SURETU FEXHR (1)

Dr. Musli Vërbani

Hutbe të xhumasë II

Me komentim të sureve të xhuzit Amme Nga sureja En-Nebeë deri te sureja El-Lelj

Prej ligjeve të prera të Zotit është:

– Shpërblimi i besimtarëve është meritorë dhe i drejtë.

– Dënimi për pabesimtarët është i drejtë dhe përfundimtar.

Kjo, për t’u realizuar ligji i drejtësisë dhe barazisë në mes njerëzve dhe për të respektuar parimet dhe të drejtën ligjore.

Zoti i Madhërishëm thotë:

“Pasha agimin!

Pasha dhjetë netët!” (El-Fexhr: 1, 2)

Betohem në kohën e agimit, apo në kohën e mëngjesit kur të paraqitet drita dhe fillon dita.

Betohem në dhjet netët e fillimit të çdo muaji hënorë, e prej tyre në dhjetë netët e para të dhil Hixhes.

Pastaj Zoti i Madhërishëm thotë:

“Pasha çiftin dhe pasha tekun!

Pasha natën që shkon!

A janë këto betime për të mençurin?” (El-Fexhr, 3-5)

Betohet në çiftin dhe tekun e atyre netëve dhe të çdo sendi.

Betohet në natën e cila afrohet dhe errësohet, pastaj shkon dhe largohet.

Arsyeja e betimit:

Përgjigja e betimit: Është e anuluar retorikisht: “Pa dyshim se do të ringjalleni!”.

A nuk mjaftojnë të gjitha këto betime në këto çështje madhështore për çdo njeri të mençur apo të logjikshëm.

Fjala “Hixhr” ka kuptim: të mendjes, të logjikës, të asaj çka është racionale.

Kuptimi:

Le të merr mësim çdo njeri i mençur, le t’i shikon ajetet e Allahut të Madhërishëm.

Le të merr mësim çdo njeri racional, le t’i shikon ajetet e Allahut të Madhërishëm.

Pastaj,

Allahu i Madhërishëm tregon se çka ju ka ndodhur popujve pabesimtarë.

Allahu i Madhërishëm tregon se si Allahu i ka dënuar dhe i ka shkatërruar.

Besimtarë të nderuar!

Suretu Fexhr tregon për tri lloje të kriminelëve:

– Populli Adë i Hudit a.s.

– Populli Themud i Salihut dhe

– Populli i Firaunit te rasti me Musain a.s.

Këto janë pakti i kriminelëve.

Përballë këtij pakti janë pakti i pejgamberëve, respektivisht përballë:

Hudi a.s. përballë popullit Adë;

Salihu a.s. përballë popullit Themud;

Musai a.s. përballë Firaunit.

Mirësi dhe mëshirë e Zotit është se na tregon shembuj të dënimit të pabesimtarëve në këtë botë, ashtu që krimineli të heqë dorë të mos i torturoj dhe të mos i maltretoj besimtarët për shkak të besimit të tyre.

Vëllezër të nderuar!

Zoti i Madhërishëm thotë:

“A nuk e di ti se ç’bëri Zoti yt me Ad-in?

Me banorët e Iremit me ndërtesa të larta?

Që si ata (populli Ad) nuk është krijuar askush në tokë!” (El-Fexhr: 6-8)

O njeri, po a nuk e di se si Allahu e ka shkatërruar fisin e parë të Adit, të cilët banonin në qytetet e shpellave.

Ato qytete ishin në gadishullin arabik.

Po ashtu edhe të atij vendbanimi me emër tjetër, të quajtur: “Ireme”, të cilët kishin ndërtesa të larta.

Kjo është metaforë për jetën luksoze dhe me gjendje të mirë ekonomike, dhe në kohën e tyre, nga të gjitha vendet tjera të ndryshme nuk mund të krahasohej me zhvillimin e tyre.

Fjala “Ireme” ka të bëjë më konkretisht për fisin Adë, te i cili ishte dërguar pejgamberi Hudë a.s.

Sot do të flasim për popullin e Adë të Hudit a.s.

Pas Ademit a.s. deri te Nuhu a.s., njerëzimi ishte besimtarë.

Në kohën e Nuhut a.s. për herë të parë është shfaqë politeizmi dhe paganizmi.

Pastaj Zoti i Madhërishëm i dënoi me vërshimën interkontinentale, ku u zhdukën të gjithë përpos besimtarëve të cilët ishin në Anije me Nuhun a.s.

Pastaj, besimtarët u shpërndanë nëpër tokë.

Nga paraardhësit besimtarë u formuan politeistët, e këta politeist ishin politeistët e parë pas Nuhut a.s.

Këta politeist ishin të fisit Adë, me një fjalë të popullit Adë. Kështu pra, populli Adë ka qenë populli parë i cili ka qenë politeist pas Nuhut a.s.

Populli i Ad-it përbëhej prej njëzetetre fisesh. Emri i këtij populli, i është dhënë nga nipi i Nuhut a.s., Adi.

Thuhet se këta kanë jetuar përafërsisht tetëqind vjet pas Nuhut a.s.

Vëllezër të nderuar!

Populli Adë specifikohej me disa specifika të asaj kohe, prej më të njohurave janë:

1. Populli Adë ishte superfuqi e asaj kohe.

2. Populli Adë ishin idhujtarë dhe paganë.

3. Populli Adë kanë qenë kriminel dhe arrogant.

4. Populli Adë në vend se të pasonin pejgamberët, pasonin kriminelët.

Këto janë katër specifikat me të cilat janë dalluar populli Adë.

Vëllezër të nderuar!

Sa i përket specifikës së parë: Populli Adë ishte superfuqi e asaj kohe.

Populli Adë ka qenë popull me zhvillim të lartë ekonomik. Zoti i Madhërishëm tregon ku thotë:

“Iremi (populli Irem) të cilit kishin ndërtesa të larta.”

Fjala “Ireme” ka të bëjë më konkretisht për fisin Adë, te i cili ishte dërguar pejgamberi Hudë a.s.

Civilizim i paparë i asaj kohe. Nuk ka pas të ngjashëm në vendet tjera.

Siç thotë Zoti i Madhërishëm:

“A në çdo bregore ngritni ndonjë shtëpi (ndërtesë) sa për lojë?” (Shuara, 128)

Kjo është për jetën luksoze dhe me gjendje të mirë ekonomike. Në kohën e tyre, nga të gjitha vendet tjera të ndryshme askush nuk mund të krahasohej me zhvillimin e tyre.

Vëllezër të nderuar!

Sa i përket specifikës së dytë, ata janë dalluar me idhujtari dhe paganizëm edhe pse paraardhësit i kishin besimtarë.

Ajo çka është për t’u habitur është se pretendonin se feja e tyre idhujtare është fe e të parëve të tyre. Ashtu sikurse sot që pretendojnë të kthehemi në fenë e të parëve tanë kur dihet se të parët tanë kanë qenë besimtarë qoftë prej Ademit a.s., qoftë prej Nuhut a.s., qoftë edhe prej baballarëve tanë.

Vëllezër të nderuar!

Sa i përket specifikës së tretë, ata kanë qenë kriminelë dhe arrogant.

“Sa i përket popullit të Ad-it, ata u treguan arrogantë në Tokë dhe, pa kurrfarë të drejte, thoshin: “Kush është më i fortë se ne?” Vallë, a nuk e dinin ata se Allahu që i kishte krijuar, është më i fuqishëm se ata?! Kështu, ata i mohuan shpalljet Tona.” (Fussilet, 15)

Ata e tepruan në luks dhe filluan të shtypnin të dobëtit, duke u bërë njerëz tiranë e të padrejtë.

Populli i Adit vazhdonte ta tepronte çdo ditë e më shumë, në padrejtësi, mosbindje dhe mizori.

Pra, zemrat u ishin ngurtësuar aq shumë, sa mizoritë e tyre kishin arritur kulmin.

“E kur rrëmbeni, rrëmbeni mizorisht”. (Shuara, 129)

Pra,Nuhu ju ka thënë se Uzoti  fuqisë suaj u ka  shtuar fuqi,  mos e keqpërdorni atë foecë e të bëheni mëkatarë!

“Ata thanë: “O Hud, ti nuk na solle ndonjë argument, e ne nuk i braktisim zotat tanë për fjalën tënde dhe ne nuk të besojmë ty”. (Hud, 53)

 “Përkujtoni kur Ai ju bëri sundues pas popullit të Nuhut dhe ju shtoi fuqinë fizike.” (Earaf, 69)

Ky referim në këtë ajet është referim për popullin e Hudit.

Njerëz gjigant të gjatë sikurse pemët, sikurse trungu e i hurmave. Tek ne e përdorim shprehjen se kanë pas shtatin sa një plep, mirëpo jo vetëm për shkak të gjatësisë, por kanë qenë edhe njerëz të gjatë edhe të fuqishëm.

Kanë qenë kriminelë dhe arrogantë. Populli Adë me kriminalitetin e tyre kanë tejkaluar çdo cak, janë rebeluar, janë egërsuar me forcën e tyre.

Populli Adë me pabesimin e tyre janë treguar arrogantë.

Janë krekosur me mëkatet e tyre dhe me padrejtësitë e tyre kanë shkaktuar shkatërrime.

Vëllezër të nderuar!

Sa i përket specifikës së katërt.

Populli Adë në vend se të pasonin pejgamberët, pasonin kriminelët.

“Adi”, populli i Hudit i kanë përgënjeshtruar pejgamberët e tyre.

Përfundim

Çka i ka ndodhë popullit Ad?

Zoti atyre u ka dërguar një erë të fortë, me zë trishtues dhe të ftohtë.

Era e fortë e pandërprerë ka shkaktuar mallkimin e vetes së tyre.

Ajo erë e ftohtë me zë trishtues nuk i ka shkatërruar dhe nuk i ka dërmuar menjëherë.

Ajo gjendje mjeruese ka vazhduar deri sa u është afruar zjarri.

Njerëzit binin të vdekur në tokë ashtu siç bien palmat me rrënjët e tyre.

Njerëzit binin në tokë dhe bëheshin sikur të ishin kufoma të kalbura prej kohës, apo pjesë të kalbura të palmave të kamotshme.

Pra, ato pjesë janë shkëputur dhe janë shpërndarë nga trupi i njeriut ashtu siç shpërndahen degët dhe gjethet e palmave.

“I ngriste njerëzit si të ishin trupa hurmash të shkulura”. (Kamer: 20)

Ndërsa Adi është shkatërruar me një erë të fortë, të pakufishme.

“Atë Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht, kur shihje njerëzit në to të rrëzuar si të ishin trupa hurmash të zgavruara.” (Haka: 6,7)

Këtu referimi është për popullin Hud pas Nuhut a.s.

“Adi përgënjeshtroi, e çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi?

Atyre Ne në një ditë fatkeqe të përjetshme u lëshuam një erë të fortë. ” (Et-Turë: 18, 19)

“I ngriste njerëzit si të ishin trupa hurmash të shkulura.” (Et-Turë: 22)

Duke e falënderuar Zotin, po e përfundojmë komentimin e pjesës së parë të sures Fexhr.

Lini një koment