Autor: Dr. Vehbetu Zuhejli
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Shkëputur nga: “Usuli fikhu islam”.
Alegoria (El-Mexhaz – الـمجاز )
Definicioni i alegorisë.
–Është fjalë e huazuar nga diçka për të cilën nuk është thënë, por që i përshtatet rastit apo për shkak të ndërlidhjes së veçantë.136 Për të qenë alegoria e vërtetë, patjetër duhet pasur arsyetim, i cili nuk jep mundësi që fjala të jetë e drejtë. Shembull: “Petritët i prishën busolat në aeroplanët e armikut dhe shkatërruan disa prej tyre”. “Egërsirat tona okupuan kështjellën në orët e vona të natës”. Që në të dy rastet fjalët “petritët” dhe “egërsirat” është e pamundur që të jenë fjalë në kuptim të drejtë.
Ndërlidhshmëria e alegorisë. Përdorimi i fjalës, por jo në kuptimin rrënjësor, detyron që të paraqitet ndërlidhshmëria në mes të kuptimit rrënjësor, për të cilin është përdorur fjala, dhe në mes të kuptimit tjetër, për të cilën është përdorur fjala, dhe quhet alegori që ka ndërlidhje me fjalën e ngjashme të huazuar; ndërsa ajo çka nuk ka lidhje me ngjashmërinë e huazuar, quhet alegori korrespondente.
Ndërlidhshmëritë e fjalës, të cilat barten prej kuptimit të drejtë në atë alegorik, janë të shumta e ato janë:136
–Ngjashmëri. –Shembull: “Halidi është luan”, nga shkaku se nuk ka ngjashmëri në mes tyre në trimëri.
–Të qenit paraprak. Shembull: “Filani shtrydh alkool”, që do të thotë: shtrydh rrush i cili shndërrohet në alkool.
–Përgatitëse. Si emërimi i verës “alkool” nga shkaku se deh.
–Zëvendësuese. Shembull: Thënia e Zotit të Lartmadhëruar: “Pyete fshatin”, që do të thotë pyeti banorët e fshatit.
Shembull tjetër: “Dora e Allahut”, që do të thotë fuqia e Allahut.
Në shembullin e parë ndajfolja e vendit ka pasur për qëllim ndajfoljen e mënyrës, ndërsa në shembullin e dytë ndajfolja e mënyrës ka pasur për qëllim ndajfoljen e vendit.
–Pjesëzuese. Shembull: “Gishtat e tyre i futnin në veshët e tyre nga frika e vdekjes” ,që do të thotë majat e gishtave të tyre.
-Shkakore. Shembull: “kemi parë ndihmën”. Qëllimi është për pemët dhe perimet, të cilat janë rritur nga shkaku i shiut (ndihmës). Ndonjëherë përdoret e shkaktuara si zëvendësim i shkaktarit.
Shembulli: “ju zbret juve prej qiellit furnizimi”, do të thotë ju zbret shiu, i cili sjell furnizimin. Është përdorur emri i të shkaktuarës si zëvendësim i shkaktarit.
Shembull tjetër: “Kam pirë mëkatin”, që do të thotë: Kam pirë alkool, i cili më bën të jem me mëkat.
Fakti i alegorisë
Për të qenë alegoria e plotë (e drejtë) kushtëzohet që të ketë fakt, i cili nuk lejon të konsiderohet që ajo fjalë të jetë fjalë e drejtë137, e kjo do të thotë: është ajo fjalë të cilën e përmend folësi (ligjëruesi) për ta përcaktuar kuptimin, për të cilin kuptim ai ka qëllim përdorimin e asaj fjale, përdorimin e fjalës së drejtë.
E para quhet: “fakt i papërcaktuar” dhe lejohet që ajo fjalë të konsiderohet edhe fjalë e drejtë, edhe alegorike
.
E dyta quhet: “fakt pengues” dhe është posaçërisht për alegori.
Nëse fakti është fakt i fjalorit, pra prej fjalëve që quhet fjalor; por nëse është fakt i mënyrës, quhet mënyror.
–Ndonjëherë fakti është konkret (i prekshëm), si f.v.: Ai që betohet se nuk do të hajë nga ky lis (pemë), ka për qëllim frytet e lisit, e jo vet lisin.
–Ndonjëherë fakti është logjik. Shembull: “Dhe përvetëso cilin të mundesh prej tyre”. Nuk ka për qëllim urdhërimin për përvetësim, por ka qëllimin: nëse ke mundësi, përpiqu ta përvetësosh.
–Ndonjëherë fakti është fakt i traditës. Shembull: Autorizimi për shitblerje: ai blen monedha me vlerë të njëjtë, pra me të cilën veprojnë dhe e përdorin tradicionalisht.
–Ndonjëherë fakti është fakt i sheriatit, si p.sh.: Autorizimi për pajtim (armiqësi), e cila fjalë përdoret për konflikt dhe negociata. Kjo fjalë nuk lejohet të kuptohet në aspekt të sheriatit në këtë kuptim. Por, kur të përdoret, përdoret me qëllim të përgjigjes në gjykatë si i pandehur. Pra, është fjalë e papërcaktuar ose përdorimi i fjalisë tërësore me qëllim të pjesës së saj.
Llojet e faktorëve
Fjala e drejtë kuptohet nga njëra prej pesë llojeve, e ato janë:138
E para: Tregueshmëria për çka përdoret ose siç përdoret tradicionalisht.
Shembull: Fjala “namaz”. Kuptimi i saj gjuhësor është “lutje”, pastaj në mënyrë alegorike për namazin e caktuar, i cili është ibadet,
Shembull tjetër: Fjala“Haxh” gjuhësisht do të thotë qëllim. Pastaj, në mënyrë alegorike përdoret për kryerjen e haxhit. Kjo nga shkaku se fjala është e vendosur që ta përdorin njerëzit për nevojat e tyre; pastaj ka kaluar në alegori dhe njerëzit e përdorin si fjalë në kuptim të drejtë.
Bazuar në këtë: Kush përbetohet për namaz apo haxh, nuk i pranohet asgjë tjetër përpos “namazit të caktuar” (jo lutjes së rëndomtë) dhe “haxhit në shtëpinë e shenjtë”.
Kush përbetohet se do të shkojë në shtëpinë e Allahut apo se do të heqë dorë nga rrobat e tij, e do ta shkelë oborrin e Qabës, atëherë shëndërrohet si alegori, e ajo është haxhi. “Sepse është detyrim i shkeljes së oborrit të Qabës dhe dhurimi i deles në Qabe”.
Kush përbetohet se nuk do ta hajë kokën, kjo ka të bëjë me kokën, e jo me diçka tjetër.
Kush autorizon dikë që të blejë dru për ngrohje, atëherë ka të bëjë me sezonën dimërore; nëse i autorizuari i blen drutë pas përfundimit të dimrit, konsiderohet se i autorizuari nuk e ka kryer urdhrin e autorizuesit. Kjo është kështu pasi që veprohet njëjtë në praktikë.
E dyta: Tregueshmëria e fjalës për veten e tij. Shembull: Kush përbetohet se nuk do të hajë mish, nuk ka të bëjë me peshkun, edhe pse në të vërtetë është mish, nga shkaku se mishi kompletohet me gjakun, e çka nuk ka gjak është çështje që përkufizohet në vetëvete. Kështu që nuk bën pjesë në të papërcaktuarën e fjalës mish, të cilën e tregon vet fjala për veten e saj.
E treta: Tregueshmëria e kontestit të fjalës. Shembull: Thënia e Zotit të Lartmadhëruar: “E, kush dëshiron le të besojë, dhe kush dëshiron le të mohojë, por Ne kemi përgatitur për zullumqarët (kriminelët) zjarr”. Kuptimi i drejtë i urdhërorit lë të kuptojë se është e drejtë e zgjedhjes së besimit dhe të mohimit, por pasi që ka vazhduar ajeti, “por Ne kemi përgatitur për kriminelët zjarr”, atëherë bartet në alegori, pra “vihet” në thonjëza “kush do, le të mohojë”.
E katërta: Shikohet në atë se në çfarë mënyre e thotë folësi. Shembull:Dikush e thërret dikë në drekë për ushqim duke i thënë: “Eja të drekojmë s’bashku”. I ftuari përbetohet duke thënë: “Pasha Allahun nuk do të drekoj”. Fjala e drejtë tregon përgjithshmërinë. Ai e then premtimin për çdo drekim të mëvonshëm. Mirëpo, kjo fjalë me kuptim të drejtë është në atë se si e tregon folësi. Kështu që fjala përveçësohet vetëm në drekimin e thirrësit, e jo në drekimin e dikujt tjetër.
Shembull tjetër: Gruaja ngritet për të dalë, ndërsa burri i thotë: Nëse del, je e lëshuar. Kjo do të thotë se menjëherë shkaktohet shkurorëzimi .
E pesta: Tregueshmëria e mënyrës së fjalës, apo çka përmban fjala në vete. Shembull: Hadithi: “Nuk ka dyshim se veprat (shpërblehen) sipas qëllimit”.
Po ashtu, edhe hadithi: “Është ngritur (mëkatimi) i umetit tim për shkak të lëshimit dhe harresës”.
Kuptimi i drejtë në të dy hadithet i lihet mënyrës së kuptimit, sepse: kuptimi i hadithit të parë është i drejtë, ngaqë nuk ka vepër pa qëllim, megjithëse kjo është e vërtetë. Kuptimi i hadithit të dytë: nuk ka lëshim dhe harresë, pasi që të dyjat janë faktike për njerëzit, kështu që kalohet prej kuptimit të drejtë në atë alegorik, por me anulim retorik duke e përcaktuar: dispozita e veprave dhe dispozita e lëshimit dhe harresave.
Alegoria në Kur’anin fisnik dhe në hadith
Shumica absolute e dijetarëve mendojnë se ka ndodhur, sipas të gjitha gjasave, përdorimi i fjalëve alegorike në Kur’an dhe hadith.
Një pjesë e dijetarëve nuk e pranojnë mendimin se në Kur’an dhe hadith ka alegori139, e prej tyre prof. Ebi Is-hak el-Isfrajini, Ebu Bekri bin Davud el-Esfehani dhe edh-Dhahiriju.
-Argumenti i shumicës absolute ilustrohet me shembuj sa vijon:
Thënia e Zotit të Lartmadhëruar: “Dhe panë (gjetën) në të (atë fshat) një mur, i cili dëshironte të rrëzohej”. Formën “ishte lakuar për t’u rrëzuar” e ka shprehur posaçërisht me ato që kanë dëshirë dhe ndjenja.
Po ashtu, thëniet e Zotit të Lartmadhëruar: “Allahu u tall me ta”,
“Më është flakosur koka ime bardh prej thinjave”,
“Shtrij mbi ta krahërorët e përulshmërisë me mëshirë”,
e shumë ajete të ngjashme me këto, si p.sh.: “Mos e bën dorën tënde të shtrënguar në fytin tënd dhe as mos e shtrij të tërësishmen”.
Pasi që alegoria ka ndodhur në Kur’an, ndodh edhe në hadith, sepse Kur’ani ka përparësi nga hadithi, edhe pse burimi është i njëjtë.
-Ibn Davudi dhe ata që e pasojnë mendimin e tij argumentohen me dy çështje:
E para: Ngase përdorimi i alegorisë, edhe nëse është me argument, do të ishte zgjatimi i pa vlerë dhe i panevojshëm, po nëse është pa të, ky do të ishte ngatërrimi i qëllimit me diçka tjetër.
Kundërpërgjigjja për këtë: Sa i përket alegorisë, ky argument nuk ka ngatërrim, por është i nevojshëm dhe me vlerë, sepse mundet që fjala me kuptim të drejtë të jetë e rëndë gjuhësisht, si p.sh.: përdorimi i fjalës “HANFEKIKË” për “DAHIJEN” (për mendimin e mirë), ose nëse është kuptimi i saj i keq apo nënçmues, si p.sh.: përdorimi i fjalës “Gait” (nevojë natyrore) për “Harraetin”, ose me përdorimin alegorik të arrihet një shprehje tjetër, si p.sh.: për puthje e të ngjashme, si kontakt seksual etj.
Kjo nuk do të ishte arritur me fjalën me kuptim të drejtë. Ose: kur alegoria përdoret për hiperbolizim. Shembull: Selami dhe përshëndetja për një kuvendim të lartë, ose sqarim më të fortë, kur folësi dëshiron të shprehë diçka madhështore, si p.sh.: “Pash luanin duke gjuajtur”; këtu është hiperbolizim, i cili nuk do të arrihej po qe se thuhet: “Pashë një njeri i cili i gjasonte luanit me trimëri”.
E dyta: -Nëse Allahu i Lartmadhëruar përdor alegori, do të thuhej se “Është përdorur alegori”. Ndërsa të gjithë janë të pajtimit se nuk thuhet kështu.
Kundërpërgjigjja e kësaj është se emrat e bukur të Allahut, siç është i njohur janë TEVFKIJE (Kuptimpajtësuese) dhe nuk thuhet pa pasur leje, e aty nuk ka leje.
Përgjithësimi i alegorisë
Hanefijtë mendojnë se: Alegoria nëse është fjalë e përgjithshme. Te fjala alegorike pëgjithësimi është i njëjtë, sikurse te fjala me kuptim të drejtë, pasi që nuk ka pengesë, dhe natyrshmëria e fjalës e kërkon ashtu.
Shafijtë mendojnë se; alegoria nuk ka përgjithësim, ashtu që fjala alegorike është më shumë e përkufizuar se sa fjala e drejtë.141
Burimi i mospajtimit është lloji i tregueshmërisë së alegorisë, nga shkaku se Shafijt mendojnë se tregueshmëria e fjalës në kuptim alegorik ka kuptimin e domosdoshmërisë, e cila përkufizohet sa e lejon përkufizimi i saj. Përderisa Hanefijtë nuk mendojnë se ka kuptim domosdoshmërie, por është mënyrë, e cila tregon kuptimin e fjalës së drejtë, e ndonjëherë është më e fuqishme se fjala e drejtë.
Thënia e Pejgamberit s.a.v.s.: Mos shitbleni një SAA (masë) me dy SAA (dy masa) është mënyrë e shprehjes së fjalës alegorike, nga shkaku se kuptimi i saj është: “Mos shitbleni masën e një SAA me masën e dy SAA-ve”.142
Tek Hanefijtë ky hadith është i përgjithshëm, që do të thotë se përfshin çdo masë tjetër, pa marrë parasysh a është shitblerja e llojit ushqimor apo jo, si f.v.: Gipsi.(material ndërtimor), Shafijtë mendojnë se nuk është me kuptim të përgjithshëm, por është posaçërisht me gjërat ushqimore, për shkak të hadithit të përgjithshëm të thënies së Pejgamberit s.a.v.s.: “Mos shitbleni ushqim me ushqim, përpos nëse janë të masave të njëjta”.
Dispozita e alegorisë
Ekzistojnë dy gjurmë të fjalës alegorike.
E para: –Të ekzistuarit e çështjes për çka është alegorizuar, ashtu siç është te dispozita e fjalës së drejtë, pa marrë parasysh se a është alegoria specifike apo e përgjithshme, dhe e merr kuptimin për atë që është dëshiruar, pra edhe e merr kuptimin e ri.
E dyta: –Të lejuarit e zhvleftësimit të kuptimit të drejtë pasi të quhet (titullohet) fjalë alegorike. Shembull: Nëse ndonjërit i thuhet: Gomar, lejohet që të zhvleftësohet dhe të thuhet: “Në të vërtetë ai nuk është gomar” (por vetëm titullohet ashtu). Ose: nëse thuhet: “Halidi është luan”, lejohet që të thuhet: “Në të vërtetë ai nuk është luan” (por vetëm titullohet ashtu). Kështu që prej shenjave të alegorisë është mohimi i vërtetë i fjalës. Ndërsa, te fjala e drejtë është e kundërta.
Nuk lejohet të thuhet për të pangopurin “Nuk është njeri”. Përderisa te fjala e drejtë nuk mund të mohohet në asnjë çast e emëruara apo e titulluara. Nuk lejohet kur të thuhet se “Ky është luani”, e pastaj të thuhet se: “Ky nuk është luani”.
Usulijinët janë unanim në atë se alegoria ka përparësi ndaj dykuptimëshit dhe është më e dobishme se fjala e bartur.143
Te Hanefijtë, alegoria ka përparësi edhe ndaj përemrit dhe anulimit retorik. Nëse fjalia në të njëjtën kohë mund të ketë edhe kuptim të dykuptimëshit edhe të alegorisë, i jepet përparësi alegorisë ndaj dykuptimëshit; sepse është më i përhapur se dykuptimëshi dhe më i qëndrueshëm dhe nga shkaku se po të mos kishte argument dykuptimëshi, mbetet i pakuptuar dhe se nuk e tregon çështjen e dëshiruar, gjë që e kundërta është te alegoria. Edhe nga shkaku se argumenti te dykuptimëshi është më i fshehtë dhe është vështirë që të arrihet te kuptimi i dëshiruar, nëse veç ekziston argumenti; e nëse nuk ekziston argumenti kthehet në fjali me kuptim të drejtë. Te alegoria gjithmonë mund të veprohet me fjalën. Shembull: fjala: “NIKAH” është e mundur që të ketë kuptimin e “kontaktit seksual” në kuptim të drejtë dhe në kuptim të “aktit të kurorëzimit” në kuptim alegorik, ose që të ketë që të dy kuptimet; atëherë i jepet përparësi alegorisë, sepse është më e përafërt.
Shkaku pse alegoria ka përparësi nga kuptimi i bartur (dytësor) është se te fjala e bartur mund t’i shfuqizohet kuptimi, ndërsa te alegoria jo. Shembull: Fjala “Salat- namaz”.
Muëtezilët thonë se është fjalë e bartur, e cila ka kuptimin e lutjes me veprime të posaçme.
Shumica absolute e dijetarëve thonë se përdoret për veprime të posaçme vetëm me kuptim alegorik. Kështu që, në këtë rast, alegoria ka përparësi.
Shkaku pse alegoria ka përparësi ndaj anulimit retorik është se alegoria është më shumë e përhapur.
Shafijtë thonë se janë të një rangu (pra të barabarta). Anulimi retorik është i një rangu me alegorinë, nga shkaku se secili prej tyre ka nevojë për argument, i cili e pengon të ligjëruarin ta kuptojë fjalën qartë. Shembull: Nëse zotëriu i thotë robit të tij, i cili është me vite më i vogël: “Ky është biri im”, është e mundur që të ketë kuptimin retorik, që do të thotë rob i liruar prej tij, për shkak se ka lindur nga robëresha e tij. Por, mund të ketë edhe kuptimin e anulimit retorik, siç thuhet zakonisht për më të voglin, e atëherë nuk lirohet.
Alegoria zëvendësues i fjalës së drejtë
Alegoria është sekondare, ndërsa fjala e drejtë primare, nga shkaku se alegoria nuk e merr titullimin përderisa të bëhet e pamundur që të veprohet me fjalën e drejtë. Kjo është arsyeja pse alegoria ka nevojë për argument. Ndërsa fjala e drejtë144 nuk ka nevojë për argument. Mirëpo, dijetarët e medhhebit Hanefij, rreth mënyrës se si e zëvendëson alegoria fjalën e drejtë, kanë dy mendime:
Ebu Hanife thotë se: Alegoria zëvendëson fjalën e drejtë, në drejtim të fjalimit e jo në drejtim të dispozitës, nga shkaku se drejtimi i dispozitës është primare (baza). Kështu që të shprehurit e fjalës në mënyrë alegorike bëhet zëvendësimi i fjalës me shprehje të drejtë, nga shkaku se fjala e drejtë dhe alegoria janë atribute të shprehjes (fjalës). Në këtë janë unanim të gjithë dijetarët gramatikanë se nuk janë atribute të kuptimit. Për këtë arsye e kanë bërë alegorinë zëvendësim i fjalës së drejtë në shprehje. Nëse për trimin thuhet: “Ky është luan”, ky është zëvendësim i fjalës me thënien “Ky është luan”, pra për Luanin, e tek pastaj titullohet dhe merret vendimi për trimëri, duke pasur për bazë vërtetësinë e vetë fjalës e jo si zëvendësim i diçkaje, njësoj sikurse merret vendimi i fjalës së drejtë, duke u bazuar në vërtetësinë e fjalës.
Dy studentët e Ebu Hanifës (Sahibani) mendojnë se zëvendësimi është në drejtim të dispozitës, nga shkaku se qëllimi është në vetë dispozitën, e jo në vetë shprehjen. Të merret parasysh zëvendësimi dhe lidhja për çka është qëllimi, siç është në këtë rast shprehja (fjala). Në rastin konkret për trimërinë “Ky është luan”qëllimi është që të zëvendësohet me diçka, i cili vërteton trimërinë, nga shkaku se qëllimi bazë i fjalës është dispozita.
Mendimi i Imamit Ebu Hanife është se të marrit për bazë fjalën (shprehjen) si zëvendësim ka përparësi, nga shkaku se atributi i fjalës, çkado që të jetë alegorike apo fjalë e drejtë, ashtu edhe veprohet.
Nga ky mospajtim rezulton se nëse një njeri i thotë robit të tij, i cili është më i moshuar, “Ky është biri im” Me këtë fjalës i jepet kuptimi për lirimin e tij në mënyrë alegorike:
Sipas mendimit të Ebu Hanifes, ai rob lirohet, sepse ky formulim i fjalisë në të vërtetë e ka këtë kuptim. Nëse shikohet në përputhshmëri të rregullave gjuhësore, nuk konsiderohet mahi dhe tallje, por është alegori nga lloji i përmendjes së një çështjeje, që ka qenë, dhe ka për qëllim ndodhjen e tanishme. Ndërsa,
Sipas mendimit të Shafijut dhe dy studentëve të Ebu Hanifës, zhvleftësohet dhe konsiderohet tallje dhe se nuk rezulton kurrfarë dispozite, sepse në të vërtetë, realiteti nuk lejon që të merret ndonjë vendim, nga shkaku se më i madhi në vite nuk mund të jetë djali i atij, i cili është më i vogël dhe këtu nuk lejohet të jetë alegori, pra që të lirohet, përpos nëse vërtetohet dispozitivisht; ndërsa, këtu, dispozitivisht nuk është e vërtetë dhe robi, vetëm për shkak të kësaj fjale, nuk lirohet. Me fjalë të tjera, nuk lirohet vetëm me këtë formulim të fjalisë.
Nga zëvendësimi i alegorisë së fjalës së drejtë rezultojnë dy çështje:125
E para: Kur ka mundësi që fjalës, te kuptimi i fjalës së drejtë, nuk mund t’i jepet kuptimi alegorik, nga shkaku se dega nuk mund të jetë para bazës, mirëpo kur është e pamundur t’i jepet kuptimi i drejtë, sepse zakonisht është e panjohur legjislativisht apo tradicionalisht, atëherë i jepet kuptimi alegorik nga shkaku se praktikimi i fjalës ka përparësi nga mospraktikimi i saj. Edhe më herët e kam përmendur shembullin ku është e pamundur t’i jepet fjalës kuptimi. Kjo rregull është e regjistruar në gazetën (v.61) ku thuhet: “Kur është e pamundur që fjalës t’i jepet kuptimi i drejtë, i jepet kuptim alegorik”.
Përderisa kuptimi i drejtë i fjalës është i mundshëm, nuk i jepet kuptim alegorik. Alegoria është e njohur.
Te Ebu Hanifja, kuptimi i drejtë ka përparësi, ndërsa te dy studentët e tij dhe te Karafiju i medhhebit Malikij, alegoria ka përparësi. Kush përbetohet se nuk do të hajë nga kjo hinta (Lloj bime), sipas Ebu Hanifes, ai e ka thyer betimin nëse ha nga ajo, ndërsa te dy studentët, nuk e ka thyer betimin. Të gjithë janë pajtuar se e thyen betimin nëse ha nga qulli i saj (brumi) ose buka e saj.
E dyta: -Nëse është e pamundur t’i jepet kuptim fjalës, ajo fjalë konsiderohet e pakuptimtë. Kjo do të thotë se, nëse është e pamundur t’i jepet kuptim i drejtë ose alegorik, ajo nuk përdoret dhe konsiderohet tallje. Pakuptimshmëria ose mund të jetë konkrete, ose sheriative.
Shembull i të parës: Nëse deklaron dikush për dikë, i cili është moshatar me të, se është djali i tij.
Shembull i të dytës: Nëse një njeri deklaron se motra e tij ka dy hise prej pasurisë së lënë nga prindërit e tij .
E treta: Hanefijtë dhe Mutekeliminët thonë: Nuk lejohet që të njëjtës fjalë, në të njëjtën kohë, t’i jepet kuptimi edhe i drejtë, edhe alegorik, nga shkaku se fjalia e drejtë është baza, ndërsa alegoria huazimi. Kuptimi për fjalën është i njëjtë, sikurse rroba për njeriun. Fjala e drejtë është sikurse rroba e pronarit të vet, ndërsa alegoria është sikurse rroba e huazuar. Për këtë arsye, është e pamundur të jetë (edhe e pronësuara, edhe e huazuara) në të njëjtën kohë. Sikurse që është e pamundur që një rrobë, të cilën dikush e ka veshur, që në të njëjtën kohë të jetë edhe e pronësuar, edhe e huazuar.
Duke u bazuar në këtë, kanë thënë se fjala e Zotit të Lartmadhëruar në ajetin “Ev Lamestumu-nisaë” ka për qëllim “kontaktimin seksual”, e jo “prekjen me dorë”, sepse, janë pajtuar, qëllimi është kontaktimi seksual, sa që me këtë tekst lejohet tejemumi për xhunubin. Kështu në këtë fjalë nuk mund të bashkohen edhe kuptimi i drejtë, edhe alegorik, pasi që në kuptimin alegorik është kontaktimi seksual (prekja e dy organeve seksuale), e nuk e ka qëllimin e fjalës së drejtë: “prekje me dorë”. Pasi që qëllimi është alegorik, atëherë kuptimi i drejtë anashkalohet.
Nëse një njeri lë testament për fëmijët e filanit, ndërsa ai ka fëmijë dhe fëmijë të fëmijëve, atëherë fëmijëve të fëmijëve nuk u takon asgjë nga testamenti, sepse ato janë vetëm fëmijë në aspektin alegorik. Për këtë arsye, bëhet ndarja e testamentit vetëm për fëmijët, për shkak se nuk mund të bashkohet alegoria me fjalën e drejtë dhe nga shkaku se kur është për qëllim fjala e drejtë, atëherë anashkalohët alegoria.
Kur i jepet besa armikut për baballarët, nuk bëjnë pjesë gjyshërit, ashtu siç nuk bëjnë pjesë gjyshet kur i jepet besa për nënat, nga se qëllimi është te fjala e drejtë, e jo te alegoria.
Shafijtë dhe Muhadithinët thonë se: lejohet bashkimi i alegorisë dhe fjalës së drejtë në të njëjtën kohë, për shkak se nuk ka ndonjë pengesë dhe për shkak se lejohet përjashtimi i ndonjërit kuptim prej tyre, kur të praktikohet fjala. Në thënien e Zotit të Lartmadhëruar “Ev Lamestumun-nisae” nuk ka “prekjen me dorë” dhe “kontaktimin seksual”. Argument për këtë është: lejohet përjashtimi i njërës prej tyre, sikurse të thuhet “Ev Lamestmun-nisae”, të jetë vetëm “prekja me dorë”(e jo kontaktimi seksual).
E katërta: Të gjithë dijetarët janë pajtuar se lejohet që të përdoret fjala me kuptim alegorik, ndërsa kuptimi i drejtë të jetë një njësi prej njësive të saj. Ky është parimi i përgjithësimit të alegorisë. Kjo do të thotë: qëllimi është i përgjithshëm, që përfshin edhe alegorinë, edhe kuptimin e drejtë së bashku. Shembull: Thënia e Zotit të Lartmadhëruar: “Ju janë ndaluar juve nënat tuaja”. Në ndalesë marrin pjesë edhe gjyshet, pasi që alegoria është e përgjithshme. Këtu është përdorur fjala: “nënë”, e në esencë është alegori që përfshin edhe nënën edhe gjyshen.
Shembull tjetër: Përdorimi i fjalës këmbë për hyrje, përfshin edhe ecjen, por edhe nëse bëhet hipur në ndonjë kafshë, apo automjet.
Synimet e alegorisë apo dobitë e saj
Fjala e drejtë është bazike, ndërsa, siç sqaruam, fjala alegorike është zëvendësimi i saj. Kalimi në alegori bëhet për ndonjë arsye, ose për shkak të dhënies kuptim fjalës.146
Sa i përket përdorimit leksikor, ka shumë arsye:
Që alegoria të jetë më e butë dhe më e ëmbël, si p.sh. përdorimi i fjalës “bashqe” për “varrin”,
ose për të ngritur një lloj, një kategori nga lloji, apo kategoria tjetër, siç është e njohur në sintaksë (Belaga).147
Sa i përket përdorimit kuptimor, po ashtu, ka shumë arsye, e prej tyre:
Që të jetë alegori më prioritare se fjalia e drejtë, kur kihet për qëllim madhërimin ose nënçmimin, stimulimin ose dëshpërimin.
Për njeriun injorant thuhet: “Ky është kafshë”, pra për ta nënçmuar.
Për pijet thuhet: “Ky ujë është jetë”, për ta lavdëruar,
Për ushqimin thuhet: “Është helm”, nëse është qëllimi për të treguar se nuk është i mirë.
Ndonjëherë alegoria bëhet për të shtuar sqarimin. Shembull: kur thua: “E pashë luanin duke gjuajtur”. Kjo është më sqaruese për trimëri se sa kur të thuash: “E pash trimin”.
Ndonjëherë alegoria përdoret për zbutjen e fjalës. Qymyr, gacat përvëluese. Ose të thuash: Deti prej miskut, valët prej ari.
Llojllojshmëria e alegorisë
Alegoria është shumëllojëshe, e ato janë:
E para: Përdorimi i një teksti në vend të një teksti tjetër, si f.v.: përdorimi i infinitivit në vend të veprorit (aktivit). Shembull: Drejtësi në vend të të drejtit.
– përdorimi i ndajfoljes në vend të foljes, ose edhe e kundërta: përdorimi i veprorit (aktivit) ose pasivit në vend infinitivit.
– përdorimi i aktivit në vend të pasivit.
-Përdorimi i llojit të foljes aktive (“feilë”) në vend të “mefulë”. përdorimi i lajmit në vend të kërkesës,
përdorimi i shumësit në vend të pakicës,
përdorimi i gjinisë femërore në vend të gjinisë mashkullore dhe e kundërta.
Prej llojeve të alegorisë është edhe dominimi. Shembull: “O ju, të cilët keni besuar”. Në të, në mënyrë alegorike, përfshihen edhe besimtaret për shkak të dominimit të tyre në shoqëri.
E dyta: Përdorimi i pjesëzës gjinore, pa pasur kuptimin e vërtetë. Si f.v.: përdorimi i pjesëzës “Fi” për kuptim të pjesëzës “ALA” për ngritje, lartësi. Si shembull: thënia e Zotit të Lartmadhëruar: “Do t’ju lidhim e kryqëzojmë në trupa të hurmave”, pra fjala nuk është në brendi të hurmave por në pjesën e jashtme të hurmave.
Anulimi retorik është lloj alegorie, sipas mendimit më të mirë të dijetarëve. Ndërsa sa i përket përforcimit, dihet se ajo është për fjalën e drejtë, sepse si përforcuesi, si e përforcuara e kanë një kuptim, ndërsa sipas mendimit prioritar: pseudonimi është mesi i alegorisë dhe fjalës së drejtë. Kur fjala përdoret për kuptim të drejtë dhe tregon se ajo është domosdoshmëri (e natyrshme), fjalia është e drejtë. Mirëpo, kur fjala përdoret në kuptim jo të drejtë, si f.v.: përmend diçka të domosdoshme, por ka për qëllim diçka tjetër, është alegori.
Përderisa përdorimi i shprehjes në fillim të fjalisë, e cila e ka vendin në fund të fjalisë në renditje të fjalëve, e vërteta është se nuk quhet alegori, sepse alegoria është kalimi i fjalës prej një bregu në bregun tjetër, ndërsa përparësimi i fjalës, e cila meriton mëvonësimin, nuk është alegori