Dr. Musli Vërbani
Hutbe të xhumasë II
Me komentim të sureve të xhuzit Amme Nga sureja En-Nebeë deri te sureja El-Lelj
–

Surja Tarikë përbëhet prej dy pjesëve:
– Në pjesën e parë e vërteton ringjalljen.
– Në pjesën e dytë e vërteton saktësinë e Kur’anit.
Sa i përket pjesës së dytë, Zoti Famëlartë betohet si në vijim:
“Pasha qiellin që kohë pas kohe kthehet me shi.” (Et-Tarik: 11)
Me këtë ajet Allahu është betuar në qiellin i cili është rikthyes i çështjeve.
Po ashtu,
me këtë ajet Allahu është betuar në qiellin plot shi, i cili shi nga qielli zbret në tokë.
Është betuar në qiellin i cili e zbret shiun vazhdimisht nëpërmjet vetëtimës dhe murmurimës.
Zoti i Madhërishëm thotë:
“S’ka dyshim se vetëm All-llahu e di kur do të ndodhë kijameti, Ai e di kur e lëshon shiun. Ai e di se çka në mitra (të nënave), nuk e di kush pos Tij se çka do t’i ndodhë (çka do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç’vend (ose kohë) do të vdesë. All-llahu është më i dijshmi, më i njohuri.” (Llukman, 34)
Pra ajeti në fjalë është dykuptimësh:
– Qielli e rikthen çështjen në tokë.
– Qielli e zbret shiun nga retë, e kështu e ngjallë tokën pasi të vdes (pasi të thahet ajo tokë) e pastaj shumohen bimët, pastaj rriten dhe zhvillohen bimët.
Besimtarë të nderuar!
Pastaj Zoti i Madhërishëm është betuar në tokën e cila çahet dhe kur çahet në brendi prej saj dalin bimët ku thotë:
“Edhe tokën që çahet për bimë.” (Et-Tarik: 12)
Toka kur çahet në brendi, prej saj dalin farërat (frytet).
Toka kur çahet në brendi, prej saj dalin pemët.
Toka kur çahet në brendi, prej saj dalin xehet.
Toka kur çahet në brendi, prej saj dalin thesaret.
Toka kur çahet në brendi dhe prej saj dalin pasuritë e naftës dhe lëndëve djegëse, e kështu me radhë…
Besimtarë të nderuar!
Parashtrohet pyetja:
Cila është arsyeja e këtij betimi?
Përgjigja e betimit, me fjalë tjera arsyeja e betimit është se:
“Është e vërtetë se ai (Kur’ani) është fjalë që dallon – gjykon.” (Et-Tarik: 13)
Ajetet e Kur’anit janë fjalë sqaruese.
Ajetet e Kur’anit janë fjalë determinuese.
Ajetet e Kur’anit e bëjnë sqarimin në mes të vërtetës dhe të pavërtetës.
Ajetet e Kur’anit e bëjnë ndarjen e së drejtës nga e padrejta.
Kur’ani është fjalë sqaruese dhe kristalizuese e Allahut, e ndanë të vërtetën nga e pavërteta.
Besimtarë të nderuar!
Pastaj Zoti i Madhërishëm tregon se:
“Nuk është ai i parëndësishëm (lojë e kotë)!” (Et-Tarik: 14)
Kur’ani nuk është i pavlerë.
Kur’ani nuk ka zbritur për t’u tallur, e për të lozur.
Kur’ani është çështje serioze.
Kur’ani nuk është çështje joserioze.
Fjala e Allahut nuk është poezi.
Kur’ani nuk është as magji.
Kur’ani nuk është as fall.
Kur’ani është zbritje nga i Urti dhe i Famshmi.
Besimtarë të nderuar!
Allahu i ka paralajmëruar ata të cilët e përgënjeshtrojnë Kur’anin ku thotë:
“Ata përgatitin kurthe”. (Et-Tarik: 15)
Por Zoti i madhërishëm thotë:
“Po edhe Unë e përgatis dështimin e kurtheve të tyre!” (Et-Tarik: 16)
Kundërshtarët e Mekës përgatitin kurthe për pejgamberin a.s. për ta mposhtur atë me çka ka ardhur pra me fenë e vërtetë.
Kundërshtarët e Islamit për të penguar rrugën në drejtim të Allahut dhe të Kur’anit, me thënien se Kur’ani është proverb e popujve të lashtë.
Kundërshtarët e Muhamedit a.s. me thënien se Muhamedi është magjistar.
Kundërshtarët Muhamedit a.s. i kanë thënë ashtu sikurse edhe sot thonë se Muhamedi është i çmendur.
Kundërshtarët e Islamit thonë se Kur’ani është poezi dhe vargje të cilat i ka thurë Muhamedi a.s. dhe se në këtë aspekt Muhamedi a.s. është poet.
Kundërshtarët e Islamit thonë se Kur’ani është prozë, poemë dhe vargje të cilat i ka thurë Muhamedi a.s. dhe se në këtë aspekt fjala e Muhamedit a.s është prozë.
Kundërshtarët e Muhamedit a.s. kanë bërë plane për ta mbytur Muhamedin a.s.
Ateistët bëjnë plane kundër asaj me çka ka ardhur Muhamedi a.s. dhe për çka ka zbritur Kur’ani.
Ateistët bëjnë projekte kundër asaj për çka ka zbritur Kur’ani.
Mirëpo Allahu ka plan krejtësisht tjetër, i përshkallëzon me mëkatet e tyre e që më pastaj i dënon për dredhitë e tyre.
Përfundim
Zoti i Madhërishëm thotë:
“E ti jobesimtarëve jepu afat, afatizoi ata pak.” (Et-Tarik: 17)
Pastaj, Allahu i premton fitore pejgamberit të Tij, në kuptimin që: O pejgamber, priti ata, të mos shkatërrohen njëherë,
O pejgamber, mos ngurro! Pajtohu me atë se si do ta programon Allahu çështjen e tyre për ty.
O muslimanë, mos ngurro! Pajtohu me atë se si do ta programon Allahu çështjen e tyre për Islamin.
Jepu afat pak, deri në një ditë të afërme.
Jepu afat pak, deri në një ditë të afërme, e do ta shohësh se si do të dënohen.
Priti pak dhe do të shohësh se si do të dërmohen.
Priti pak dhe do të shohësh se si do të dhe do të shkatërrohen.
Kjo është përsëritje për të treguar çështjen në mënyrë të hiperbolizimit.
Duke e falënderuar Zotin, po e përfundojmë komentimin e sures Tarik.