SURETU SHEMS

Dr. Musli Vërbani

Hutbe të xhumasë II

Me komentim të sureve të xhuzit Amme Nga sureja En-Nebeë deri te sureja El-Lelj

Prej qëllimeve të suretu Shems është pastrimi i shpirtit.

Allahu i Madhërishëm ka treguar se, dënimi shkon për përgënjeshtruesit, ashtu siç ka ndodhur me fisin Themud, për shkak të krimeve dhe devijimit të tyre.

Allahu i Madhërishëm e ka treguar se, dënimi shkon për shkak se i kanë sulmuar pejgamberët dhe mrekullitë mbinatyrore.

Zoti i Madhërishëm thotë:

“Pasha diellin dhe dritën e tij!” (Esh-Shems: 1)

Është betuar në diellin i cili e ndriçon veten e vet, pa marrë parasysh edhe pas perëndimit apo kur lindë.

Është betuar në Diellin që e ka ndriçuar tokën.

Është betuar në dritën e saj të mesditës kur është në horizont. Ai ngjallë kërshërinë e jetës.

Ose ka kuptimin: Betohem në Diellin, në mesditën dhe në hënën.

Fjala “Duha” ka kuptimin e ngritjes dhe plotësimit të dritës, ose mund të jetë e gjithë dita (drita e ditës), ose edhe nxehtësia përcëlluese e diellit.

Është betuar në ditën e cila është prej shenjave të dukshme me dritën e cila e ndriçon ditën.

Zoti i Madhërishëm thotë:

“Pasha hënën kur vjen pas tij!” (Esh-Shems: 2)

Është betuar në hënën e ndriçuar, kur e përcjell diellin kur lindë e perëndon.

Hëna është shenjë e natës, është prej shenjave të dukshme, drita e së cilës e ndriçon natën, e ndriçon errësirën në tokë, e mbulon dritën e ditës.

Hëna e ndjek diellin që nga fillimi i muajit e deri në mes të tij në drejtim të perëndimit.

Pastaj hëna perëndon dhe ai dielli perëndon.

Pastaj e ndjek në gjysmën tjetër me ndjekje tjetër, ashtu që ajo perëndon, ndërsa dielli lindë.

Në fakt kjo ndjekje nuk specifikohet me gjysmën e parë dhe as me gjysmën e dytë.

Po ashtu Zoti i Madhërishëm thotë:

“Pasha ditën kur ai (dielli) e shndrit!” (Esh-Shems: 3)

 Zoti është betuar në ditën kur dielli e shpalos, e zbulon dhe e paraqet të plotë.

Në plotësimin e ditës bëhet edhe plotësimi i qartë i diellit.

Po ashtu Zoti i Madhërishëm thotë:

“Pasha natën kur ajo e mbulon atë (dritën e diellit)!” (Esh-Shems: 4)

Zoti është betuar në natën e cila e mbulon dritën e ditës me errësirën e saj, ashtu që mënjanon dritën me zhdukjen e diellit kështu që errësohet gjysma e rruzullit tokësorë.

Pastaj dielli lindë në gjysmën tjetër të tokës.

Kjo ka qenë kundërpërgjigje ndaj idhujtarëve të cilët i adhuronin trupat qiellorë.

Kjo ka qenë kundërpërgjigje ndaj paganëve të cilët thoshin ekzistojnë dy zota: zotin e natës dhe zotin e ditës.

Kjo ka qenë kundërpërgjigje në atë se Zoti nuk zhduket dhe nuk e ndryshon gjendjen.

Vëllezër të nderuar!

Në vazhdim, Allahu i Madhërishëm përmendë atributet e kozmosit sa që thotë:

“Pasha qiellin dhe Atë që e ndërtoi atë!

Pasha tokën dhe Atë që e shtriu atë (e sheshoi)!” (Esh-Shems: 5, 6)

Është betuar në qiellin e lartë, në tokën që e ka krijuar të drejtë dhe në natyrshmëri të shëndoshë.

Zoti është betuar në qiellin, të cilin Allahu e ka ndërtuar me plotë trupa qiellorë.

 Zoti është betuar edhe në tokën dhe në atë që e ka sheshuar në të gjitha anët dhe e ka bë të përshtatshme për banorët në të.

Thënia e Allahut: “Ve ma benaha”. Pastaj edhe “Ve ma tahaha” ka kuptimin: “I Cili”, pra, “Betohem për Atë i Cili”.

 Betimi është bë për vet Veten e Allahut të Madhërishëm, por pjesëza “Ma” mund ta ketë qëllimin për të gjitha ato dukuri dhe krijesa.

 Kjo i bie sikur të ketë thënë Allahu: “Betohem në qiellin dhe të ndërtuarat në të”.

Vëllezër të nderuar!

“Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë!” (Esh-Shems: 7)

Betohem në shpirtin njerëzorë dhe në Atë i Cili e ka krijuar të plotë dhe stabil, në natyrshmërinë e drejtë.

Fjala “Sevaha” ka kuptimin: Plotësimi i logjikës së saj, plotësimi i mendjes së saj dhe të adhurimit çka i nevojitet për ta programuar trupin, e ato janë organe konkrete dhe jo konkrete.

Besimtarë të nderuar!

Prej mëshirës së Zotit është fakti se sqaron rrugën e së mirës për ta pasuar ashtu siç e tregon rrugën e së keqes për t’u larguar.

“Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij.” (Esh-Shems: 8)

Zoti e ka inspiruar dhe ia ka mundësuar njeriut ta kupton çka është e keqe dhe çka është e mirë për ta bë dallimin në mes të së mirës dhe së keqes.

Zoti e ka inspiruar dhe ia ka mundësuar njeriut ta kupton çka është krim dhe çka është devotshmëri dhe për ta bë dallimin në mes tyre.

Zoti e ka inspiruar dhe ia ka mundësuar ta kupton çka është e bukur dhe e shëmtuar për ta bë dallimin në mes tyre.

Çdo foshnje lindë në natyrshmëri.

Allahu e ka sqaruar rrugën e së mirës dhe së keqes.

Rruga e mirë është rruga të cilën e zgjedhë njeriu, të cilën e ka sqaruar nëpërmjet suneteve të pejgamberit dhe të librit të Allahut.

Rruga e keqe është rruga të cilën e zgjedhë njeriu, të cilën e ka sqaruar nëpërmjet suneteve të pejgamberit dhe të librit të Allahut.

Thënia e Allahut “Elhemeha” ka kuptimin: Ia ka mundësuar t’i kupton ato rrugë.

Shpirti simpatik i dashur ka nevojë për ndjenja të pastra, dhe orientimi në atë çka është më e mira.

Shpirti simpatik ka nevojë që të lufton kundër shejtanit dhe epshit.

Atëherë kur njeriu i lufton dëshirat dhe epshin, ai është besimtar me besim të vërtetë.

Besimtarë të nderuar!

Cila është përgjigja e betimit:

“Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten.” (Esh-Shems: 9)

Përgjigja e betimit është në thënien e Allahut: “Ka shpëtuar” pra veç ka shpëtuar, që do të thotë se ka arritur sukses në të gjitha të kërkuarat, i ka realizuar ai cili e ka pastruar shpirtin, e edukon dhe e zhvillon me të mira, dhe e bën të praktikon devotshmërinë dhe veprat e mira.

Përgjigja e betimit është se ka arritur sukses në të gjitha të kërkuarat, i ka realizuar ai cili e ka pastruar shpirtin, e edukon dhe e zhvillon me të mira, dhe e bën të praktikon devotshmërinë dhe veprat e mira.

Përgjigja e betimit është se ka arritur sukses në të gjitha të kërkuarat, i ka realizuar ai i cili e ka pastruar shpirtin, e edukon dhe e zhvillon me të mira, dhe e bën të praktikon devotshmërinë dhe veprat e mira. Kjo, pas dërgimit të pejgamberëve, pas argumenteve dhe pas shenjave madhështore.

Zoti është betuar në 11 çështje se Zoti e mbështetë:

– Atë i cili pastron shpirtin,

– I cili plotëson besimin, dhe

– I cili Vepron vepra të mira,

– I cili Largohet nga çdo gjë e njollosë shpirtin

– I cili Largohet nga idhujtaria dhe mëkatet.

I tilli ka shpëtuar në ditën e gjykimit.

I tilli ka shpëtuar nga çdo gjë e trishtueshme dhe

Zoti ia siguron çdo të mirë.

Besimtarë të nderuar!

Zoti është betuar në 11 çështje se:

“E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten.” (Esh-Shems, 10)

– Ka dështuar ai i cili e ka ngatërruar shpirtin.

– Ka dështuar ai i cili nuk e ka edukuar shpirtin.

– Ka dështuar ai i cili nuk e ka përgatitur veten me devotshmëri.

 – Ka humbur ai i cili e ka njollosur shpirtin, nuk e ka edukuar dhe e ka lënë të zhytet në mëkate, dhe nuk e ka përgatitur me vepra të mira.

Atëherë kur njeriu nuk kujdeset për shpirtin e tij, e lë të shkon në bazë të dëshirave epshore, ai ka pësuar dhe ka dështuar.

Allahu është përbetuar për këtë. Dështimi dhe disfata duhet të dënohen.

Ndërsa ai i cili e njollos shpirtin me të keqën, me të dëmshmen, me mëkate ai veç ka dështuar. Kjo, pasi u kanë ardhur pejgamberët me argumente të qarta.

Besimtarë të nderuar!

Zoti i Madhërishëm thotë:

“Themudi përgënjeshtroi për shkak të arrogancës së vet.

Kur më i keqi i tyre u ngrit me të shpejtë.” (Esh-Shems: 11, 12)

Dënimi i cili do t’i godet përgënjeshtruesit kur do të gjykohen dhe do të dënohen në botën tjetër është e padiskutueshme.

 Është e padiskutueshme sepse, Themudi – vend në mes të Shamit dhe Hixhazit – e kanë përgënjeshtruar pejgamberin e tyre Salihun për shkak se kanë qenë kriminel dhe arrogant. Kjo ka ndikuar që ata ta përgënjeshtrojnë.

 Themudi e kanë tejkaluar kufirin me mëkate, atëherë kur është rebeluar Kudar bin Salefi nga populli Themud, i cili e ka therë devenë e Salihut a.s., me motivimin nga populli i tij dhe me pajtimin e tyre me atë vepër.

Therja e devesë është dëshmi se të gjithë e kanë përgënjeshtruar pejgamberin e tyre dhe dëshmi për saktësinë e mesazhit të tij, atëherë kur i ka përfshi dënimi me të cilin janë paralajmëruar.

“… e Pejgamberi atyre u pat thënë: “Kijeni kujdes devenë e All-llahut dhe ndaj pengimit të saj që të pijë ujë.”(Esh-Shems: 13)

Salihu u ka thënë atyre: Pra, grupit rebelues të pejgamberit të Allahut, Salihut a.s.: Lëreni devenë e Allahut, e keni kujdes, mos i bëni ndonjë të keqe, pra,

Salihu u ka thënë atyre mos i shkaktoni asnjë të keqe, por lëreni që të pi ujë siç është përcaktuar dhe siç kanë bë marrëveshje ashtu që ajo të konsumon ujin përgjatë një dite, ndërsa ju e konsumoni ujin në ditën tjetër.

E kanë përgënjeshtruar paralajmërimin se mund të dënohen, as që janë brengosur për paralajmërimin se do të dënoheshin.

E, pastaj rebeli e ka pre atë deve, pastaj populli janë pajtuar me atë veprim. Kështu, prerjen e devesë ia ka përshkruar të gjithëve kështu që dënimi është zbatuar te të gjithë dhe, Allahu i ka shkatërruar të gjithë.

Allahu është hidhëruar me të gjithë, kështu i ka dërmuar dhe i ka përfshi në dënim, e nuk ka shpëtuar asnjëri prej tyre.

Përfundim

Zoti i Madhërishëm thotë:

“Ata nuk i besuan atij dhe atë (devenë) e therën dhe Zoti i tyre për shkak të mëkatit të tyre ua rreshtoi ndëshkimet dhe i rrafshoi.” (Esh-Shems: 14)

Salihu a.s.:

– I ka thirr në monoteizëm për t’u larguar nga politeizmi, e kanë përgënjeshtruar.

– Prapëseprapë kanë përgënjeshtruar.

– Prapëseprapë kanë mohuar dhe e kanë përgënjeshtruar pejgamberin e Allahut.

– Prapëseprapë i kanë dëgjuar epshet e tyre, dëshirat e tyre.

– Prapëseprapë e kanë dëgjuar shejtanin.

Për këtë arsye janë dënuar.

I kanë kërkuar argumente, e ka sjellë devenë argument, atëherë deveja ka dalë nga shkëmbi.

Dënimi pas tri ditëve, deveja një ditë populli një ditë. Janë pajtuar të gjithë për mbytjen e devesë, i vogël e i madh, plak, femër e mashkull.

Dënimi i ka përfshi të madh e të vogël.

Ai rebel, nuk i ishte frikësuar pasojës së atij veprimi.

Thënia e Allahut: “Fe demdeme” ka kuptimin: Allahu i ka dënuar me dënim drithërues për ta. Pra dënim i cili i ka dridhë dhe i ka dërmuar.

Zoti i Madhërishëm thotë:

“Duke mos iu frikësuar prapavisë së atij (ndëshkimi).” (Esh-Shems: 15)

Aktivi i foljes (veprues) është për rebeluesin, i cili e ka pre devenë.

Ekziston mundësia është për Allahun e Madhërishëm. Pra, Allahu vepron mbi ta siç dëshiron dhe nuk pyet askënd për veprimet e Tij.

Ekziston mundësia që është për Salihun a.s. Pra, Salihu nuk është frikësuar, për atë se si Allahu do t’i dënon për veprën (kriminale) e tyre. Përderisa i kishte paralajmëruar më herët.

Allahu ka mundësi për çdo gjë.

Allahu nuk i frikohet askujt.

Duke e falënderuar Zotin po e përfundojmë komentimin e sures Shems.

Lini një koment