Dr. Musli Vërbani
Hutbe të xhumasë II
Me komentim të sureve të xhuzit Amme Nga sureja En-Nebeë deri te sureja El-Lelj
–

Ta analizojmë suren të cilën pejgamberi a.s. e ka dashur shumë, të cilën e ka lexuar në namazin e vitrit.
Ta analizojmë suren të cilën pejgamberi a.s e ka dashur shumë, të cilën e ka lexuar në namaz të bajrameve, të xhumasë.
Ta analizojmë suren të cilën pejgamberi a.s. e ka dashur shumë, të cilën e ka lexuar në namazin e Istiskasë.
Surja Eala sqaron për:
– Tesbihin,
– Dhikrin dhe
– Lakminë ndaj kësaj bote.
Besimtarë të nderuar!
Zoti i Madhërishëm thotë:
۞“Madhëroje emrin e Zotin tënd të Lartë!” (El-Eala: 1)
Allahu i ka thënë pejgamberit që ta madhëron Zotin e tij.
Zoti të thotë ty: Madhëroje Zotin tënd.
“Me emrin e Zotit tënd”: qëllimi është se Ai, Allahu është Zoti yt.
Allahu është i Lartësuar, i pa të meta dhe është krejtësisht ndryshe nga gjithë ajo që i përshkruajnë idhujtarët.
Allahu është i Lartësuar, i pa të meta dhe është krejtësisht ndryshe nga gjithë ajo që i përshkruajnë filozofët etj.
Çka pikësynohet me këtë urdhër?
Të lartësohet Allahu nga çdo e metë e cila i përshkruhet Atij.
Absolutisht Ai është pa asnjë mangësi.
Fjala “Eala”: Është më i Larti dhe i pa të meta.
Ai nuk posedon përshkrimet dhe cilësitë të cilat ia përshkruajnë Atij.
Ai është i Larti dhe më i Larti ashtu siç është i Madhi dhe më i Madhi.
Na mëson se Allahu është më i madhi, më i larti dhe nëse ne veprojmë sipas urdhrave të Allahut jemi më të ngriturit.
Nëse ne veprojmë sipas urdhrave të Allahut jemi më të më të zhvilluarit.
Nëse ne veprojmë sipas urdhrave të Allahut jemi më të civilizuarit, siç thotë Zoti i Madhërishëm:
“E mos u dobësoni (fizikisht dhe mos u dëshpëroni (shpirtërisht) derisa ju jeni më të lartit, po qe se jeni besimtarë të sinqertë.” (Ali Imranë, 139)
Kur ka zbritë ky ajet, Pejgamberi a.s. ka thënë bëjeni praktikë ta thoni në sexhde.
Na urdhëron për tesbih.
Pejgamberi a.s. bënte tesbih në çdo kohë.
Pejgamberi a.s. e zbukuronte kuvendin me tesbih.
Pejgamberi a.s. e fillonte fjalimin me tesbih dhe e përfundonte fjalimin me tesbih.
Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush thotë brenda një dite 100 herë “Subhanellahi ve bihamdihi”, i fshihen mëkatet qofshin ato mëkate të shumta sa shkuma e detit”.
Po ashtu pejgamberi a.s ka thënë: “Për çdo tesbih regjistrohet sadaka”.
Vëllezër të nderuar!
Zoti i Madhërishëm thotë:
“I cili krijoi dhe përsosi” (El-Eala: 2)
Atributet e Zotit më të Lartit janë si në vijim:
– Ai i ka krijuar të gjitha krijesat, e prej tyre është krijesa njeri.
– Secilën krijesë të cilën e ka krijuar, e ka krijuar me atë çka është në përshtatshmëri të asaj krijese,
– Secilën krijesë të cilën e ka krijuar e ka strukturuar qenien e tyre, ia ka përshtatë pjesët e trupit të saj.
– Pjesët e trupit i ka përshtatë të jenë në proporcion me njëra-tjetrën e jo disproporcionale në mes vete.
– Pjesët e trupit i ka përshtatë të jenë në harmoni me njëra-tjetrën e jo në disharmoni në mes vete.
Thënia e Allahut: “Fe sevva” e ka kuptimin se i ka harmonizuar, i ka nivelizuar dhe i ka përsosur.
Allahu është Ai i Cili, secilës krijesë ia ka përcaktuar atë që i përshtatet asaj krijese, duke ia përcaktuar çka është specifikuar për atë krijesë.
Ka krijuar çdo gjë të precizuar.
Po ashtu njeriun e ka krijuar në formën më të bukur.
Besimtarë të nderuar!
Pastaj e ka udhëzuar dhe ia ka mundësuar që ta mësojnë mënyrën se si të përfitojnë nga çështjet.
“Dhe i cili përcaktoi e orientoi” (El-Eala: 3)
Thënia e Allahut: “Fe kaddere” ka kuptimin: Vlerësimin dhe krahasimin në mes sendeve dhe çështjeve.
Pastaj e ka udhëzuar në atë çka është për të mirën e tyre.
Të vegjlit dinë të pinë qumështin nga nëna e tyre.
Ka treguar rrugën e fatkeqësisë dhe të lumturisë.
Pastaj Zoti i Madhërishëm thotë:
“Dhe i cili mundësoi mbirjen e kullosës;
E pastaj atë e bëri mbeturinë të zezë.” (El-Eala: 4, 5)
Allahu është Ai i Cili ka bë të kultivohen barishtet ashtu që t’i konsumojnë kafshët. Allahu është Ai i Cili ka bë që të kultivohen bimët dhe drithërat të cilat i konsumojnë njerëzit.
Pastaj, ato barishte, pasi të jenë të njoma dhe me ngjyrë të gjelbër i bënë që të thahen dhe të marrin ngjyrën e bojhirit.
Zoti zbret shiun për gjelbërim për rritjen dhe për zhvillimin e bimëve; pemëve; perimeve dhe çdo gjë tjetër në natyrë.
Besimtarë të nderuar!
Zoti i Madhërishëm i ka thënë Pejgamberit a.s.:
“Ne do të lexojmë ty e nuk do të harrosh (Kur’anin).
Përveç asaj që All-llahu dëshiron. Ai e di të hapurën e të fshehtën.” (El-Eala: 6, 7)
Allahu i premton pejgamberit të Tij se do t’ia forcon Kur’anin në zemrën e tij.
O pejgamber, Ne do të të bëjmë ty lexues ashtu që do të të inspirojmë leximin e Kur’anit dhe nuk do ta harrosh atë të lexuar.
Kur Xhibrili zbriste shpalljen, para se Xhibrili ta përfundonte ajetin e fundit, pejgamberi i lexonte ajetet e mëparshme, nga frika se mos po harronte ndonjë pjesë të Kur’anit (ajeteve). Atëherë ka zbritur ajeti: “Ne do të ta lexojmë ty dhe t’i nuk do ta harrosh”. Pas këtij momenti ti nuk do të harrosh asgjë. Të mjaftoj Unë ty për atë çështje.
Pas zbritjes së këtij ajeti, pejgamberi a.s. nuk ka harruar asgjë deri sa ka vdekur.
Ti do ta memorizosh Kur’anin i cili të zbret ty dhe nuk do ta harrosh, pos nëse Allahu dëshiron që ta harrosh. Po që se dëshiron Ai që ti të harrosh diçka, atëherë e bënë që ta harrosh.
Allahu e di të fshehtën.
Ky ajet është në kuptim të thënies së Allahut të Madhërishëm:
“Ti (Muhamed) mos shqipto atë (Kur’anin) me gjuhën tënde për ta nxënë atë me të shpejtë!
Sepse Ne e kemi për detyrë tubimin dhe leximin e tij!
E kur ta lexojnë atë ty, ti përcille me të dëgjuar leximin e tij.” (Kijame: 16-18)
Allahu i ka premtuar se do t’ia mundëson leximin dhe e ka informuar se nuk do ta harron aspak dhe pas këtij ajeti do t’ia përkujton që të mos e harron. Kjo nga shkaku se pejgamberi a.s. i lëvizte me shpejtësi buzët. Kjo nga frika se mos po harronte diçka nga Kur’ani. Kjo mund të interpretohet në atë se pejgamberi a.s. ka qenë analfabet, ndërsa, Allahu ia ka mundësuar që ta memorizon shpalljen dhe e ka garantuar se nuk do ta harronte.
Pastaj, Allahu i Madhërishëm e ka rikonfirmuar premtimin se do t’ia lexonte dhe pastaj nuk do ta harronte. Kjo nga shkaku se Allahu e di se çka publikojnë robërit e Tij dhe çka fshehin nga fjalët e tyre dhe nga veprat e tyre. Allahut nuk mund t’i fshihet asgjë.
Pastaj Zoti i Madhërishëm thotë:
“Dhe Ne do ta lehtësojmë ty më të lehtën.” (El-Eala: 8)
Allahu e përgëzon pejgamberin a.s. me një lajm tjetër, e ai është se do t’ia harmonizon atë që është më e lehta në dispozitat e sheriatit.
Ne ty, do t’i lehtësojmë veprat e mira dhe thëniet e drejta, do të të ligjësojmë atë çka është e lehtë dhe tolerante. Do të ta mundësojmë rrugën më të lehtën.
Kuptimi në mënyrë të shkurtuar: Me ty do të shkojmë në atë mënyrë që çështjet do t’i lehtësojmë dhe do t’i bëjmë të mira edhe për këtë botë, edhe për botën tjetër, ashtu që do të të ndihmojmë të triumfosh, të përfitosh, dhe ty me mesazhin tënd do të të ngritim në ditën e gjykimit në pozitë të lartë në xhenet.
Besimtarë të nderuar!
Pastaj, Allahu i Madhërishëm e urdhëron pejgamberin a.s. për të marrë rrugën e këshillimit.
“Pra këshillo aty ku këshilla bën dobi.” (El-Eala: 9)
O pejgamber, këshilloji njerëzit në rrugën e drejtë dhe të dobishmes.
O pejgamber, udhëzoji njerëzit në rrugën e drejtë dhe të dobishmes.
O besimtarë, këshilloji njerëzit në rrugën e drejtë.
Udhëzoi në ligjet e fesë. Dhe kjo, nëse bëjnë dobi këshillat te ta.
Kjo është një paraqitje e çështjes në mënyrën e qortimit për kurejshitët. Pra, nëse këshillat ju bëjnë dobi atyre kokëfortëve mizorë.
Ti o Muhamed këshillo për botën tjetër, për sheriatin, për rrugën e drejtë.
Ti musliman këshillo për botën tjetër, për sheriatin, për rrugën e drejtë, sepse:
Besimtarë të nderuar!
Një pjesë e pranon këshillën, ndërsa
Një pjesë tjetër e refuzon dhe nuk e pranon këshillën.
Pabesimtari nuk e pranon këshillën, atëherë ky do të digjet në zjarr të madh.
Zjarri i xhehenemit është i madh. Dënimi në xhehenem është i vazhdueshëm dhe i pandërprerë.
Zoti i Madhërishëm thotë:
“Do të këshillohet ai që ka frikë” (El-Eala: 10)
Këshillën do ta pranon ai i cili i frikësohet Zotit dhe botës tjetër, e, ata janë dijetarët.
Këshillën do ta pranon ai i cili i frikësohet Zotit dhe botës tjetër, e, ata janë besimtarët.
Secili e pranon këshillën dhe merr mësim në bazë të kapacitetit.
Në anën tjetër:
“Ndërsa do të shmanget më i keqi,
I cili do të hyjë në zjarrin e madh.
Pastaj nuk do të vdesë në të, por as nuk do të jetojë.” (El-Eala: 11-13)
Nuk do ta pranon këshillën, ai i cili i paraprinë rebelimit.
Nuk do ta pranon këshillën, dhe do t’i largohet të mirës ai i cili i paraprinë devijimit dhe pabesimit.
“I cili do të hyjë në zjarrin e madh.
Pastaj nuk do të vdesë në të, por as nuk do të jetojë.” (El-Eala: 12-13)
E, atëherë ai meriton të digjet në zjarrin e madh dhe në dënim të përgjithmonshëm.
Banori i përgjithmonshëm i xhehenemit kur do të hynë në xhehenem.
Banori i xhehenemit do të mbetet aty përgjithmonë.
Aty, as nuk do të vdesë që të qetësohet nga dënimi, por edhe nuk do të ketë jetë të mirë e të qetë ku do të përfitonte diçka, apo të ishte i lumtur në të.
Besimtarë të nderuar!
Zoti i Madhërishëm thotë:
“Ka shpëtuar ai që është pastruar.
Që e përkujton emrin e Zotit të vet dhe falet.” (El-Eala: 14, 15)
Ka korrë suksese ai i cili është pastruar nga idhujtaria dhe mëkatet.
Ka shpëtuar nga dënimi ai i cili është pastruar nga idhujtaria dhe mëkatet.
Ka fituar ai i cili ka besuar në Zotin Një dhe ka vepruar me ligjet e Tij, pastaj e ka edukuar shpirtin dhe e ka pastruar nga degjenerimi dhe të këqijat.
Ka shpëtuar kush e pastron shpirtin, largohet nga edukata e keqe, nga sjellja e keqe ndaj njerëzve dhe vazhdimisht e përmend Zotin, me gjuhë, me zemër, pastaj i falë namazet, ai do të jetë i lumtur dhe i qetë.
Pastaj Zoti i Madhërishëm thotë:
“Po ju i jepni përparësi jetës së dunjasë,
Ndërsa ahireti është më i mirë dhe i përjetshëm.” (El-Eala: 16, 17)
Allahu i Madhërishëm i ka informuar njerëzit se: Ata i kanë dhënë prioritet kësaj bote:
– Pabesimtari ndikohet në këtë botë dhe nuk beson në botën tjetër.
– Besimtari, beson në botën tjetër, por ndikohet në mëkate, dhe e mbizotëron epshi, përpos nëse e mbron Allahu i Madhërishëm.
Mirëpo, bota tjetër, të mirat e botës tjetër janë më të vlefshme dhe më të çmuara se kjo botë, njëkohësisht janë të përgjithmonshme.
Shpërblimi i Allahut në botën tjetër është më i çmueshëm dhe i përgjithmonshëm. Kjo nga shkaku se kjo botë është e përkohshme, ndërsa bota tjetër është e përgjithmonshme.
Sqaron se ata i japin prioritet kësaj bote ndaj botës tjetër.
Sqaron se ata e përzgjedhin këtë botë të përkohshme dhe e harrojnë botën tjetër të përgjithmonshme përkundër asaj se bota tjerët në krahasim me këtë botë është më e mirë.
Përfundim
Zoti i Madhërishëm thotë:
“Vërtet kjo ishte në broshurat e lashta:
në broshurat e Ibrahimit dhe të Musait.” (El-Eala: 18, 19)
Secila sure e Kur’anit fisnik e përmban besimin, bazat e adhurimit.
Secila sure e Kur’anit fisnik i përmban bazat e moralit dhe pastrimit shpirtëror.
Suret Kur’anore tërheqin vërejtjen për t’u mos mashtruar në këtë botë, por duhet orientuar në vepra të mira për botën tjetër të përhershme.
Kjo qasje e Kur’anit fisnik ka qenë edhe e qasje e librave qiellorë.
Kjo qasje e Kur’anit fisnik ka qenë edhe në fletushkat e Ibrahimit, Shijtit.
Kjo qasje e Kur’anit fisnik ka qenë edhe në fletushkat e Musaut.
Ky është model i jetesës në Islam, i cili model është në suretul-Eala.
Allahu i Madhërishëm bënë me dije se ligjet e Zotit janë Një, në bazë të tyre dhe në edukatën në mënyrë të përgjithshme, dhe se ajo çka është treguar për shpëtimin dhe pastrimin shpirtëror dhe ajo çka ka këshilluar Allahu.
Ndikimi i kësaj bote tek njerëzit ka qenë e vërtetuar në dhjetë fletushkat e Ibrahimit, në dhjetë fletushkat e Musaut përpos Tevratit.
Kanë vazhduar librat e Allahut që të dokumentojnë se bota tjetër është më e vlefshme, më e çmuar, dhe e përgjithmonshme, në krahasim më këtë botë e cila është e përkohshme.
O besimtarë, këto janë treguar dhe janë përmendur në librat e mëhershme të Ibrahimit dhe të Musaut.
O besimtarë, këto janë sqaruar në librat e mëhershme të Ibrahimit dhe të Musaut.
Pejgamberi a.s. ka thënë: “Pejgamberët janë vëllezër të nënave të ndryshme dhe e kan[ vetëm një fe”.
Duke e falënderuar Zotin, po e përfundojmë komentimin e sures Eala.