SURETU MUTAFFIFINË (2)

Dr. Musli Vërbani

Hutbe të xhumasë II

Me komentim të sureve të xhuzit Amme Nga sureja En-Nebeë deri te sureja El-Lelj

Zoti i Madhërishëm në këtë pjesë të sures Mutaffiffinë tregon për suksesin dhe shpëtimin e të mirëve.

 Zoti i Madhërishëm në këtë pjesë të sures Mutaffiffinë tregon për regjistrin e të mirave.

Ai regjistër është i madh, në të janë të regjistruar veprat e të mirëve dhe të ndershmëve.

Pjesëtarët e veprave të mira janë në xhenet, i përjetojnë llojet e kënaqësive materiale dhe shpirtërore.

Kjo vërehet qartë në ajetet në vijim:

“Jo, nuk janë të njëjtë! Se libri i të mirave gjendet në Il-lijjinë!

E ku e di ti se çka është Ilijunë?

Është një libër i qëndisur qartë.

Të cilin e dëshmojnë engjëjt që janë më të afërmit.” (El-Mutaffifinë: 18-21)

Besimtarët e veprave të mira në botën tjetër do të hakmerren duke u tallur me pabesimtarët të cilët janë tallur me ta në botën e dunjasë.

O ju pabesimtarë, nuk keni çka t’i shikoni të mirët. Regjistri i të mirëve – ata janë besimtarët e sinqertë të cilët kanë vepruar vepra të mira – veprat e të cilëve janë në regjistrin e madh të destinuar për ta, i cili gjendet në një vend të lartë.

O Muhamed, çka di ti për çështjen “ilijun”?

(Përgjigjja:)

Ajo është çështje madhështore.

Ai është libri i regjistrit.

Në atë libër, në atë regjistër janë të regjistruara emrat e tyre dhe të veprave të tyre.

Ai libër është regjistër i madh, të cilin e kanë arkivuar dhe të cilën e prezantojnë melaqet, ashtu siç ruhen në Levhi Mahfudhë.

Ai libër është regjistër i madh, të cilin e kanë siguruar në Levhi Mahfudhë.

Vëllezër të nderuar!

Në vazhdim Zoti i Madhërishëm thotë:

“E s’ka dyshim se vepërmirët janë në përjetime e kënaqësi (Xhennet).  

Të mbështetur në kolltukë vështrojnë.

Në fytyrat e tyre mund të kuptosh kënaqësinë e përjetimeve.” (El-Mutaffifinë: 22-24)

Në ditën e gjykimit, të dëgjueshmit dhe besimtarët do të përjetojnë kënaqësi të mëdha.

Ata do të banojnë në xhenetet e përgjithmonshme, do të jenë të edukuar dhe të kujdesshëm dhe të lumtur shohin atë që Allahu ka përgatitur për ta, nga llojet e të mirave në xhenet, dhe për përjetimin e kënaqësive të tyre materiale dhe shpirtërore.

 Po t’i shihje ata, do t’i identifikoje nga gjurmët e mirësive dhe të komoditetit, nga lumturia e tyre nga fytyrat e tyre të cilat shkëlqejnë me dritën e tyre, me mirësinë e tyre dhe me bardhësinë e tyre.

Vëllezër të nderuar!

Në ditën e gjykimit, të dëgjueshmit dhe besimtarët do të përjetojnë kënaqësi të mëdha ku Zoti i madhërishëm thotë:

“U jepet të pinë pije në enë të mbyllura.

Pije që në fund asaj i vjen era misk! E për shpërblim të tillë le të garojnë ata që lakmojnë të mirën.

Dhe përzierja e asaj pije është në tensim (uji më i mirë).

Krua nga i cili do të pinë më të afërmit e Zotit.” (El-Mutaffifinë: 25-28)

Shërbehen me pije alkoolike, e cila pije nuk ndikon në humbje vetëdije apo shkaktim trazire.

Enët dhe gotat janë të mbyllura me aromën e miskut,

i përdorin vetëm të mirët,

në fund të ushqimit ndihet erë misku.

Këtë duhet lakmuar çdo njeri, për këtë duhet garuar pra për devotshmëri ndaj Allahut duke i zbatuar urdhrat dhe duke u larguar nga ndalesat.

Ato pije përzihen me ujin i cili quhet “Tesnimë”, i cili ka vlerë të madhe dhe i vendosur në vend të çmuar. Atë e konsumojnë të mirët e afërt me Allahun, përgatitet posaçërisht për ata të cilët i marrin librat në anën e djathtë.

 “Të afërmit”: janë melaqet të cilat janë afër Allahut, dhe banorët e secilit qiell.

Vëllezër të nderuar!

Allahu i Madhërishëm i ka cilësuar idhujtarët me katër cilësi, e ata janë idhujtarët si Ebi Xhehli, Velid bin el Mugire…

Idhujtarët talleshin me Amarin, Suhejbin, Bilallin dhe me muslimanët e varfër të tjerë.

Zoti i Madhërishëm thotë:

“Mëkatarët ishin ata të cilët i përqeshnin ata që besuan.

Dhe kur kalonin (besimtarët) pranë (idhujtarëve), ata ia bënin me sy njëri-tjetrit.” (El-Mutaffifinë: 29, 30)

Ato cilësi janë:

Idhujtarët kurejshit talleshin me besimtarët,

Pabesimtarët i nënçmonin dhe i merrnin besimtarët si objekt talljeje.

Pabesimtarët kur kalonin pranë besimtarëve i përqeshnin, i etiketonin me Islamin dhe ua bënin me sy për të keq, i ofendonin.

Shkaku i zbritjes së ajeteve:

Kjo ngjarje ka zbritur për një tufë kurejshitësh, dhe për të dobëtit muslimanë.

Ose, Kjo ngjarje ka zbritur për Alijun dhe të një pjese të besimtarëve të cilët kur kishin kaluar pranë pabesimtarëve Mekas, atëherë pabesimtarët i kanë përqeshë besimtarët, i ofendonin me pretendimin e tyre se janë të cekët në mendje. Për këtë shkak ka zbritur ky ajet.

Besimtarë të nderuar!

Zoti i Madhërishëm thotë:

“E kur ktheheshin te familjet e veta, ktheheshin të kënaqur.

Dhe kur i shihnin ata (besimtarët) janë të humbur!”

Po Ne, nuk i caktuam ata (idhujtarët) si rojë të atyre (besimtarëve).” (El-Mutaffifinë: 31-33)

Kështu pra prej cilësive të tyre janë se:

– Pabesimtarët kur ktheheshin në shtëpitë e tyre, në familjet e tyre, nga qëndrimi i tyre në treg, ktheheshin të habitur me gjendjen e tyre, tregonin se si i kanë ofenduar dhe si janë tallur me ta.

– Pabesimtarët kur ktheheshin në shtëpitë e tyre, në familjet e tyre, nga qëndrimi i tyre në treg, ktheheshin, tregonin se si i kanë ngacmuar besimtarët, se si janë tallur me ta.

– Pabesimtarët kur kthehen në shtëpitë e tyre, në familjet e tyre, nga qëndrimi i tyre në treg, tregonin se si i kanë ngacmuar besimtarët, se si i kanë ofenduar dhe si janë tallur me ta.

– Idhujtarët, kur i shihnin besimtarët, i cilësonin si të devijuar. Kjo nga shkaku se nuk ishin në fenë e tyre dhe në besimin e tyre të trashëguar dhe për shkak se e pasonin Muhamedin, dhe se i përmbaheshin mesazhit të tij, dhe për shkak të kërkimit të shpërblimeve largoheshin nga shumë dëfrime ndërsa nuk dihej se a ka zot apo jo (kjo është ideja e tyre).

Për këtë arsye Allahu i Madhërishëm u është kundërpërgjigjur qëndrimeve të tyre se: Allahu nuk i ka dërguar ata kriminelë për të qenë monitorues për besimtarët, ashtu që t’i shikojnë gjendjet e tyre dhe t’i ruajnë fjalët dhe veprat e tyre.

Allahu i Madhërishëm u është kundërpërgjigjur qëndrimeve të tyre se: Ata nuk ishin të ngarkuar t’i përcillnin besimtarët. Por janë të obliguar t’i shikojnë çështjet e vetes së tyre.

Në vazhdim Zoti i Madhërishëm thotë:

“E sot, (në ditën e gjykimit), ata që besuan do të tallen me jobesimtarët.” (El-Mutaffifinë: 34)

Për t’u realizuar hakmarrja e të vepruarit me ta në të njëjtën mënyrë atëherë në ditën e gjykimit, besimtarët do të qeshin apo do të tallen kur t’i shohin pabesimtarët të poshtëruar dhe të përbuzur.

Kur të shohin se janë dënuar. Do të qeshin me ta në botën tjetër ashtu siç kanë qeshur ata në dunja. Saktësisht zbatohet parimi i reciprocitetit.

Në anën tjetër sqarohet se, pabesimtarët mohues janë mendjelehtë, të cilët e kanë humbur këtë botë dhe botën tjetër.

Në anën tjetër sqarohet se, pabesimtarët mohues janë iluzionista, të cilët e kanë humbur këtë botë dhe botën tjetër.

Përfundim

Besimtarë të nderuar!

Zoti i madhërishëm thotë:

“Duke qëndruar të mbështetur (besimtarët) në kolltukë e duke shikuar.

A thua a u shpërblyen jobesimtarët për atë që punuan? (Po.)” (El-Mutaffifinë: 35, 36)

Besimtarët i shohin armiqtë e Allahut derisa ata dënohen me zjarr.

Besimtarët kënaqen në kolltukë, dhe ajo gjendje do të zgjatë përgjithmonë. Nuk krahasohet asgjë me këtë botë të përkohshme.

Parashtrohet pyetja:

Pabesimtarët a e kanë marrë trajtimin e njëjtë siç i trajtonin besimtarët apo jo?

Pabesimtarët a e kanë marrë trajtimin ashtu siç talleshin apo jo?

Pabesimtarët a e kanë marrë trajtimin, siç i ofendonin, apo jo?

(Përgjigjja) Natyrisht se po.

Pabesimtarët e kanë marrë dënimin e merituar, sepse atë që e kanë vepruar në dunja me besimtarët, duke u tallë me ta në dunja, ashtu ju ka ndodhur atyre në botën tjetër.

Kjo është deklaratë e Muhamedit a.s. dhe i umetit të tij.

Ky është qëndrimi i Muhamedit a.s. dhe i umetit të tij.

Duke e falënderuar Zotin po e përfundojmë komentimin e sures Mutaffifinë.

Lini një koment