuarit është interpretimi i cili nuk është i mjaftueshëm të argumentohet me argumentim më të skajshëm.
Shembull: -Kur Pejgamberi s.a.v.s. i thotë Gejlan Thekafijut, i cili kishte pranuar Islamin, ndërsa ishte i martuar me katër gra: Mbaj katër gra, ndërsa shkurorëzoj tjerat. 154
Po ashtu, kur Pejgamberi s.a.v.s. i thotë Fejruz Dejlemijut, i cili kishte pranuar Islamin, mirëpo ishte i martuar me dy motra: Mbaje cilën të duash prej tyre, ndërsa njërën shkurorëzoje”.155 Dukshëm shihet në vazhdimësinë e martesës, e jo ripërsëritjen e martesës. Mirëpo Hanefijtë e interpretojnë çështjen për mbajtjen prej fillimit të grave, nëse martesa e tyre ka qenë e përmbledhur në një akt të kurorëzimit, ndërsa mbajtjen e katër të parave, nëse kurorëzimi është bërë i njëpasnjëshëm. Thënia: Mbaj katër ka për qëllim rifilloje martesën me katër prej tyre. Thënia mbaje cilën të duash do të thotë: Rifilloje martesën me njërën prej tyre.
Ky interpretim është larg nga të kuptuarit, ngase Gejlani dhe Fejruzi veç- sa e kanë pranuar Islamin dhe nuk kanë pasur njohuri për dispozitat e sheriatit.
Dukshmëria e fjalës “mbaj” është vazhdimësia, e jo rifillimi i martesës. Po të kishte pasur Hadithi për qëllim rifillimin, Muhamedi s.a.v.s.do ta kishte sqaruar me fjalë kuptimplote.
Shembull tjetër: Interpretimi i Hanefijve në thënien e Zotit të Lartmadhëruar në kompensimin e DHIHARIT[1]: “Ushqeni gjashtëdhjetë të varfër”. Në këtë ajet qëllimi është të ushqyerit me ushqim gjashtëdhjetë të varfër, sepse qëllimi është plotësimi i nevojës. E kjo lejon që një varfanjak të ushqehet me ushqim gjashtëdhjetë ditë. Interpretohet se lejohet të anashkalohet numri gjashtëdhjetë, pra gjashtëdhjetë varfanjak. Anashkalimi ka ndodhur nga shkaku se “të ushqyerit”, i cili është shpërndarja e kompensimi në gjashtëdhjetë individë, nuk është qëllimi vetëm të ushqyerit e një individi.
Shembull tjetër: Hanefijtë e kanë interpretuar hadithin “Në çdo katërdhjetë dele një dele”. Thonë: “Qëllimi “dele”, pra vlera e një deleje”, sepse qëllimi i obligueshmërisë së zekatit është plotësimi i nevojës së të varfrit. E kjo arrihet edhe me dele, por edhe me vlerën e një dele
.
- Interpretimi i përafërt me të kuptuarin. Është interpretimi i cili mjafton të vërtetohet me argumentim minimal. Shembull: Thënia e Zotit të Lartmadhëruar: “O ju, të cilët keni besuar, kur të ngriteni ju për të falur namaz, pastroni fytyrat tuaja”. Fjala “kur të ngriteni” është anuar nga dukshmëria e saj në kuptim të përafërt, e ai është qëllimi (nijeti) për faljen e namazit dhe dëshira për të hyrë në namaz. Argument për këtë është se Ligjvënësi nuk kërkon abdesin nga të ngarkuarit pas ligjësimit të namazit, sepse abdesi është kusht i të konsideruarit të namazit i vlefshëm, e kushti ekziston para të kushtëzuarës.
Shembull tjetër: Hadithi që e transmeton Bejketiju nga Shefiiju për thënien e Zotit të Lartmadhëruar: “Dhe mos t’i zbulojnë bukuritë e tyre, përpos asaj çka shihet”, ka thënë: përpos fytyrës dhe shuplakat e duarve deri në nyje. Shafiju e ka interpretuar pjesën e ajetit “fytyrën dhe shuplakat deri në nyjë”. Këtij interpretimi i ka dhënë përparësi duke u bazuar në hadithin e Aishes kur Pejgamberi s.a.v.s. i ka thënë Esmës bijës së Ebu Bekri Sidikit: Oj Esma: Kur gruas (femrës) i vijnë menstruacionet, nuk lejohet t’i shihet asgjë prej trupit, përpos kësaj dhe kësaj- dhe ka sinjalizuar në fytyrën dhe shuplakat e duarve deri në nyje.156