Dr. Musli Vërbani
Hutbe të xhumasë II
Me komentim të sureve të xhuzit Amme Nga sureja En-Nebeë deri te sureja El-Lelj
–

–
Njeriu nuk i kushton vëmendje këshillave të tjerëve.
Njeriu nuk i kushton vëmendje eksperiencave të tjerëve.
Njeriu nxiton në çështje:
– Kur Allahu i jep të mira kënaqet dhe qetësohet.
– Kur Allahu ia mbulon me fjalë tjera ia pengon ato mirësi, ose e godet me fatkeqësi, ai ankohet dhe rënkon.
Kjo është e qartë dhe vërehet në natyrshmërinë e njeriut në këtë botë.
Zoti i Madhërishëm thotë:
“E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotë: “Zoti im më ka nderuar!” (El-Fexhr: 15)
Me këtë ajet, Allahu i Madhërishëm tregon për mendimet e kurejshitëve se ata ishin të nderuar nga Allahu i Madhërishëm dhe se robi i Tij ishte i poshtëruar.
Me këtë ajet, Allahu i Madhërishëm tregon thëniet e tyre se ata ishin të nderuar nga Allahu i Madhërishëm dhe se robi i Tij ishte i poshtëruar.
Ata bazoheshin në atë se kur shihnin veten e tyre posedonin pasuri, fëmijë, jetë të mirë, e kjo (në bazë të tyre) ishte nderë për ta, ndërsa e kundërta ishte poshtërim, dhe se në përgjithësi ky mendim dominon te shumica e pabesimtarëve.
Ky ajet “Sa i përket njeriut” është kritikë dhe qortim.
Fjala “Njeri” është emër i llojit, pasi mund të rezulton një mendim i tillë edhe te disa besimtarë për disa raste, në mënyrë të tillë. Kjo në bazë të natyrshmërisë.
Njeriu gabon atëherë kur mendon se: Nëse e sprovon Zoti, dhe i jep mirësi, e nderon me pasuri dhe ia zgjeron furnizimin e ai thotë: Zoti më ka nderuar dhe më ka vlerësuar, më ka përzgjedhur dhe më ka pasuruar.
Po ashtu njeriu gabon atëherë kur krijon bindje se: Nëse e sprovon Zoti, dhe i jep mirësi, e nderon me pasuri dhe ia zgjeron furnizimin e ai thotë: Zoti më ka nderuar dhe më ka vlerësuar, më ka përzgjedhur dhe më ka pasuruar.
Allahu e mallkon njeriun për shkak të asaj se çka mendon: Pra (kur mendon se) Allahu i ka zgjeruar furnizimin, dhe kjo është se është i privilegjuar dhe i nderuar prej Allahut, ndërsa çështja nuk është ashtu, por ai vet është në sprovë dhe në test. Kjo sa i përket të pasurit dhe të atij i cili e ka gjendjen e mirë ekonomike.
Besimtarë të nderuar!
Përderisa, sa i përket atij i cili ballafaqohet me varfëri.
Varfëria nuk është dëshmi se Allahu është i hidhëruar me atë njeri.
Gjendja e vështirë ekonomike nuk është dëshmi se Allahu është i hidhëruar me atë njeri.
Por, kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin (e varfëron), ai thotë:
“Zoti im më ka nënçmuar!” (El-Fexhr: 16)
Kur Allahu e sprovon njeriun me varfëri, nuk ka gjendje të mirë ekonomike thotë: Zoti më poshtëroi.
Kur Allahu e i ngushton furnizimin, thotë: Zoti më përbuzi.
Edhe ky mendim është i gabuar.
Nuk është e drejtë për njeriun të mendon se pasi i është penguar risku dhe i është vështirësuar gjendja ekonomike është përbuzur.
Nuk është e drejtë për njeriun të mendon se pasi i është penguar furnizimi dhe i është vështirësuar gjendja ekonomike është poshtëruar.
Thënia e Allahut: “Ibtelahu” ka kuptimin: I ka dhënë të mira.
Besimtarë të nderuar!
Nëse njeriut i mundësohet diçka në pasuri, nuk është argument se Allahu është i kënaqur me të.
Nëse njeriut i mundësohet famë, nuk është argument se Allahu është i kënaqur me të.
Nëse njeriut i mundësohet pozitë, nuk është argument se Allahu është i kënaqur me të.
Nëse njeriut i mundësohet shëndet, nuk është argument se Allahu është i kënaqur me të.
Në anën tjetër:
Pengimi nga rizku nuk janë dëshmi se Allahu është hidhëruar me atë njeri dhe e dënon.
Varfëria nuk është dëshmi se Allahu është hidhëruar me atë njeri dhe e dënon.
Gjendja e vështirë ekonomike nuk është dëshmi se Allahu është hidhëruar me atë njeri dhe e dënon.
Por është vetëm sprovë.
Obligim i të pasurit edhe i të varfrit është që të dëgjon.
Ai i cili sprovohet me varfëri duhet të falënderon dhe të duron.
Sa i përket nderimit të Allahut, shihet në devotshmëri, ndërsa,
Sa i përket poshtërimi prej Allahut vërehet në mëkatin ndaj tij.
Zoti i Madhërishëm thotë:
“Jo, nuk është ashtu! Por (punoni edhe më zi) ju nuk përfillnit bonjakun,
Nuk cytni njëri-tjetrin për ta ushqyer të varfrin,
Dhe ju e hani me të madhe trashëgiminë (padrejtë).
Dhe pasurinë e doni së tepërmi.” (El-Fexhr: 17-20)
Allahu i Madhërishëm e ka qortuar njeriun i cili krijon bindje të gabuar, ose kur mendon se nëse ka jetë komode është i nderuar, ndërsa nëse jeton jetë të vështirë është i poshtëruar.
Pastaj ka sqaruar se esenca e rezultateve të njeriut dhe e veprimtarisë së tij shihet në atë kur e sheh se:
– Nuk e nderon jetimin ose nevojtarin.
– Nuk e motivon në ushqimin e të varfrit.
– Mundohet me çdo kusht që ta shfrytëzon pasurinë e trashëguar.
– Mundohet të tubon pasuri.
Besimtarë të nderuar!
“Jo, mosni ashtu! Kur të dridhet toka njëpasnjëshëm!
Dhe kur të vijë Zoti yt dhe engjëjt qëndrojnë radhë-radhë!
Dhe atë ditë sillet Xhehennemi, ditën kur përkujtohet njeriu, e ç’dobi i bën atij përkujtimi?
Thotë: “O, i gjori unë, sikur të isha i parapërgatitur për jetën time!” (El-Fexhr: 21-24)
Në këto ajete, Allahu tregon për veprat e njerëzve në mënyrë kritikuese dhe qortuese.
Jo, kurrsesi, jo. Pra duke qortuar pretendimet e kurejshitëve në atë se: Allahu i jep pasuri atij të cilin e do dhe atë të cilin nuk e do. Mirëpo në të dy rastet shikohet devotshmëria e tij:
– Nëse është i pasur falënderon.
– Nëse është i varfër duron.
Ata neglizhojnë për të punuar vepra të mira.
Ata as nuk i nderojnë jetimët dhe as nuk ju ndihmojnë atyre, i largojnë edhe nga e drejta e tyre, nga e drejta e trashëgimisë, të cilën e meritojnë. Marrin pasuri prej tyre.
Të drejtën trashëgimore e rrëmbejnë me forcë, dhe e hanë vetë,
tubojnë pasuri, dhe nuk bëjnë dallimin çka është e lejuar dhe çka është e ndaluar.
E duan pasurinë ekstrem dhe pa kurrfarë turpi.
O ju njerëz, ju mendoni për këtë botë e nuk mendoni për botën tjetër, Allahu dëshiron që të veproni për botën tjetër.
Jo, kurrsesi jo, pra i qorton për mendimet dhe për veprimet e tyre. Nuk është e drejtë që të veproni dhe ta lakmoni vetëm këtë botë, e të privoni të tjerët nga mirësitë e kësaj bote dhe të pasuroheni me çdo kusht dhe në çfarëdo mënyre, qoftë hallall qoftë haram.
Përgatituni për ditën e llogaridhënies ku do të bëhet gjykimi në mes njerëzve, sa që do të dridhet, pra do të çahet toka dhe do të përplaset me përplasje të fortë.
E, atëherë Allahu do t’i gjykon njerëzit në mes vete dhe do të merr vendime gjyqësore të rëndësishme, në dënim dhe shpagim.
Atë ditë do të paraqiten ajetet e fuqisë së Allahut, të sundimit të Tij, dhe të triumfit të Tij.
Melaqet e përzgjedhura dhe të dalluara do të qëndrojnë në rresht për të siguruar dhe për të mbrojtur çdo gjë.
Atëherë, ata të cilët do të shikojnë në atë moment do të ju zbulohet xhehenemi pasi ka munguar dhe ka qenë i mbyllur për ta, siç figuron në ajet tjetër:
“Dhe do të paraqitet xhehenemi për ata të cilët e shohin.”(En-Naziatë: 36).
Në atë ditë të tmerrshme njeriu do ta kupton ku ka gabuar, dhe çka ka lëshuar, çfarë mëkate ka bë dhe çka ka përgënjeshtruar, dhe cilat vepra të këqija i ka punuar.
Në ditën e gjykimit pendohet, e mallkon veten e tij pse ka qenë indiferent. Në ditën e gjykimit ballafaqohet me realitetin (drejtësinë): E kupton se s’ka pushtet në llogaridhënie dhe shpagim. Kjo sepse sundimi absolut i takon Allahut. Kështu ndodhë në të shumtën e rasteve.
Mirëpo a i bënë dobi ai përkujtim? Pra, a i bën dobi kujtimi?
Natyrisht se nuk i bënë dobi. Koha ka mbaruar. Afati ka skaduar.
Pa dyshim se do t’i bënte dobi po të kishte menduar dhe të vepronte të drejtën para vdekjes. Njeriu i cili ka bë mëkate në dunja do të thotë: Ah, i mjeri unë po të prezantoheshin vepra të cilat do të më bënin dobi për këtë botë të përgjithmonshme.
Thotë, sikurse të ekzistonte vetëm bota e përgjithmonshme. Ah, i mjeri unë po të kisha vepruar vepra të mira për jetën time për në botën tjetër e cila është e përgjithmonshme. Ajo botë është e përgjithmonshme si për banorët e xhehenemit, si për banorët e xhenetit.
Sa i përket pjesës së ajetit “Për jetën time”, dijetarët kanë dhënë dy mendime:
Mendimi i parë: Ka kuptimin “për jetën time të përgjithmonshme” pra për botën tjetër.
Mendimi i dytë: ka kuptimin “për jetën time të kaluar të dunjasë”.
Përgjigja e fjalës: “Atëherë kur toka pëlcet” është fjala: “Atëherë nuk do të dënohet” që nënkupton: Në ditën e gjykimit, askush nuk e merr përsipër që t’i dënon mëkatarët, t’i gjykon ata dhe t’i shpaguan përpos Zotit, askush nuk e merr përsipër që t’i lidh me hallka dhe me pranga, apo t’i gjykon për t’i lidhur pabesimtarët përpos Allahut.
Pastaj Zoti i Madhërishëm thotë:
“Pra, ditën kur nuk dënon si Ai askush.
Dhe nuk do të farkojë pranga si Ai askush.” (El-Fexhr: 25, 26)
Askush nuk dënon siç dënon Allahu. Këtu shohim motivimin për të vepruar vepra të mira dhe për të besuar, dhe frikësimin për të mos devijuar dhe për mosbërje të mëkateve.
Përemri në “Adhabehu” dhe “Vithakahu” është për Allahun e Madhërishëm, i Cili në ajetin në fjalë ka bë përmbledhjen e dy kuptimeve:
E para: Allahu, atëherë nuk ja vendos barrën e mëkatit të pabesimtarit askujt.
E dyta: Dënimi për ta është aq i ashpër dhe vuajtja është aq e madhe sa që nuk mund të krahasohet me asnjë dënim të kësaj bote. Kështu është situata për njeriun materialist.
Përfundim
Zoti i Madhërishëm thotë:
“O shpirt i qetësuar!
Kthehu te Zoti yt i kënaqur (për vete) e kënaqës (për Zotin)!
Hyr mes robërve të Mi!
Dhe hyr në Xhennetin Tim!” (El-Fexhr: 27-30)
Shkaku i zbritjes së ajetit në fjalë:
– Ka mendime se ky ajet ka zbritur për Hamzën.
– Ka mendime se ajeti në fjalë ka zbritur për Othmanin kur e ka ble burimin e quajtur “Rumë” dhe e ka lënë që ta shfrytëzojnë njerëzit për pije.
Kështu pra, sa i përket të mirit i cili ka vepruar vepra të mira dhe e ka dëgjuar Zotin e tij, ai te Zoti i tij kthehet me shpirt të qetë, kthehet i kënaqur me atë që ka punuar.
Sa i përket të mirit i cili e ka dëgjuar Zotin e tij, ai te Zoti i tij, kthehet i kënaqur me shpërblimin.
Ai hynë në xhenetin e përgjithmonshëm me robërit e mirë të Allahut.
Pas sqarimit se me çka do të ballafaqohen ata të dënuar, Allahu tregon për gjendjen e shpirtrave të besimtarëve. Ata janë shpirtrat e ndritur dhe të cilat nuk kanë qenë materialist ku thotë: “O ti shpirt i qetë (i bindur)”.
Allahu, ose në mënyrë të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet melaqes thotë: O ti shpirt i cili ka besim të plotë e të drejtë, i cili ka besuar në Një Zot, i cili ka besuar me bindje të plotë dhe nuk ka dyshuar, i cili është pajtuar me caktimin e Zotit dhe me fuqinë e Tij, dhe i je përmbajtur ligjeve të Zotit.
Në ditën e gjykimit i ardhur me veprën e “përmendjes ndaj Allahut”, i palëkundur në besim, besimtar me besim stabil, kthehu te shpërblimi i Zotit tënd të cilin ta ka dhuruar ty, në vendin ku të nderon dhe të gradon.
Kënaqu me këtë shpërblim për të cilën ke vepruar në këtë botë, dhe në atë që ka vendosur Allahu. Ktheu i kënaqur me vlerësimin e Zotit. Hyn në grupin e robërve të Mi të mirë së bashku me ta hyni në xhenetin Tim. Ky është nderimi, pas të cilit nderim nuk ka nderim më të madh. Allahu na bëftë prej tyre.
Duke e falënderuar Zotin po e përfundojmë komentimin e sures Fexhr.