Trashëgimia e vajzës në Islam

Dr. Musli Vërbani

 

Trashëgimia e vajzës në Islam

 

Vajza posedon tri opsione për të trashëguar e ato janë:

Opsioni i parë:

Vajza  trashëgon gjysmën (1/2):

  • Nëse i vdekuri nuk lë djalë; dhe
  • nëse nuk i bashkëngjitet ndonjë vajzë tjetër (motra e saj).

Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Nëse është një femër – i takon gjysma e pasurisë.” (En-Nisa, 11).

vajza 1

Vajza 1/2, burri 1/2.

 

Opsioni i dytë:

Vajza trashëgon dy të tretat (2/3):

  • nëse janë dy ose më shumë; dhe
  • me to nuk ekziston ndonjë djalë apo më shumë.

Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Nëse trashëgimtarë janë dy e më tepër femra, atyre u takojnë dy të tretat nga trashëgimia.”

vajza 2

Babai 1/3, dhe dy vajzat nga 1/3 .

 

Opsioni i  tretë:

Vajza  trashëgon pjesën e papërcaktuar farz (TEASIBË).

  • nëse me të ekziston një djalë apo më shumë.

Në këtë rast, mashkulli merr sa dy pjesë të femrës. E njëjta gjë aplikohet nëse numri i vajzave apo i djemve është më shumë se një.

“Allahu ju urdhëron për trashëgiminë tuaj, mashkullit i takon aq sa pjesa e dy femrave. (En-Nisa : 11)

vajza 3

Djali 2/4 apo gjysmën, kurse vajzat nga 1/4.

 

 

 

 

Lini një koment