Marrur nga “Usuli fikhu islam” i autorit Dr. Vehbetu Zuhejli.
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
SHKAKU (ES-SEBBU)
Shkak (es-Sebeb), gjuhësisht, do të thotë: Litari me të cilën arrihet te tjetri. Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Dhe le të zgjatë një litar deri në qiell.” Po ashtu, Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: “Dhe Ne i kemi dhënë atij prej çdo çështjeje shkak. E ai pasonte shkaqet.”137
Te usulijinët shkaku është atribut i qartë e i përpiktë, i cili tregon argument dëgjues, i cili, sipas natyrës së tij, bën të njohur ligjin sheriativ.138
-Fjala “atribut” ka për qëllim kuptimin çka dallohet në vetvete.
– Fjala “e qartë” ka kuptimin “jo i fshehtë” i njohur.
-Fjala “i përpiktë” është “përkufizimi”, i cili nuk ndryshon, edhe pse ndryshon gjendja dhe ndryshojnë njerëzit.
Në lëndën specializuese, shkaku është ajo çka korrespondon prej mosekzistimit të tij mosekzistimi dhe prej ekzistimit të tij ekzistimi.140 Ky definicion nuk ndryshon në kuptim nga definicioni i mëhershëm. Te shumica absolute e dijetarëve të usulijinëve shkaku është ajo çka tek ai aprovohet ligji, por jo me të, pa marrë parasysh se a është në harmoni me ligjin apo jo.141 Disa usulijinë e ngushtojnë kuptimin e shkakut në atë çka nuk është në harmoni me ligjin, ndërsa ajo çka është në harmoni me ligjin quhet arsye142. Shembujt e sqarojnë qëllimin:
-Udhëtimi është shkak që lejon mosagjërimin e ramazanit. Këtu harmonia e kësaj dispozite është e harmonizuar me harmonizim të qartë, sepse udhëtimi në vetvete është mundim, e ai mundim është harmonik me dispozitën e lehtësimit dhe të lejimit të mosagjërimit.
-Të dehurit është shkak i qartë, i cili ndalon alkoolin. Ky është atribut harmonik, sepse ndikon në humbjen e vetëdijes dhe mendjes.
-Vrasja me qëllim dhe armiqësor është shkak harmonik për t’u bërë dënimi me vdekje vaxhib, sepse dënimi me vdekje është shkak për të penguar gjakderdhjen dhe ruajtjen e qytetarit.
Këto çështje quhen shkak dhe arsye te shumica absolute e dijetarëve.
-Ndërsa duluk-shemsi (kalimi i diellit nga zeniti) është shkak për t’u bërë vaxhib namazi i drekës. Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Fale namazin kur të kalojë dielli prej zenitit.” Mendjet tona nuk mund të kuptojnë harmoninë e qartë në mes të shkakut dhe dispozitës. Fillim i muajit të ramazanit është shkak i agjërimit. Zoti i Lartmadhëruar thotë: “E kush nga ju prezanton në këtë muaj, le të agjërojë.” Po ashtu, Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Agjëroni në të shikuarit (e hënës së muajit) dhe ndërpriteni agjërimin në të shikuarit e tij.”143
Mendja nuk mund ta kuptojë harmoninë e qartë në mes të ligjësimit të kësaj dispozite. Muajt e haxhit janë shkak për t’u bërë vaxhib haxhi për ata që kanë mundësi:
“Koha e haxhillëkut është në muaj të caktuar. Kush vendos ta kryejë haxhillëkun, le të largohet nga marrëdhëniet (me gruan), grindjet dhe sharjet
(El-Bekare) , 197
Ne nuk mund të vërejmë harmoni të njohur, as të kuptojmë urtësinë, përpos asaj që Ligjvënësi i ka vendosur shkaqe. Për këtë arsye, te shumica absolute quhen shkak dhe arsye, ndërsa te disa dijetarë nuk quhet arsye, sepse arsyeja, sipas tyre, është e përkufizuar që në mes të dispozitës dhe arsyes duhet të jetë harmoni e qartë.
Dallimi në mes të shkakut, arsyes dhe urtësisë
Te shumica absolute e dijetarëve shkaku është më gjithëpërfshirës se arsyeja. Çdo arsye është shkak, e nuk është çdo shkak arsye. Shembull: Kontrata e shtiblerjes tregon për pajtueshmërinë e palëve për kalimin e pronësisë te tjetri. Për të quhet edhe shkak, edhe arsye. Ndërsa, të qenit e diellit në mes të qiellit (zenit), quhet shkak, e nuk quhet arsye.144
Nga kjo kuptohet se arsyeja është atribut i qartë e i përpiktë, i cili bën që ajo që dispozitohet të ketë arsyeshmëri dhe përshtatshmëri. Ndërsa, shkaku veçohet me atë se nuk është përshtatshmëri tepër e tejdukshme, por përfshin edhe atë që është përshtatshmëri tepër e tejdukshme. Ky është mendimi më i preferuari.
Sa i përket mendimit të disa usulijinëve: “Ka dallim të madh në mes të shkakut dhe arsyes”. Te ata shkaku është posaçërisht për atë që nuk ka harmoni në mes tij dhe dispozitës. Ndërsa, arsyeja është atribut, i cili është harmonik për t’u dispzituar një ligj. Udhëtimi është arsye për mosagjërim, sipas këtij mendimi nuk është shkak. Zeniti i diellit është shkak i namazit të drekës, e nuk mund të quhet arsye për ta falur atë.
Urtësia: Është dobia, e cila arrihet prej dispozitës, apo qëllimi i dispozitës është për të arriturit dobi, ose për të larguar dëmin145. Urtësia nuk duhet gjithmonë që të jetë njoftues i dispozitës së sheriatit, sepse ajo është atribut i qartë, por jo edhe i përpiktë, sepse ndryshon varësisht prej ndryshimit të vendeve dhe vizioneve të njerëzve. Ndërsa, arsyeja është atribut i qartë dhe i përpiktë, i njofton për dispozitën. Për të sqaruar më mirë këtë, do të flasim në temën e Kijasit (analogjisë).
Unë jam përqëndruar të tregoj definicionin e shkakut sipas shumicës absolute të dijetarëve, të cilët mendojnë se shkaku është njoftues i dispozitës, që do të thotë se posa të shihet shenja, dispozitohet, pa pasur ndonjë ndikim tjetër në të. Muëtezilët mendojnë se ndikon në të vetvetiu, pra Allahu i Lartmadhëruar ka bërë që prostitucioni të jetë indikacion që të bëhet vaxhib dënimi për prostitucion. Kjo është e pa pranueshme për dy arsye:
E para: Se prostitucioni është i mëvonshëm, ndërsa obligueshmëria e dënimit është i përhershëm pa fillim. Ndërkaq, e mëvonshmja nuk mund të ketë indikacione në të mëhershmen, sepse indikacioni ose duhet të jetë paralel, ose më i vonshëm.
E dyta: Thënia për indikacionin është e ndërtuar mbi bazën e veprimeve të përfshira në cilësi, të cilat ndikojnë në dispozitë, sepse po të mos ishte kështu, atëherë ndikimi i veprimit në të keqe, e jo në të mirë, do të ishte përparësia e joprioritarit, pa i vendosur në peshojën e prioriteteve. E, kjo është e papranueshme.
Gazaliju thotë: “Shkaku ndikon në dispozitë me lejen e Allahut148. Amediu ka thënë: “Shkaku të dërgon te dispozita149. Kjo është transmetuar prej thënieve të Amedijut. Dhe, pa marrë parasysh se a është shkaku shenjë e dispozitës apo indikacion i saj, apo dërgues te dispozita, patjetër të ekzistuarit e tij shkakton të ekzistuarin e dispozitës, ndërsa të mosekzistuarit e tij imponon të mosekzistuarit e dispozitës. Kjo u pa qartë te definicioni i terminologjisë së shkakut. Ajo çka është e domosdoshme të ceket është se ligjësimi i shkakut nuk obligon ligjësimin e të shkaktuarës. Urdhëresa për martesë nuk obligon urdhërimin për lejimin e aktit seksual, sepse i ngarkuari është i urdhëruar t’i pranojë shkaqet e dhëna, e nuk është e tij që t’i plotësojë qëllimet. Për këtë arsye, fukahatë thonë se kontratat janë shkaqe që bëjnë ligjësimin e dispozitave, në kuptimin se kontraktuesi me dëshirën e tij lidh kontratën, ndërsa rezultatet që pasojnë pas kontratës, si bartja e pronësisë, është prej asaj që Ligjvënësi i ka vënë ato çështje, ato të drejta dhe obligime, e jo si rezultat i domosdoshëm i kontraktuesve.
- Shkaku mund të jetë shkak i obligimit të të ngarkuarit, si, fjala vjen, Ligjvënësi e ka bërë kohën shkak që të bëhet namazi vaxhib, ku thotë: “Fale namazin nga momenti kur dielli kalon nga zeniti.”
-Ose, fjala vjen, Ligjvënësi fillimin e muajit të ramazanit e ka bërë shkak për t’u bërë vaxhib agjërimi i ramazanit, ku Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Dhe kush nga ju prezanton në këtë muaj, le të agjërojë.”
Nga kjo rezulton se obligueshmëria e kalimit të diellit nga zeniti ka tri çështje:
E para: Obligueshmëria e drekës është dispozitë ngarkuese.
E dyta: Vetë zeniti, pra, kalimi i dellit prej mesit të qiellit në vazhdimin e rrugës në pjesën tjetër, e cila pa diskutim nuk është dispozitë, por shenjë e dispozitës
E treta: Vetë koha e zevalit (zenitit) obligueshmëria. E ky është ligji rregullativ (predispozitues), i cili nxirret prej ligjit.
Shkaku mund të jetë shkak për të fituar të drejtën e pronësisë,
– ose të drejtën e shfrytëzimit, ose të drejtën e shpronësimin, si, fjala vjen:
– me shitblerje pronësohet, ndërsa:
– me lirimin e robit bëhet shpronësimi.
– Vakfi është shkak për shpronësimin e inventarit.
-Akti i kurorëzimit lejon aktin seksual,
-shkurorëzimi ndalon të drejtën e aktit seksual,
-afërsia dhe martesa janë shkak për të fituar të drejtën trashëgimore.
- Po ashtu, varësisht nga mundësia e të vepruarit, shkaku ndahet në dy lloje:150
E para: Shkaku, të cilin i ngarkuari ka mundësi të veprojë, si, fjala vjen:
– vrasja me qëllim është shkak për të qenë vaxhib dënimi i vrasësit.
– Akti i shtiblerjes, martesa, qiraja etj. janë shkaqe për ligjet e tyre.
E dyta: Shkaku, të cilin i ngarkuari nuk e ka në kompetencë dhe nuk është brenda mundësive të tij të veprojë, si, fjala vjen:
– fillimi i kohës është shkak për të qenë vaxhib namazi;
– afërsia është shkak i trashëgimisë;
– vegjëlia është shkak që ai të ketë kujdestarin e vet.
Shkaku nuk mund të jetë shkak vetëm nëse i plotëson kushtet dhe është larg pengesave, se përndryshe nuk do të ishte shkak sheriatik.
Kur të paraqitet shkaku, pa marrë parasysh se a është prej veprimit të të ngarkuarit apo jo, plotësohen kushtet, asgjëson pengesat, automatikisht rezulton e shkaktuara, pa marrë parasysh se e shkaktuara a është ligj ngarkesor, vërtetim pronësie apo shpronësim, sepse, sipas sheriatit, e shkaktuara nuk është zëvendësim i shkakut; dhe pa marrë parasysh a e ka pasur me qëllim ai që ka vepruar shkakun për të rezultuar e shkaktuara apo jo, rezultojnë çështjet, edhe pse ai ka pasur për qëllim që të mos rezultojë asgjë: udhëtimi në ramazan lejon mosagjërimin, pa marrë parasysh se a ka pasur për qëllim që t’i lejohet mosagjërimi apo jo.
-Kush e shkurorëzon gruan me të drejtë kthimi, ai ka të drejtë të rikurorëzohet, edhe pse i thotë gruas kur ta shkurorëzojë: “Nuk do të rikurorëzohem me ty asnjëherë.”
-Kush martohet me një grua, atij i lejohen marrëdhëniet intime, edhe nëse ai nuk ka pasur për qëllim që të mos ketë marrëdhënie intime.
Përfundojmë se: Kur nga Ligjvënësi del në pah shkaku, automatikisht del në pah edhe e shkaktuara, pa u ndalur për të shikuar dëshirën prej nga ka buruar, apo prej kujt ka buruar shkaku, bile edhe nëse nuk ka dëshiruar të dalë në pah e shkaktuara, sepse Allahu i Lartmadhëruar ka bërë aktin shkak të dispozitës së atij akti. Mirëpo, ndërlidhshmëria në mes të shkakut dhe të shkaktuarës është plotësuar me krijimtarinë e Allahut dhe të dëshirës së tij.
Shkaku ka edhe ndarje tjetër dhe atë në bazë të ligjësimit të shkakut apo të mosligjësimit të tij. Por, kush dëshiron të thellohet më shumë, le të shikojë librat tjera që unë nuk e parashoh t’i paraqes këtu, në të cilat libra mund të mësohen rregullat e përgjithshme të sheriatit, ligjet parciale të fikhut.