Parimi i mbulimit trashëgimor në trashëgiminë islame

Dr. Musli Vërbani

 

Parimi i mbulimit trashëgimor në trashëgiminë islame

 

Me fjalën mbulim nënkuptohet pengimi i një personi të caktuar nga e tërë trashëgimia ose nga një pjesë e trashëgimisë së tij, për shkak të ekzistencës së një personi (trashëgimtari) tjetër.

Mbulimi është dyllojësh:

  • Mbulim i tërësishëm;
  • Mbulim i pjesshëm.

 

 

Mbulim i tërësishëm

 

Mbulimi i tërësishëm, është ndalimi i tërë trashëgimisë për një person për shkak të ekzistencës së një tjetri, si p.sh. ndalimi i trashëgimisë së vëllait kur ekziston djali.

parimi i mbul 1

Gjashtë trashëgimtarë nuk mund të mbulohen tërësisht, e ata janë:

1,2. Prindërit: babai dhe nëna;

3,4. Fëmijët: djali dhe vajza;

5,6. Bashkëshortët: burri dhe gruaja.

 

Mbulimi, në trashëgiminë islame mbështetet në dy baza, e ato janë:

Cilido person që lidhet me të vdekurin me anë të një personi, nuk trashëgon nëse ekziston ky person, si p.sh. djali i djalit. Pra, djali i djalit nuk trashëgon nëse ekziston djali. Pra rregull është që përparësi t’i jepet më të afërmit ndaj më të largëtit.

Nëse janë të të njëjtit nivel, atëherë bazohet në forcën e afërsisë, si p.sh. vëllai prej nëne e babai e mbulon vëllanë vetëm prej babai.

Mbulimi i pjesshëm

 

Mbulimi i pjesshëm është pakësimi i trashëgimisë së ndonjërit prej trashëgimtarëve për shkak të ekzistencës së një tjetri. Kjo bie mbi pesë person:

  1. Burrit, i pakësohet trashëgimia nga gjysma në një të katërtën, kur e vdekura lë pas vetes fëmijë:parimi i mbul 2
  2. Gruas, i pakësohet trashëgimia nga një e katërta në një të tretën, kur ekziston fëmija.

parimi i mbul 3

  1. Nënës i pakësohet trashëgimia nga një e treta në një të gjashtën kur ekziston pasardhësi trashëgues.

Nëna trashëgon një të gjashtën nëse me të ekziston një djalë apo djalë djali, dy vëllezër apo motra, qofshin këta nga ana e babait dhe nënës apo vetëm nga ana e babait apo vetëm nga ana e nënës. “Për çdonjërin prind të të vdekurit – u përket një e gjashta nga pasuria e trashëguar, nëse i vdekuri ka lënë fëmijë.”

 parimi i mbul 4

  1. Vajza e djalit, trashëgon 1/2 farz, por nëse i vdekuri lë pas vetes një vajzë atëherë prej 1/2 kalon në 1/6, që do të thotë se vajza e djalit me vajzën së bashku trashëgojnë 2/3.


parimi i mbul 5 
 

  1. Motra nga babai, trashëgon 1/2, por nëse i vdekuri lë pas vete një motër të vërtetë, atëherë nga 1/2 farz kalon në 1/6 farz.

parimi i mbul 6.jpg

Lini një koment