SURETU INSHIKAKË (2)

Dr. Musli Vërbani

Hutbe të xhumasë II

Me komentim të sureve të xhuzit Amme Nga sureja En-Nebeë deri te sureja El-Lelj

Allahu i Madhërishëm, për të mbjellë besimin për kataklizmën dhe për proceset pas saj – e konfirmon në raste të ndryshme.

Allahu i Madhërishëm, për të mbjellë besimin në ringjallje dhe për gjërat proceset pas saj – e konfirmon në raste të ndryshme, prej tyre:

– Është betuar në dukuritë natyrore e prej tyre:

Është betuar në skuqjen e qiellit pas perëndimit të diellit.

– Është betuar në hënën.

Betimi në këto çështje është bë për të dëshmuar se dita e gjykimit është e patjetërsueshme, dhe se njerëzit do të ballafaqohen me rreziqe të mëdha.

Mirëpo, disa njerëz nuk besojnë në Kur’anin, në ditën e gjykimit dhe nuk i besojnë ajeteve Kur’anore për këtë ngjarje.

Ata nuk besojnë në ringjallje për shkak të kryeneçësisë së tyre.

Ata nuk besojnë në ringjallje për shkak të mendjemadhësisë, kështu që do të dënohen ashpër, pos nëse pendohen dhe veprojnë punë të mira, atëherë shpërblehen me shpërblim të përgjithmonshëm të pandërprerë. Këtë e sqarojnë ajetet në vijim ku Zoti i Madhërishëm thotë:

“Betohem në kuqërrimin e horizontit pas perëndimit,

Dhe në natën dhe çka ajo tubon,

Dhe në hënën kur ajo është e plotë.” (El-Inshikakë: 16-18)

Zoti është betuar në “Skuqjen”. Pra, në ngjyrën e kuqe e cila paraqitet pas perëndimit të diellit deri në kohën e jacisë.

Zoti është betuar në errësirën e natës dhe atë që mblidhet dhe bashkohet, dhe fshihet ajo çka ka qenë e shpërndarë gjatë ditës.

Zoti është betuar në hënën kur bëhet e plotë, në mes të çdo muajit të kalendarit hënorë.

Betimi në këto çështje tregon për vlerën e krijimit të atyre çështjeve.

Betimi në këto çështje tregon për madhështinë e atyre çështjeve.

Betimi në këto çështje tregon për rëndësinë e krijimit të atyre çështjeve.

Besimtarë të nderuar!

Zoti i madhërishëm thotë:

“Ju patjetër do të përjetoni gjendje pas gjendjeje.” (El-Inshikakë: 19)

Arsyeja e betimit:

Përgjigja e betimit: “Do të transferoheni situatë pas situate”. Pra do të bëheni bashkë, prej një gjendje në një gjendje tjetër.

Ato faza janë fazat e rrezikut, disa faza janë më të rënda se tjerat.

E, ajo është vdekja dhe proceset të cilat procesohen më pas në ditën e gjykimit dhe vështirësitë pas saj.

E, pastaj vjen faza përfundimtare, e ajo:

– ose përgjithmonë në xhenet.

– ose përgjithmonë në xhehenem.

Besimtarë të nderuar!

Zoti i madhërishëm thotë:

“E, çka kanë ata që nuk besojnë?” (El-Inshikakë, 20)

Allahu i Madhërishëm i qorton idhujtarët në atë se pse e mohojnë ringjalljen.

Allahu i Madhërishëm qorton pabesimtarët në atë se pse nuk e besojnë ringjalljen, ku thotë: “Çka është me ju, pse nuk po besoni?” (El-Inshikakë: 20).

Pra,

Çka është ajo që ju pengon të besoni në ringjalljen?

Çka është ajo që ju pengon të besoni në ditën e gjykimit?

Çka është ajo që ju pengon të besoni në Muhamedin a.s. dhe në Kur’anin?

Edhe pse ekzistojnë premisat për të besuar në to, duke filluar nga argumentet kozmike të prera të cilat dëshmojnë për plotfuqinë e Allahut në çdo gjë dhe në mrekullitë e qarta të cilat dëshmojnë për vërtetësinë e pejgamberisë së Muhamedit a.s., dhe për vërtetësinë e shpalljes Kur’anore e cila i ka zbritur atij.

“Dhe kur u lexohet atyre Kur’ani, nuk përulen (nuk bien në sexhde)?” (El-Inshikakë: 21)

Çfarë pengese ju pengon që të mos bien në sexhde për të ju përulë Allahut të Madhërishëm atëherë kur e lexoni Kur’anin e cila është mrekulli mbinatyrore e zbritur nga Allahu i Madhërishëm.

 Sexhdeja e tyre do të ishte nderim për Kur’anin dhe për Atë i Cili e ka zbritur atë, pasi ta kenë kuptuar mrekullinë e saj, pasi e dinë gjuhën e kulluar arabe, e kuptojnë retorikën dhe semantikën e saj.

Pastaj Zoti i Madhërishëm thotë:

“Përkundrazi, ata që nuk besuan edhe përgënjeshtrojnë?” (El-Inshikakë: 22)

E vërteta është se pabesimtarët e përgënjeshtrojnë librin i cili përmban çështjen e vërtetimit të monoteizmit.

 E vërteta është se pabesimtarët përgënjeshtrojnë librin i cili përmban çështjen e vërtetimit të ringjalljes.

E vërteta është se ateistët e përgënjeshtrojnë librin i cili përmban çështjen e vërtetimit të shpërblimit dhe të dënimit:

– ose për shkak të urrejtjes

– ose për shkak të humbjes së pozitës

– ose për shkak të interesave personale, e kështu me radhë.

Pastaj Zoti i Madhërishëm thotë:

“E All-llahu e di më së miri se çka mbajnë fshehtë ata!” (El-Inshikakë: 23)

Allahu është më i Dituri për të gjitha krijesat, di çka fshehin në zemrat e tyre se pse përgënjeshtrojnë.

Allahu e di pse insistoni në idhujtari.

Allahu e di pse insistoni në devijim.

Allahu i tubon veprat e mira dhe të këqija.

Allahu e di sëmundjen e zemrave duke filluar nga zilia, urrejtja e kryelartësia.

Thënia e Allahut: “Juunë” ka kuptimin, i përmbledhin veprat – siç janë përgënjeshtrimi dhe devijimi – sikurse kur i mbajnë në çantë.

Besimtarë të nderuar!

Zoti i Madhërishëm thotë:

“Lajmëroji, pra me një dënim të dhembshëm.

Me përjashtim të atyre që besuan e bënë vepra të mira, të cilët kanë shpërblim të vazhdueshëm!” (El-Inshikakë: 24, 25)

O pejgamber, tregoju atyre se çka ka përgatitur Allahu për ta. Tregoji se ka përgatitur dënim të dhembshëm.

 Allahu i Madhërishëm nga pabesimtarët kurejshit i ka nda ata të cilët i kanë besuar, pasi më herët nuk kanë qenë besimtarë ku ka thënë se: ata të cilët kanë besuar në Allahun, në të dërguarin e Tij dhe në ditën e gjykimit, e kanë besuar Kur’anin fisnik, i janë përmbajtur Kur’anit, kanë vepruar punë të mira, në botën tjetër do të shpërblehen me shpërblime të përhershme dhe nuk do të ju ndërpriten kurrë.

Siç figuron në ajetin tjetër:

۞“E për sa u përket atyre fatmirëve, ata janë në Xhennet përgjithmonë sa të jenë qiejt dhe toka, përveç atë çka do Zoti yt (All-llahu ju dhuron) shpërblim të pakëputur.” (Hudë: 108)

Shumica e komentuesve mendojnë se kuptimi është: përpos atij i cili prej tyre pendohet dhe vepron punë të mira, për të janë caktuar shpërblime madhështore. Në këtë vërejmë motivimin për të besuar dhe për të qenë i devotshëm dhe qortimin për devijim dhe mëkatim.

Përfundim

Ajetet dëshmojnë se Ai i Cili ka mundësi t’i ndryshon trupat qiellorë prej një gjendje në një gjendje tjetër ka mundësi ta ringjallë njeriun pas vdekjes së njeriut.

Argumentet natyrore, të gjitha këto flasin se Allahu ka mundësi për të, vetëm se pabesimtarët përgënjeshtrojnë pa fakte dhe pa argumente.

Kështu ata meritojnë të dënohen me dënim të dhembshëm.

Dënimi i tyre është i drejtë dhe meritorë, kjo nga shkaku se nuk është e logjikshme që të barazohet besimtari i devotshëm me pabesimtarin mëkatarë.

Nuk ka gjë më të mirë kur Allahu i Madhërishëm e tregon mëshirën e Tij atëherë kur njeriu e sheh mëshirën pasi të tregohet dënimi, kërcënimi dhe paralajmërimi mbjell shpresën e mëshirës.

Metodologjia e Kur’anit ka qenë në piedestalin më të lartë të sqarimit dhe shpjegimit, atëherë kur bënë krahasimin e temës së dënimit me temën e mirësisë.

Metodologjia e Kur’anit e bën krahasimin e temës së mëshirës dhe bamirësisë, dhe atë:

– ose para tregimit për dënim,

– ose pas tregimit të dënimit.

Kjo që të qetësohen shpirtrat dhe kënaqet zemra; që të hapen dyert e shpresës në mendjen e njeriut dhe e mëson se është e patjetërsueshme kthimi në rrugën e drejtë, në rrugën e besimit, dhe në fushën e veprimit të veprave të mira.

Duke e falënderuar Zotin po e përfundojmë komentimin e sures Inshikakë.

Lini një koment