SURETU TEKVIRË (1)

Dr. Musli Vërbani

Hutbe të xhumasë II

Me komentim të sureve të xhuzit Amme Nga sureja En-Nebeë deri te sureja El-Lelj

Zoti i Madhërishëm e ka zbritur Kur’anin për ta analizuar dhe për ta studiuar për ta mësuar dhe për ta praktikuar.

Zoti i Madhërishëm e ka zbritur Kur’anin ta lexojmë dhe të veprojmë me të. Ta analizojmë dhe ta studiojmë. Ta studiojmë dhe ta praktikojmë.

 Qëllimi kryesor i Kur’anit është analiza, studimi dhe mësimi. Zoti i madhërishëm thotë:

“(Kur’ani) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë ajetet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.” (Sad, 29)

Ne kemi nevojë t’i studiojmë suret dhe ajetet Kur’anore dhe ta analizojmë, që të përfitojmë dhe ta praktikojmë.

Çdo sure e ka specifikën me të cilën specifikohet.

Si çdo sure edhe suretu Tekvirë e ka specifikën e vet, të cilën do ta sqarojmë.

Do të kalojmë disa çaste me suren Tekvirë që të përfitojmë nga kjo sure me vlerë dhe rëndësi të madhe.

Suret Mekase dallohen me atë se përbëhen prej ajeteve të shkurta.

Suret Mekase dallohen me atë se përshkruajnë ringjalljen dhe kataklizmën.

Sureja Nebeë përshkruan kataklizmën, përshkruan kijametin.

Fillimi i sures flet për ndërrimin e qiellit dhe të tokës në ditën e gjykimit ku thotë: 

“Kur dielli të jetë mbështjellë (dhe errësohet),

Dhe kur yjet të kenë rënë (e shkapërderdhur),

Dhe kur kodrat të kenë udhëtuar (e bërë pluhur në ajër),

Dhe kur devetë e shtrenjta të lihen pa bari në fushë,

Dhe kur egërsirat të jenë bashkuar (tubuar).

Dhe kur detet të vlojnë si zjarr i flakëruar,

Dhe kur shpirtrat të jenë bashkuar.

Dhe kur të pyeten ato vajza të varrosura të gjalla,

Për çfarë mëkati ato janë mbytur”(Et-Tekvirë: 1-9)

Allahu i Madhërishëm e ka përshkruar ditën e kataklizmës me çështje të cilat tmerrojnë njeriun.

E ka përshkruar ditën e kataklizmës me çështje të cilat fusin frikën në palcë.

 E ka përshkruar ditën e kataklizmës me çështje të cilat shkaktojnë mërzi dhe trishtim.

E ka përshkruar në atë mënyrë sa që ekzistenca ndryshon në tërësi dhe zëvendësohen qiejt dhe toka me qiej dhe toka bëhet tjetër tokë.

Njeriu befasohet me botën e re kur:

– Qielli, yjet dhe trupat qiellorë ndeshen në mes vete.

– Kodrat shkulen nga vendet e veta dhe bëhen copa dhe thërrime.

– Ujërat e deteve dhe oqeaneve vlojnë.

– Shpirtrat e të vdekurve kthehen në trupat e tyre.

– Shpërndahen regjistrat.

– Xhehenemi përcëllon dhe flakëron.

– Xheneti afrohet dhe shpaloset.

Atëherë secili njeri e di se çka ka vepruar, qoftë mirë, qoftë keq, siç sqarojnë ajetet në vijim të suretu Tekvirë.

Të gjitha këto janë ndodhi të kataklizmës. Dielli do të mblidhet dhe palohet, ashtu që sillet dhe shkon aty ku dëshiron Zoti.

Atëherë kur yjet do të bien dhe do të shpërndahen.

Atëherë kur kodrat do të shkulen nga vendet e tyre në tokë dhe do të fluturojnë në ajër sikurse fijet e leshit.

Fjala “Nuxhumun kederet” e ka kuptimin: Kur yjet i lëshojnë orbitat e tyre dhe ndeshen në mes vete.

Njeriu befasohet me botën e re:

Atëherë kur deveja barsë.

Atëherë kur do të tubohen egërsirat për t’u hakmarrë ndaj njëra-tjetrës. Kafsha shyte hakmerret ndaj kafshës me brirë.

Atëherë kur detet do të vlojnë nga vullkanet, nga tërmetet dhe dridhjet e tokës dhe për këtë arsye bëhet ujë valë me zjarr, pasi bashkohen njëra me tjetrën dhe bëhen njësi e përbashkët.

Atëherë kur do të bashkohen shpirtrat me trupat e tyre në formë tjetër.

Atëherë kur foshnja e gjinisë femërore e cila është varrosur për së gjalli, nga shkaku i turpit ose nevojës, do të pyetet se çfarë gabimi ka bë që është vrarë!? Ky ka qenë kërcënim për ata të cilët i mbysnin foshnjet e tyre.

Atëherë kur pyetet i dëmtuari, po atëherë çka mendon dëmtuesi!?

Atëherë kur pyetet viktima, atëherë çka mendon krimineli!?

 Kjo paraqitje është paraqitje në mënyrën e qortimit të veprës së arabëve në atë mënyrë. Pyetja e saj bëhet, për t’i pyetur vepërkryerësit.

Vëllezër të nderuar!

Në pjesën e dytë të suretu Tekvirë Zoti i madhërishëm thotë:

“Dhe kur fletushkat të jenë shpaluar,

Dhe kur qielli të jetë hequr” (Et-Tekvirë: 10, 11)

– Atëherë kur veprat, regjistrat e veprave, paraqiten dhe shpërndahen për llogaridhënie, për të dalë në gjykim.

Çdo njeriut i jepet regjistri.

Regjistri ose i jepet në dorën e djathtë të tij, i cili shpëton.

Regjistri ose i jepet në dorën e majtë apo pas shpine, i cili do të shkatërrohet.

Atëherë kur qielli do të zhduket, ashtu siç hiqet lëkura e deles kur prehet.

“Palosja e qiellit” bëhet ashtu sikurse mbyllen faqet e librit dhe nuk mbetet asgjë jashtë.

“Palosja e qiellit” bëhet ashtu sikurse mbyllen fletët e librit dhe nuk mbetet asgjë jashtë.

Pastaj Zoti i Madhërishëm thotë:

“Dhe kur Xhehennemi të jetë ndezur fort,

Dhe kur Xheneti të jetë afruar” (Et-Tekvirë: 12, 13)

Atëherë kur do të ndizet zjarri për armiqtë e Zotit, do të ndizet fortë dhe zjarri i saj do të jetë i madh.

Atëherë kur xheneti do të paraqitet dhe do të afrohet pranë banorëve të saj, pranë besimtarëve të devotshëm që të hynë në të.

Përfundim

“Atëbotë njeriu do të dijë se çka ka ofruar (të mirë ose të keqe).” (Et-Tekvirë: 14)

Përgjigja ndaj fjalës “Atëherë kur” për të gjitha çështjet e përmendura është: fjala e Allahut të Madhërishëm:

“Çdo njeri do ta ketë kuptuar çka ka punuar”. (Et-Tekvirë: 14)

Pra, realizohet qëllimi në bazë të asaj se kush çka prezanton:

– Ai i cili prezanton të këqija futet në xhehenem.

– Ai i cili prezanton të këqijat hynë në xhenet.

Fjala “Nefs” është për personat, individët, shpirtrat.

Në këtë rast, të gjitha ajetet që nga fillimi janë ajete kushtore, ndërsa përgjigja e tyre është: “E ka kuptuar gjithsecili se çka ka prezantuar” (Naziatë: 14).

 Këto janë çështjet e para befasuese të ringjalljes.

Në sure tjetër Allahu i Madhërishëm ka thënë:

“Dhe i fryhet surit, e ajo është dita e premtuar (për dënim)”. (Kaf: 20)

Në ajetet më pastaj, sqarohet në mënyrë të detajuar:

– Paraqitja e melaqeve të shoqëruara, të cilat janë të autorizuara për të gjykuarit.

– Paraqitet debat i nxehtë në mes të njeriut dhe shokut shejtan të tij.

– Paraqitet çështja e mohuesve pabesimtarë.

– Bashkohen të gjithë dhe hidhen në xhehenem.

– Xhehenemi kërkon më shumë banorë.

Thënia e Allahut: “E ka kuptuar çdo njeri çka ka prezantuar”. (Et-Tekvirë: 14) është shprehje globale e cila futë frikë dhe mërzi. Kjo sepse njeriu zakonisht harron se çka ka punuar në dunja, dhe befasohet kur në regjistrin e vet sheh veprat e tij në mënyrë të detajuar.

Thënia e Allahut: “E ka kuptuar çdo njeri çka ka prezantuar”. (Et-Tekvirë: 14) është shprehje globale e cila futë frikëtrishtim. Kjo sepse njeriu befasohet kur e kupton se nuk ka shpresë t’i tejkalon rreziqet, vetëm se nëse i peshojnë të mirat mbi të këqijat, ashtu që Allahu t’i përfshinë me mëshirën e Tij robërit të cilët kanë bë lëshime.

Duke e falënderuar Zotin po e përfundojmë komentimin e pjesës së parë të sures Tekvirë.

Lini një koment