Dr. Musli Vërbani
Hutbe të xhumasë II
Me komentim të sureve të xhuzit Amme Nga sureja En-Nebeë deri te sureja El-Lelj
–

Zoti i Madhërishëm e ka zbritur Kur’anin për ta analizuar dhe për ta studiuar për ta mësuar dhe për ta praktikuar.
Zoti i Madhërishëm e ka zbritur Kur’anin ta lexojmë dhe të veprojmë me të. Ta analizojmë dhe ta studiojmë. Ta studiojmë dhe ta praktikojmë.
Qëllimi kryesor i Kur’anit është analiza, studimi dhe mësimi. Zoti i madhërishëm thotë:
“(Kur’ani) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë ajetet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.” (Sad, 29)
Ne kemi nevojë t’i studiojmë suret dhe ajetet Kur’anore dhe ta analizojmë, që të përfitojmë dhe ta praktikojmë.
Çdo sure e ka specifikën me të cilën specifikohet.
Si çdo sure edhe suretu Mutaffifinë e ka specifikën e vet, të cilën do ta sqarojmë.
Do të kalojmë disa çaste me suren Mutaffifinë, që të përfitojmë nga kjo sure me vlerë dhe rëndësi të madhe.
Besimtarë të nderuar!
Kur ka shkuar pejgamberi a.s. në Medine ka vërejtur se tregtarët bënin matje të mëngët ashtu sikurse sot tregtarët bëjnë mashtrime në tregti.
Kur ka shkuar pejgamberi a.s. në Medine, ka vërejtur se tregtarët mashtronin gjatë tregtisë ashtu sikurse sot kompanitë tregtare bëjnë mashtrime në tregti, atëherë, Allahu i ka zbritur ajetet:
“Të mjerët ata që masin e peshojnë.
Ata që kur matin prej njerëzve prej njerëzve, për vete e plotësojnë,
E kur u matin të tjerëve ose u peshojnë, u lënë mangu.” (El-Mutaffifinë: 1-3)
Pastaj kanë filluar të zhvillonin tregti të drejtë dhe të sinqertë.
“Mjerë për tregtarët (dhe klientët) mashtrues”.
U shkatërrofshin, u dënofshin, qofshin fatkeq dhe gjithmonë të pikëlluar.
“Mutaffifinët” të cilët pakësojnë, kur duhet të jenë të drejtë, por edhe kur ana e kundërt kërkon me ngulm më shumë kur nuk e ka atë të drejtë.
Ata të cilët për vete e realizojnë të drejtën e plotë, ndërsa të tjerëve ua shkelin të drejtën.
– kur është në pyetje matja për veten e tyre, e realizojnë matjen e saktë. Ose kur masin për të tjerët e pakësojnë masën dhe vagën.
– kur masin për të tjerët, ata marrin për vete më shumë.
Kjo është në kundërshtim me drejtësinë dhe me barazinë.
Allahu i Madhërishëm ka urdhëruar që të nivelizohet matja në vagë.
Allahu i Madhërishëm ka urdhëruar që të nivelizohet matja në masë.
Kjo nga shkaku se të vepruarit me drejtësi dhe të përmbushjes së premtimit, pa shtuar diçka dhe pa pakësuar diçka është drejtësi, ndërsa
me të vepruarin e kundërt është shkelje e të drejtës së të tjerëve.
Kush vepron ashtu duhet bë pendim të menjëhershëm.
Besimtarë të nderuar!
Zoti i Madhërishëm thotë:
“A nuk e dinë të tillët se kanë për t’u ringjallur?
Në një ditë të madhe.
Në ditën kur njerëzit ngriten (prej varrezave) për të dalë para Zotit të botëve.”(El-Mutaffifinë: 4-6)
Allahu i paralajmëron mutaffifinët, ashtu që thotë: Ata “Mutaffifinë” a nuk po e dinë se do të ringjalljen në ditën e tmerrit, e ajo ditë është dita ku do të pyeten për atë që kanë vepruar?
Ata “Mutaffifinë” a nuk po e dinë se do të ringjalljen në ditën e frikës, e ajo ditë është dita e gjykimit, ku do të pyeten për atë që kanë vepruar.
Ata “Mutaffifinë” a nuk po e dinë se do të ringjalljen në ditën e trishtimit, e ajo ditë është dita e gjykimit, ku do të pyeten për atë që kanë vepruar.
Është dita kur njerëzit do të ngriten nga varret të gjallë, e pastaj do të qëndrojnë para Zotit të tyre për t’u gjykuar dhe për të marrë shpagimin e tyre.
Njerëzit do të konfrontohen në bazë të pozitave të tyre.
Kohëzgjatja e konfrontimit do të jetë nga:
– 40 vite deri në 100 vite,
– ose 40 vite deri në 300 vite,
– ose 40 vite deri në 50.000 vite, e kështu me radhë.
Secili njeri do të qëndron varësisht prej gjendjes së tij dhe vështirësisë së çështjes së tij.
Sa i përket besimtarit:
Ai do të qëndron: aq sa është perioda kohore në mes drekës dhe të ikindisë.
Për disa njerëz sa zgjatë falja e namazit farz.
Po ashtu, sa i përket djersitjes së tyre, ndryshon varësisht prej gjendjes së njeriut:
– Ndonjëri zhytet i tëri në djersët e tij;
– Ndonjëri deri në gjunjë;
– Ndonjëri deri mbi gjunjë;
– Ndonjëri deri nën gjunjë.
Besimtarë të nderuar!
Në vazhdim Zoti i Madhërishëm thotë:
“Jo, kurrsesi, jo”, kjo është shprehje paraqet poshtërim.
Kjo shprehje paraqet gjendjen për veprimet e mashtrimit në tregti dhe për përgënjeshtrimin. E që nuk duhet të jetë ashtu.
Në vazhdim Zoti i Madhërishëm tregon për regjistrin e të këqijve ku thotë:
“Jo, të mos rrinë gafil! Se shënimet e veprave të mëkatarëve janë në Sixhin.
E, ku e di ti se ç’është sixhini?
Ai është një libër i qëndisur.
Atë ditë është shkatërrimi për gënjeshtarët.
Të cilët nuk e besojnë ditën e përgjegjësisë.” (El-Mutaffifinë: 7-11)
O ju mizorë hiqni dorë nga mashtrimi tregtarë dhe nga indiferenca për ringjallje.
O ju të padrejtë, hiqni dorë nga mashtrimi tregtarë dhe nga indiferenca për llogaridhënie.
Kjo sepse disa prej të padrejtëve mashtrues tregtarë, veprat e tyre i kanë të regjistruara në regjistrat e përcaktuara për të keqen, e ato regjistra quhen: Sixhinë, me fjalë tjera: Dosja e mbyllur.
Kjo sepse disa prej të padrejtëve mashtrues tregtarë, veprat e tyre i kanë të regjistruara në regjistrat e banorëve të xhehenemit, e ato regjistra quhen: Sixhinë, me fjalë tjera: Dosja e mbyllur.
Sixhini është libri i cili i ka të regjistruar emrat e tyre.
Sixhini është libër i cili ka të shkruar shkresat e të gjitha veprave të këqija.
Sixhini është libër i cili ka të shkruar veprat e rezultuara nga shejtanët, pabesimtarët dhe mëkatarët.
Ky regjistër është i madh, apo libri kryesor i cili ka të regjistruara të gjitha fletushkat e secilit mëkatarë.
Në vazhdim Zoti i Madhërishëm thotë:
“E atë ditë nuk e mohon kush, përveç atij që ka sharruar tepër në mosbesim e në punë të këqija.
E që kur i lexohen atij argumentet Tona, thonë: “Legjenda të të parëve!” (El-Mutaffifinë: 12, 13)
Në ditën e gjykimit do të jetë dënim i ashpër për ata të cilët e përgënjeshtrojnë ringjalljen, apo shpagimin pas ringjalljes dhe të cilët përgënjeshtrojnë mesazhet e pejgamberëve. Ata përgënjeshtrues nuk besojnë se do të ndodhë shpagimi, nuk besojnë në ditën e gjykimit, një ngjarje të tillë e konsiderojnë absurditet.
Përgënjeshtruesit e ditës së gjykimit i posedojnë tri cilësi:
– Ata janë sulmues, kriminelë që i tejkalojnë kufijtë e rrugës së drejtë.
– Ata bëjnë shumë mëkate, ata janë insistues të veprave që çojnë në mëkate.
– Kur u lexohet atyre Kur’ani thonë: këto janë anekdota, legjenda të popujve të mëhershëm dhe përralla të shpikura prej tyre, e që Muhamedi i ka përvetësuar dhe i ka marrë prej atyre të gatshme.
Pastaj Zoti i madhërishëm thotë:
“Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan.
Jo dhe Jo! Atë ditë do të jenë të penguar prej (ta shohin) Zotit të tyre. Pastaj ata do të hyjnë në Xhehennem.
Dhe do t’u thuhet: “Ky është ai të cilin e keni përgënjeshtruar!” (El-Mutaffifin: 14-17)
Shkaku se kanë shpifur për Kur’anin ka qenë dashur të përdoret shprehja mohuese qortuese: “Jo, kurrsesi jo”, që nënkupton: Hiqni dorë, tërhiquni nga kjo shprehje, sepse nuk është çështja siç mendoni o ju mëkatarë të cilët keni kaluar çdo kufij. Nuk është ashtu siç thoni ju, por është fjalë e Allahut, shpallje e Tij e cila i është zbritur pejgamberit fisnik.
Shkak i shpifjeve të tyre është se:
– ata kanë bë mëkate dhe gabime të cilat ua kanë mbyllur zemrat për të mos besuar në Zot dhe Kur’an.
Zemrat e tyre janë mbyllur prej Allahut, ata janë të penguar që ta veprojnë të drejtën, të vërtetën dhe të veprojnë me dritën e Allahut.
Ata janë të verbër, nuk e shohin të vërtetën.
Përpos kësaj, ata do të jenë të mbuluar për të mos e parë Allahun e Madhërishëm në ditën e gjykimit.
Nuk mund ta shohin ashtu siç e shohin besimtarët.
Në mënyrë përbuzëse nëpërmjet rojeve të xhehenemit do të ju thuhet: Ky është ai dënim të cilin e keni përgënjeshtruar në dunja, andaj shiheni dhe vuajeni.
Duke e falënderuar Zotin po e përfundojmë komentimin e pjesës së parë të sures Mutaffifinë.