Dr. Musli Vërbani
Hutbe të xhumasë II
Me komentim të sureve të xhuzit Amme Nga sureja En-Nebeë deri te sureja El-Lelj
–

–
Prej ligjeve të prera të Zotit është:
– Shpërblimi i besimtarëve është meritorë dhe i drejtë,
– Dënimi për pabesimtarët është i drejtë dhe përfundimtar.
Kjo për t’u realizuar ligji i drejtësisë dhe barazisë në mes njerëzve dhe për të respektuar parimet dhe të drejtën ligjore.
Besimtarë të nderuar!
Suretu Fexhr tregon për tri lloje të kriminelëve:
– Populli Adë i Hudit a.s.
– Populli Themud i Salihut dhe
– Populli i Firaunit te rasti me Musain a.s.
Këta janë pakti i kriminelëve.
Përballë këtij pakti janë pakti i pejgamberëve, respektivisht:
- Hudi përballë popullit Adë;
- Salihut Përballë popullit Themud;
- Musai a.s. përballë Firaunit.
Mirësi dhe mëshirë e Zotit është të na tregon shembuj të dënimit të pabesimtarëve në këtë botë, ashtu që krimineli të heqë dorë ngarkimi dhe që të beson besimtari.
Sot do të flasim për popullin e Salihut a.s. dhe të Firaunit pasi kemi shpjeguar për popullin e Hudit a.s.
Zoti i Madhërishëm thotë:
“Dhe me Themudin, të cilët shpuan shkëmbinj në luginën (kura)”. (El-Fexhr: 9)
A e di se çka ka vepruar Allahu me popullin e Salihut a.s., ata të cilët kanë çelë shpella në kodrina dhe me gurë kanë ndërtuar shtëpi për të jetuar në to, pastaj edhe pallate të larta (gjigante).
Hixhr: është vend në mes të Shamit (Sirisë) dhe Hixhazit.
Hixhr: kodrinë me vendbanime.
Se si Allahu i ka dënuar dhe i ka shkatërruar.
Kjo, për t’i paralajmëruar duke sqaruar se ngjashëm mund të ju ndodhë atyre.
Vëllezër të nderuar!
Themudi dhe Adi përgënjeshtruan kijametin.
Sa i përket Themudit, ata u shkatërruan me krismë të tmerrshme.
“Themudi përgënjeshtroi të dërguarit.”
E thanë: “A të shkojmë pas një të vetmit njeri që doli nga mesi ynë, po Ne atëherë do të jemi të humbur në një marrësi!”
A, atij nga mesi jonë iu dha shpallja? Jo, por ai është një gënjeshtar mendjemadh.
Mirëpo ata nesër do të kuptojmë se kush është gënjeshtari, mendjemadhi!
Ne atyre do t’ua dërgojmë devenë si sprovë e ti vetëm priti dhe bën durim.
Dhe lajmëroji ata se uji është i ndarë për ta veç e veç, secili do të paraqitet për të pirë ujë në rendin e vet.
Po ata e ftuan shokun e vet, e ai mori dhe e theri atë.
E çfarë ishte ndëshkimi ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im?
Ne lëshuam kundër tyre një ushtimë, e ata u bënë si shtrojë vathi. (Mbeturinë e ushqimit të kafshëve që u shtohet).” (El-Kamer: 23-31)
Vëllezër të nderuar!
Zoti i madhërishëm thotë:
“Dhe me faraonin i fortifikuar me tenda (ushtarake)!
Të cilët e tepruan me krime në tokë.
Dhe në të shtuan shkatërrimin.” (El-Fexhr: 10-12)
A e di se si ka vepruar Allahu me kriminelin firaun i cili ishte udhëheqës i Egjiptit në kohën e Musait a.s.
I cili kishte pallate gjigante, stabile, të ndërtuara si shtylla me themele të forta në tokë,
E, prej tyre edhe piramidat të cilat i ka ndërtuar firauni që të ishin varreza të tyre.
Besimtarë të nderuar!
Zoti i Madhërishëm thotë:
“E All-llahu kundër tyre lëshoi llojlloj dënimesh.
Pse Zoti yt është që përcjell (u rri në pritë).” (El-Fexhr: 13, 14)
Allahu i Madhërishëm, në vazhdimësi i ka goditur me lloje të ndryshme të dënimeve. Kjo i ngjason kërbaçit i cili shkakton dhembje, i cili përdoret për të zbatuar dënimin.
Thënia e Allahut: “Fe sabbe” kjo fjalë përdoret për shkopin (goditje me shkop). Nga shkaku se godet me shpejtësi.
O ju të cilëve po ju adresohem, shikoni se si janë paralajmëruar dhe se si janë ndëshkuar.
Fjala “Paralajmërimet” është shumës i fjalës “Paralajmërim”.
Adi, Themudi dhe Firauni i kanë tejkaluar kufijtë në vendet e tyre.
Allahu i Madhërishëm, në vazhdimësi i ka goditur me lloje të ndryshme të dënimeve.
Ata të cilët i përmendëm janë: Adi, Themudi, Firauni, të cilët i kanë tejkaluar kufijtë në vendet e tyre. Ata me kriminalitetin e tyre kanë tejkaluar çdo cak, janë rebeluar, janë egërsuar, me forcën e tyre janë treguar arrogantë dhe me pabesimin e tyre, me mëkatet e tyre dhe me padrejtësitë e tyre kanë shkaktuar shkatërrime.
Përfundim
Allahu i monitoron krimet e tyre dhe e sheh çdo vepër të njeriut.
Allahut nuk mund t’i ikë asgjë, pastaj për të mirën shpërblen mirë, ndërsa për të keqen dënon keq.
Nuk anashkalon asgjë sa do të që jetë e vogël.
Fjala “Mirsad” e ka kuptimin e bazës së monitorimit.
Monitoron fjalët e çdo folësi dhe
Monitoron veprat e çdo vepruesi.
Historia e shkatërrimit të këtyre popujve përsëritet. Kjo për t’i rikujtuar me qëllim që të merret këshillë dhe mësim prej tyre.
Duke e falënderuar Zotin po e përfundojmë komentimin e pjesës së dytë të sures Fexhr.