Dr. Musli Vërbani
Hutbe të xhumasë II
Me komentim të sureve të xhuzit Amme Nga sureja En-Nebeë deri te sureja El-Lelj
–

Zoti i Madhërishëm e ka zbritur Kur’anin për ta analizuar dhe për ta studiuar për ta mësuar dhe për ta praktikuar.
Zoti i Madhërishëm e ka zbritur Kur’anin ta lexojmë dhe të veprojmë me të. Ta analizojmë dhe ta studiojmë. Ta studiojmë dhe ta praktikojmë.
Qëllimi kryesor i Kur’anit është analiza, studimi dhe mësimi. Zoti i madhërishëm thotë:
“(Kur’ani) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë ajetet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.” (Sad, 29)
Ne kemi nevojë t’i studiojmë suret dhe ajetet Kur’anore dhe ta analizojmë, që të përfitojmë dhe ta praktikojmë.
Çdo sure e ka specifikën me të cilën specifikohet.
Si çdo sure edhe suretu Tarik e ka specifikën e vet, të cilën do ta sqarojmë.
Do të kalojmë disa çaste me suren Tarik që të përfitojmë nga kjo sure me vlerë dhe rëndësi të madhe.
Surja Tarik përbëhet prej dy pjesëve.
Në pjesën e parë e vërteton ringjalljen.
Në pjesën e dytë vërteton saktësinë e Kur’anit.
Sot do të flasim për pjesën e parë të kësaj sureje.
Allahu është betuar në mundësinë e ndodhisë së ringjalljes së krijesave.
E vërteton në mënyrë kategorike.
I kundërpërgjigjet idhujtarëve përgënjeshtrues.
Informon se Allahu, i Cili e ka krijuar njeriun nga asgjëja, ka mundësi ta rikrijon.
Allahu, i Cili e ka krijuar njeriun nga asgjëja, ka mundësi ta ringjallë njeriun përsëri pas vdekjes.
Këto janë çështjet të cilat i trajton pjesa e parë e kësaj sure.
Besimtarë të nderuar!
Zoti Famëlartë thotë:
“Pasha qiellin dhe yllin ndriçues (të natës)!
E ku e di ti se çka është tariku – trokitësi?
Ai është ylli që shpon (errësirën me dritë).” (Et-Tarik: 1-3)
Kur’ani, i cili tregon për ringjalljen, tregon se momentin e asaj dite e di vetëm Allahu Famëlartë dhe askush tjetër.
Është betuar në qiellin e krijuar.
Është betuar në yllin ndriçues i cili ndriçon natën.
Pastaj e ka pyet pejgamberin a.s.:
O pejgamber, çka di ti për esencën e saj?
Pastaj ia sqaron se: Ai është ylli ndriçues i natës, i cili e ndriçon natën nga errësira e madhe.
Fjala “Tarik” është emër i cili përdoret për çdo gjë që paraqitet dhe del natën.
Më pastaj sqarohet se ai është ylli “Thakib” shpues.
Thuaja se e djegë apo e çelë jorganin e errësirës.
Betimi në yje tregon se ato yje janë të krijuara në mënyrë të përpiktë dhe janë të sistemuara saktësisht.
Këto yje e zbukurojnë qiellin e kësaj bote.
Këto yje janë shenja edhe të udhëzimit në tokë.
Besimtarë të nderuar!
Cila është arsyeja e betimit në këtë rast?
Arsyeja e betimit, me fjalë tjera përgjigjja e betimit është se:
“Nuk ka asnjë njeri që ndaj tij të mos ketë përcjellës.” (Et-Tarik: 4)
Nga kjo kuptojmë se:
Allahu e ruan çdo shpirt.
Allahu e siguron dhe e garanton çdo shpirt.
E ruan nga fatkeqësitë.
E ata ruajtës janë melekët të cilat i ruajnë punët e njerëzve.
Melekët i regjistrojnë fjalët e njerëzve.
Melekët i arkivojnë veprat e njerëzve.
Melekët grumbullojnë çdo gjë që rezulton prej njerëzve, qoftë e mirë qoftë e keqe.
Pra: Nuk ka shpirt vetëm se çka ka në të ruhet dhe sigurohet.
Edhe pse ajeti ka kuptim të përgjithshëm, ajeti në fjalë ka zbritur për Ubej el Eshed bin Keldete el Xhumehijin.
Ai ngrihej dhe hynte nën një lëkurë dhe thoshte: O ju grup kurejshit: Kush e largon këtë nga unë, ai do ta fiton këtë.
Pastaj thoshte: “Muhamedi po thotë se rojtarë të xhenetit janë nëntëmbëdhjetë. Unë i vetëm ballafaqohem me dhjetë prej tyre, ndërsa për nëntë të tjerët më ndihmoni!”. Pastaj ka zbritur ajeti:
“Nuk ka asnjëri njeri që ndaj tij të mos ketë përcjellës”. (Tarik, 4)
Çdo njeri i ka sekretarët të cilët i shënojnë fjalët, punët, fitimin, të keqën e të mirën.
Sqaron se njeriu ka përcjellës, siç thuhet edhe në ajetin tjetër ku Zoti i madhërishëm thotë:
“Ai (njeriu) ka përcjellës një pas një, para tij dhe prapa tij, që me urdhrin e All-llahut e ruajnë atë”. (Read, 11)
Besimtarë të nderuar!
Zoti i Madhërishëm thotë:
“Le të shikojë njeriu se prej çkahit është krijuar?” (Et-Tarik: 5)
Allahu i Madhërishëm ia tërheqë vërejtjen njeriut që të shikon bazën e krijimit të tij, ashtu që të merr mësim.
Allahu i Madhërishëm ia tërheqë vërejtjen njeriut që të shikon bazën e krijimit të tij, që të argumentohet në atë se mundësia e ringjalljes ekziston.
Njeriu duhet që të mediton në mënyrën e fillimit të krijimit të tij, që ta mëson fuqinë absolute të Allahut.
Njeriu duhet që të mediton edhe në çështjet tjera përpos mundësisë për të ringjallë njeriun.
Pastaj Zoti i Madhërishëm thotë:
“Ai (njeriu) është krijuar prej një uji që hidhet fuqishëm,
E që del nga kurrizi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit.” (Et-Tarik: 6, 7)
Allahu e ka krijuar njeriun nga një pikë uji i hedhur në mitër.
Ajo pikë uji është pika e ujit të mashkullit (spermatozoidit) dhe pika e ujit të femrës (vezori).
Ajo pikë uji, është pika e ujit të mashkullit, spermatozoidi i mashkullit dhe pika e ujit të vezorit të femrës.
E ka bë një pikë uji pas bashkëdyzimit të tyre.
Ajo pikë uji del nga boshti kurrizor i njeriut, i nxitur nga truri dhe nga mesi i trupit të femrës, pra nga eshtrat e gjoksit të saj, ose nga vendi i cili ndërlidhet me gjoksin.
Fëmija rezulton me bashkëdyzimin e dy ujërave (spermatozoidit dhe vezorit). Pastaj uji i bashkëdyzuar zë vend në mitër dhe me dëshirën e Zotit formohet embrioni.
Embrioni zanafillën e ka në vullnetin e Allahut të Madhërishëm.
Besimtarë të nderuar!
Pastaj Zoti i Madhërishëm thotë:
“E s’ka dyshim se Ai ka fuqi ta rikthejë në jetë atë.” (Et-Tarik: 8)
Allahu i Madhërishëm ka mundësi që njeriun ta kthen tek Ai.
Allahu i Madhërishëm ka fuqi që njeriun ta kthen tek Ai.
Në këtë rast qëllimi është për kthimin me ringjallje pas vdekjes së njeriut. Kjo nga shkaku se ai i cili ka mundësi të fillon krijimin e një çështjeje për të parën herë, Ai ka mundësi që ta ngjallë herën tjetër.
Besimtarë të nderuar!
Cila është dita e kthimit te Zoti?
Këtë e tregon Zoti i Madhërishëm ku thotë:
“Ditën kur do të zbulohen të fshehtat.” (Et-Tarik: 9)
Pa dyshim se:
– Dita e gjykimit është dita e zbulimit të sekreteve.
Në ditën e gjykimit do të shpalosen të gjitha çështjet dhe nuk do të ketë mbulesa.
Atëherë njeriu jep llogari dhe shpaguhet.
Allahu kur ta kthen njeriun në ditën e gjykimit, ta kthen te Vetja e Tij, ta teston dhe t’i kuptohen njeriut sekretet e tij, atëherë kur të dalin në sipërfaqe sekretet e tij.
Pra, fshehtësitë e shpirtrave dhe të zemrave, duke filluar në bindjet (besimet), qëllimet (nijetet), sekretet, e kështu me radhë.
E fshehta zbulohet, konfidencialja shpaloset.
Pejgamberi a.s. ka thënë: Në trup është një organ, nëse ai është i mirë i tërë trupi është i mirë, nëse ai organ është i keq, i tërë trupi është i keq, e ai organ është zemra.
Nuk do të zbulohen vetëm sekretet shtetërore, as të njeriut ndaj njeriut, por do të zbulohen sekretet e njeriut ndaj vetes së tij do të zbulohet se çka ka fsheh në zemrën e tij.
Përfundim
Pastaj Zoti i madhërishëm thotë:
“E ai (njeriu) nuk ka forcë as ndihmëtarë.” (Et-Tarik: 10)
Njeriu, pasi të ringjalljet nuk ka forcë as për veten e tij që të mbrohet nga dënimi i Allahut.
Njeriu nuk ka mundësi që ta mbron tjetrin nga dënimi prej Allahut.
Njeriu nuk mund të gjen ndihmëtarë i cili do t’i ndihmonte.
Njeriu nuk ka mundësi të shpëton nga situatat në të cilën do të gjendet.
Nuk ka as fuqi të brendshme për ta shpëtuar veten e tij nga dënimi prej Allahut.
Nuk ka as ndihmë nga ndokush tjetër për ta shpëtuar veten e tij nga dënimi prej Allahut.
Atë ditë njeriu nuk ka ndihmëtarë apo ndërmjetësues.
Atë ditë njeriu nuk do të ketë mundësi të ikë.
Duke e falënderuar Zotin po e përfundojmë komentimin e pjesës së parë të sures Tarik.