SURETU BELED

Dr. Musli Vërbani

Hutbe të xhumasë II

Me komentim të sureve të xhuzit Amme Nga sureja En-Nebeë deri te sureja El-Lelj

Jeta është përplot mundime.

Njeriu është i krijuar për t’u ballafaquar me mundime, me brenga.

Njeriu është i krijuar për t’u ballafaquar me sprova jetësore.

Njeriu është mashtruar me këtë jetë dhe me të mirat e kësaj bote.

Ai mendon se është zotëria i kësaj toke dhe askush asgjë nuk e ka në dorë, mirëpo:

– Allahu është Ai i Cili e ka pajisur njeriun me dituri,

– Allahu është Ai i Cili e ka pajisur njeriun me mjetet e hulumtimit të çështjeve.

– Allahu është Ai i Cili ia ka dhënë mjetet e hulumtimit dhe ia ka treguar rrugën për t’u drejtuar dhe për t’u udhëzuar.

Allahu ia ka treguar njeriut mënyrën për të pasur sukses në jetë dhe për të shpëtuar. Mirëpo ai neglizhon dhe nuk angazhohet për t’u ngjitur në rrugën përpjetë, e ajo rrugë është: Lirimi i robërve dhe furnizimi me ushqim të tjerët.

Kjo ka ndikuar që njerëzit të ndahen në dy grupe:

– Njerëzit e pozicionuar në anën e djathtë.

– Njerëzit e pozicionuar në anën e majtë.

Cili është qëllimi i i Suretul Beled?

– Qëllimi i suretul Beled është sqarimi se Allahu është i Gjithëfuqishëm kundrejt qytetarëve.

– Qëllimi i suretul Beled është Sqarimi se Allahu është i Gjithëfuqishëm kundrejt të pasurve të qytetit.

– Qëllim tjetër është se Allahu ia kujton pejgamberit rëndësinë dhe vlerën e Mekës, të banorëve të Mekës, paraardhësve të mekës dhe e esencën e dërgimit duke i qortuar dhe mallkuar idhujtarët.

– Ua kujton se begatitë ndaj tyre duhet të shprehen me mirënjohje, me falënderim.

– Ua kujton se nuk dënohen nëse veprojnë punë të mira, si f.v. duke ndihmuar jetimët dhe të varfrit.

Suretu Beled sqaron se ekzistojnë dy rrugë:

– Rruga e drejtë dhe

– Rruga e gabuar.

Suretu Beled, pasi që sqaron situatën e dy rrugëve, tregon rezultatin dhe përfundimin e secilës rrugë.

Besimtarë të nderuar!

Zoti i Madhërishëm thotë:

۞“Betohem në këtë qytet!” (El-Beled: 1)

Betohem në këtë qytet: Është Mekeja Fisnike, tregon për madhështinë e saj.

Kur Zoti betohet në elemente, betohet për të treguar rëndësinë, vlerën dhe madhështinë e tyre, e prej tyre:

Është betuar në Mekën, vlera e së cilës është se në Meke është Qabja.

Është betuar në Mekën i cili është vendi më i vlefshmi në fytyrën e tokës.

“Më e para shtëpi që është vënë për gjithë njerëzit, është ajo që gjendet në Mekë.” (Ali Imran, 96)

“E ti je që gjendesh në këtë qytet!” (El-Beled: 2)

Është betuar në elemente për të treguar rëndësinë, vlerën dhe madhështinë e tyre, e prej tyre:

E ti, o pejgamber, ti e ke të lejuar këtë qytet.

Lejohet ta vrasësh cilin do.

Kjo ka qenë në ditën e çlirimit të Mekës.

Ata kishin kryer krime, për të cilat krime ishte i merituar ekzekutimi i tyre.

Në çfarëdo situate, Mekeja ka vlerë të madhe sa që edhe në situatën e pabesimtarëve, o pejgamber e ke të lejuar ekzekutimin me vrasje në atë qytet, nuk e ke të ndaluar. Kjo është poshtërim dhe përbuzje për ta.

Besimtarë të nderuar!

Zoti i madhërishëm thotë:

“Betohem në prindin dhe në atë që lind prej tij!” (El-Beled: 3)

Është betuar në elemente për të treguar rëndësinë, vlerën dhe madhështinë e tyre,e prej tyre:

Është betuar në babanë, në Ademin, të cilin e ka krijuar dhe e ka bë pejgamber:

۞“All-llahu e zgjodhi (pejgamber) Ademin, Nuhun, familjen Ibrahimit, familjen e Imranit mbi popujt tjerë (të asaj kohe).” (Ali Imran, 33)

“(Kur Zoti yt u tha melekëve): “Unë po krijoj në tokë një zëvendës!” (Bekare, 30)

Është betuar në bijtë e Ademit për njerëzit e mirë dhe për ata të cilët jetojnë në Meke ose për ata të cilët kanë kaluar pranë saj. Pra, në Ibrahimin a.s. dhe Ismailin a.s.

Dihet vlera e Ibrahimit a.s.

Dihet vlera e Ismailit. Zoti i Madhërishëm e ka shpërblyer ku thotë:

“Ne e shpaguam atë me një të therur (kurban) të rëndësishëm.” (Saffat, 107)

Besimtarë të nderuar!

Zoti i madhërishëm thotë:

“Vërtet, Ne e krijuam njeriun në vështirësi të njëpasnjëshme.” (El-Beled: 4)

Çdo betim e ka edhe arsyen e betimit.

Arsyeja e betimit është se:

– Zoti e ka krijuar njeriun për vështirësi.

– Të gjithë njerëzit përfshihen nën rregullin e jetesës me vështirësi.

– Të gjithë njerëzit përfshihen nën rregullin e jetesës me vuajte dhe me sprova.

– Të gjithë njerëzit përfshihen nën rregullin e jetesës me sprova.

– Njeriu sprovohet për çështjet e kësaj bote dhe të botës tjetër.

Besimtarë të nderuar!

Zoti i Madhërishëm thotë:

“A mendon ai, se atë nuk mund ta mposhtë askush?” (El-Beled: 5)

Njeriun e ka mashtruar fuqia e tij.

Njeriun e ka mashtruar vetvetja e tij. Për këtë arsye i është thënë: Biri i Ademit a mos po mendon se nuk e ngërthen (nuk e mposhtë) askush. A mendon se nuk mund t’i hakmerret askush. Allahu është Ai i Cili ka mundësi për gjithçka.

Shkaku i zbritjes së ajetit:

Dy shkaqe të zbritjes së ajetit në fjalë:

E para:

Ky ajet ka zbritur për el-Xhemhijun. Ai mendonte se atë nuk mund ta mposhtë askush.

Ka mendime se ajeti në fjalë ka zbritur për tjetërkënd, siç ishte Amr bin Abdin, i cili ka dashur të dyluftonte dhe ta mbyste Aliun r.a. në fushë, ku ishte ndërtuar (hapur) hendeku,

Kur’ani, për këtë arsye ka qortuar.

Zoti i madhërishëm tregon dhe thotë:

“E thotë: “Unë kam shpenzuar shumë pasuri!

A mendon ai se atë askush nuk e ka parë?” (El-Beled: 6, 7)

Allahu e mallkon njeriun i cili shpenzon (donon) pasuri me qëllim proklamimi, lavdërimi dhe syfaqësimi, ashtu që në ditën e gjykimit të thotë: Unë kam donuar (shpenzuar) shumë pasuri.

Kam shpenzuar për të tjerët.

Kjo është ajo që pjesëtarët e kohës së injorancës thoshin: “Fisnik”, “Dorëdhënës”, “Është njeri i madh”, “Është njeri me vlerë”.

E dyta:

Ajeti në fjalë ka zbritur për Harith bin Amirin bin Nufelin: Ai gabonte, dhe e ka pyetur pejgamberin a.s. Pejgamberi a.s e ka urdhëruar të shfajësohej me kompensim (dëmshpërblim).

Pastaj ai (Harithi) ka thënë: Më është harxhuar pasuria duke paguar dëmshpërblime dhe shpenzime (donime), prej se kam hy në fenë e Muhamedit.

Kjo thënie e tij ose ka qenë thënie e tepruar për atë që shpenzonte, kështu që do të ishte mëkat i madh (krim) prej tij, ose e ka fajësuar veten e tij dhe ka shfaqur pendim për veten e tij, pastaj Allahu e kritikon njeriun për injorancën e tij, sa që Allahu thotë për të se a mos po mendon njeriu i cili pretendon se shpenzon në rrugë të Allahut se nuk do t’i zbulohet brendësia e tij, dhe se nuk do të pyetet për pasurinë e tij se ku e ka fituar dhe ku e ka shpenzuar.

Pastaj Zoti i Madhërishëm thotë:

“A nuk i dhamë Ne atij dy sy?

Edhe gjuhë e dy buzë?

Dhe i sqaruam atij për të dy rrugët.

E ai nuk u hodh në të përpjetmen (rrugë e vështirë – qafëmalit).

E ç’gjë të mësoi ty se ç’është Akabe (rruga e vështirë)?” (El-Beled: 8-12)

Sqaron të mirat e njeriut e prej tyre:

– Begatinë e shikimit,

– Begatinë e të folurit.

– Begatinë e shijes së ushqimit.

Këto janë begati për të shkuar drejt rrugës së drejtë.

Këto janë begati për të shkuar rrugës së udhëzimit siç vazhdon e tregon se ne i kemi sqaruar dy rrugë.

Zoti i Madhërishëm ia ka dhënë njeriut:

– Mendjen për të menduar.

– Mendjen për të kuptuar.

Sqaron rrugën e cila sjellë lumturi në botën tjetër.

Tregon disa arsye dhe shkaqe të cilat sjellin lumturi në botën tjetër e prej tyre:

– Lirimi i robit.

– Ushqimi i nevojtarit.

Në fazën e Mekës pabesimtarëve ua përmend të mirat ndaj tyre:

 -Idhujtarëve u ka dhënë sy, gjuhë dhe buzë mjete të cilat mjete u sjellin shpëtim ata i kanë keqmenaxhuar.

Idhujtarët i kanë keqpërdorë mirësitë.

Idhujtarët i kanë keqpërdorë veshët e tyre.

Idhujtarët nuk ushqejnë të varfrit.

Idhujtarët nuk lirojnë rob.

Idhujtarët nuk ndihmojnë jetimin.

Pastaj sqaron shkaqet e fatkeqësisë e prej tyre:

– janë mashtruar me forcën e tyre,

– janë mashtruar me pasurinë e tyre.

Pabesimtari krenohet se ka shpenzuar pasuri për t’i larguar njerëzit nga rruga e Zotit.

I mohohen të mirat e Zotit.

Në vend se të liron robin, në vend se të ushqen jetimin, të varfrin, ai e jep në pengimin nga rruga e Zotit.

 Allahu i Madhërishëm nuk e ka lënë njeriun në kategorinë e të paditurve, por e ka pajisur me atë që e dallon të mirën nga e keqja, duke i krijuar atij çelësat e njohurive.

Ia ka dhënë sytë, gjuhën, buzët dhe mendjen e ndritur saqë Allahu i ka thënë atij: O njeri injorant, i cili je mashtruar në forcën tënde, po a nuk t’i kemi dhënë sytë për me pa, dhe gjuhën për me folë, po ashtu t’i kemi dhënë buzët që t’i mbyllësh, ashtu që t’i shfrytëzosh për të folur e për t’u ushqyer.

A nuk të kemi sqaruar dhe a nuk ta kemi treguar rrugën e së mirës dhe së keqes.

Të kemi dhënë mendjen dhe të kemi bë ashtu që në mënyrë të natyrshme mund të kuptosh çka është e mirë dhe çka e keqe, e që për veten tënde ta përzgjedhësh rrugën e shpëtimit.

 Rruga e shpëtimit: është përzgjedhja më e mira. Andaj pse njeriu nuk angazhohet dhe të çlirohet nga pengesat për të qenë i devotshëm ndaj Allahut të Madhërishëm. Pse i pason cytjet e shejtanit dhe të epshit!?

Pse nuk angazhohet ta lehtëson rrugën e mundimshme!?

Çka është ajo që të mëson ty se çka është rrugë e mundimshme!?

“Është lirimi i një skllavi,

Ose dhënia e ushqimit në kohën kur mbretëron uria:

Ndonjë jetimi që është i afërt,

Ose ndonjë të varfëri që e ka molisur varfëria.” (El-Beled: 13-16)

Ajo rrugë lehtësohet duke çliruar robër.

Ajo rrugë lehtësohet duke ushqyer njerëzit në kohë krize dhe urie.

Ajo rrugë lehtësohet duke i ndihmuar jetimit të cilit i ka vdekur babai e që është edhe i afërt i juaji.

Ajo rrugë lehtësohet duke ushqyer të gjorin, i cili ka nevojë për gjithçka.

E i cili nuk ka mundësi të fiton pasuri për shkak të paaftësisë së tij, thuaja se i janë ngjitur duart për toke. Kjo ngase i mungon pasuria.

“Mesgabetun” është uria në kuptim të përgjithshëm.

“Metrabe” atij të cilit i ngjiten duart për toke.

Me këtë kuptohet se “Miskini” (i gjori) është ai i cili është në gjendje më të rëndë se i varfri.

Përpos kësaj, ka qenë prej atyre të cilët kanë besuar Allahun, pejgamberin e Tij dhe ditën e gjykimit. Kjo ngase veprat e mira kushtëzohen që të pranohen me kushtin e besimit.

Pastaj

“E pastaj të bëhej prej atyre që besuan, që këshilluan njëri-tjetrin për durim dhe që këshilluan për mëshirë (për ndihmë).” (El-Beled: 17)

Ka qenë prej besimtarëve të cilët kanë vepruar vepra të mira prej të cilëve ka porositur për durim ndaj ofendimeve dhe në kryerjen e obligimeve ndaj Allahut, ndaj sprovave dhe ndaj caktimeve të Zotit.

Pastaj ka duruar dhe nuk e ka pasuar epshin e nuk ka bë mëkate, dhe kanë qenë të mëshirshëm në mes vete dhe ndaj krijesave të Allahut.

Fjala “Merhametun”: çdo gjë e cila ndikon në fitimin e mëshirës së Allahut të Mëshirshëm.

Përfundim

“Të tillët janë të zotët e anës së djathtë.” (El-Beled: 18)

Këta të cilët edukohen dhe cilësohen me këto cilësi: janë të djathtët, këta janë banorët e xhenetit.

Të djathtët janë ata të cilët janë nga ana e djathtë e arshit, është vendi i xhenetit, dhe vendi ku njerëzit do të jenë të mëshiruar.

“Ndërsa ata që nuk i besuan argumentet Tona, ata janë të së majtës.

Kundër tyre është zjarri i mbyllur.” (El-Beled: 19, 20)

 Ata të cilët mohojnë ajetet tona të zbritura, këta janë të majtët.

Ata të cilët mohojnë shenjat në gjithësi të cilat tregojnë fuqinë tonë, këta janë të majtët.

Ata do të mbyllen në xhehenem ku do t’i kaplon zjarri nga të gjitha anët.

Fjala “Mesh’eme”: është ana e majtë, në këtë drejtim është xhehenemi, ajo është rruga e të dënuarve të cilët e marrin rrugën e anës së majtë.

Faza e mekës e tregon gjendjen e mushrikëve dhe të besimtarëve, cilësitë e mushrikëve dhe të besimtarëve, gjendjen e pejgamberit a.s. në fazën e mekës në fazën e daves (thirrjes).

Është betuar në mekën, në Ademin dhe në bijtë e mirë të Ademit, pasardhësit besimtarë të Ademit.

Duke e falënderuar Zotin, po e përfundojmë komentimin e sures Beled.

Lini një koment