SURETU INFITARË

Dr. Musli Vërbani

Hutbe të xhumasë II

Me komentim të sureve të xhuzit Amme Nga sureja En-Nebeë deri te sureja El-Lelj

Zoti i Madhërishëm e ka zbritur Kur’anin për ta analizuar dhe për ta studiuar për ta mësuar dhe për ta praktikuar.

Zoti i Madhërishëm e ka zbritur Kur’anin ta lexojmë dhe të veprojmë me të. Ta analizojmë dhe ta studiojmë. Ta studiojmë dhe ta praktikojmë.

 Qëllimi kryesor i Kur’anit është analiza, studimi dhe mësimi. Zoti i madhërishëm thotë:

“(Kur’ani) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë ajetet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.” (Sad, 29)

Ne kemi nevojë t’i studiojmë suret dhe ajetet Kur’anore dhe ta analizojmë, që të përfitojmë dhe ta praktikojmë.

Çdo sure e ka specifikën me të cilën specifikohet.

Si çdo sure edhe suretu Infitarë e ka specifikën e vet. Të cilën do ta sqarojmë.

Do të kalojmë disa çaste me suren Infitarë, që të përfitojmë nga kjo sure me vlerë dhe rëndësi të madhe.

Suret Mekase dallohen me atë se përbëhen prej ajeteve të shkurta.

Suret Mekase dallohen me atë se përshkruajnë ringjalljen dhe kataklizmën.

Sureja Nebeë përshkruan kataklizmën, përshkruan kijametin.

Sureja Infitarë sqaron për shenjat e kataklizmës:

“E kur të çahet qielli.

Dhe kur të shkapërderdhen yjet.

Dhe kur të përzihen detet.

Dhe kur të trazohen varret.” (El-Infitarë: 1-4)

Këto cilësi të ditës së gjykimit na i tregon Allahu dhe atë që prezanton njeriu të mirat apo të këqijat dhe për të cilat shpaguan.

Atëherë kur do të qahet qielli dhe do të ngrihet lartë.

Atëherë kur trupat qiellore bien e përplase dhe ndeshen.

Atëherë kur do të qahen brigjet (anët) e deteve dhe të gjitha bëhen një det (oqean). E, pastaj zjarri e përfshinë atë.

Këto janë shenjat e kataklizmës.

Ndërsa përgjigjja e kushtit është si në vijim:

“Atëbotë secili njeri e din se çka punuar dhe çka ka lënë prapa!” (El-Infitarë: 5)

Kur të ndodhin këto ngjarje, çdo njeri do ta kupton se çka ka vepruar, qoftë e mirë, qoftë keq.

Pasi të shpërndahen regjistrat. Atëherë njeriu do ta kupton edhe punët të cilat nuk i ka kryer për shkak të neglizhencës dhe të mosinteresimit për t’i kryer.

Vëllezër të nderuar!

Zoti i Madhërishëm thotë:

“O ti njeri po ç’të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar e i urtë?” (El-Infitarë: 6)

O ti njeri, i cili tani e kuptove përfundimin e botës, çka ishte ajo e cila të tradhtoi për ta kundërshtuar Zotin tënd?

O ti njeri, i cili tani e kuptove përfundimin e botës, çka ishte ajo e cila të tërhoqi për ta kundërshtuar Zotin tënd?

Çka të mashtroi për ta kundërshtuar Atë i Cili të ka krijuar me organet e shëndosha, të ka krijuar me pamje të bukur?

Çka të mashtroi për ta kundërshtuar Atë i Cili të ka krijuar me pamje të bukur?

Çka të mashtroi për ta kundërshtuar Atë i Cili të ka bë të kompletuar, dhe çka i përshtatet natyrshmërisë tënde?

Nuk të ka munguar asgjë nga pjesët e trupit:

– të janë dhënë shqisat e dëgjimit dhe

– të është dhënë shqisa e shikimit,

– të është dhënë mendja (logjika), dituria dhe mundësia e të kuptuarit.

Shkaku i zbritjes së ajetit në “Çka të mashtroi?”.

Ka mendime se ka zbritur për Ubej bin Halefin.

Ka mendime se shkaku i zbritjes është për Velid bin Mugiren.

Pastaj Zoti i madhërishëm thotë:

“I Cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi.

Të formësoi në formën që Ai dëshiroi!” (El-Infitarë: 7, 8)

Allahu të ka strukturuar në formën siç ka dashur.

Allahu të ka krijuar në formën më të mirë dhe më të bukur.

Ti nuk e ke zgjedhur formën e vetes tënde.

Ti nuk e ke zgjedhur strukturën e vetes tënde.

Besimtarë të nderuar!

Zoti i madhërishëm thotë:

“Jo, nuk është ashtu. Ju përgënjeshtroni ditën e përgjegjësisë.” (El-Infitarë: 9)

 Allahu reagon ndaj të gjitha thënieve të tyre, dhe i qorton duke ju thënë: Jo, kurrsesi, jo.

Pastaj e konfirmon përgënjeshtrimin e shpagimit.

Ky është referim gjeneral, por që ka kuptimin specifik për pabesimtarët.

O ju pabesimtarë, kthjelluni mos lejoni që të mashtroheni, kur dihet se Allahu është i Butë, Fisnik, mirëpo në fakt ju po e përgënjeshtroni ditën e kthimit te Zoti, ditën e llogaridhënies dhe ditën e shpagimit, sa që nuk brengoseni, nuk frikësoheni nga kjo ditë, ashtu që t’i zbatoni urdhëresat dhe të largoheni nga ndalesat.

Besimtarë të nderuar!

Pastaj, përsëri kërkon që ta lënë anash kokëfortësinë në mënyrën duke ju thënë: Të gjitha veprat e njerëzve janë të siguruara te melaqet.

Zoti i Madhërishëm thotë:

“Kurse ndaj jush janë përcjellësit!

Janë shkrues të ndershëm te All-llahu.

Ata e dinë se çka punoni.” (El-Infitarë: 10-12)

Për ju janë përcaktuar melaqet ruajtëse fisnike, mos i pritni me punë të këqija. Kjo nga shkaku se i shkruajnë dhe i regjistrojnë të gjitha veprat e juaja.

“Hafidhunë”: janë melaqet të cilat i shkruajnë dhe i regjistrojnë veprat e birit të Ademit.

Allahu i ka cilësuar me cilësinë fisnike e cila është e kundërta e cilësisë mallkuese.

Fjala: “E dinë se çka veproni” ka kuptimin se prezantojnë dhe e shohin gjendjen e njeriut.

Besimtarë të nderuar!

Njerëzit do të ndahen në dy kategori:

– Njerëz të mirë dhe

– Njerëz të këqij.

Sa i përket njerëzve të mirë Zoti Famëlartë thotë:

“E s’ka dyshim se të mirët janë në kënaqësinë e përjetimeve (në Xhennet).” (El-Infitarë: 13)

Në ditën e gjykimit, si rezultat i shkrimit të veprave nga melaqet të veprave të njerëzve, njerëzit ndahen në dy grupe:

– Të mirët: janë ata të cilët e kanë respektuar Allahun Famëlartë, të cilët nuk kanë bë mëkate do të shkojnë në vendin e begative në xhenet.

Sa i përket njerëzve të këqij Zoti Famëlartë thotë:

“Dhe se mëkatarët janë në Xhehenem.

Aty futen ata ditën e gjykimit (të cilën nuk e besonin).” (El-Infitarë: 14, 15)

– Të këqijtë: janë ata të cilët e kanë mohuar Allahun dhe të dërguarin e Tij, kanë bë mëkate ndaj Zotit të tyre, ata do të hedhen në xhehenem, ku djeg zjarri, ku do të digjen në ditën e shpagimit dhe llogaridhënies, të cilën ditë e kanë përgënjeshtruar.

“Dhe nuk kanë të larguar prej tij.

Nuk largohen nga xhehenemi.

Nuk mungojnë asnjë çast nga dënimi i xhehenemit.

Nuk ju lehtësohet dënimi në xhehenem.

Ata do të qëndrojnë në të përgjithmonë”,siç figuron në ajetin tjetër

“Nuk dalin nga aty”. (El-Bekare: 167)

Përfundim

Pjesa e dytë sqaron se në ditën e gjykimit askush askujt nuk mund t’i ndihmon.

“E ç’të mësoi ty se ç’është dita e gjykimit?  

Përsëri, ç’të mësoi ty se ç’është dita e gjykimit?

Është dita kur askush, askujt nuk do të mund t’i ndihmojë asgjë; atë ditë e tërë çështja i takon vetëm All-llahut!” (El-Infitarë: 17-19)

Allahu i Madhërishëm e përshkruan ditën e gjykimit tepër të tmerrshme duke rikonfirmuar dy herë ku thotë: “Po çka di ti për ditën e gjykimit”. Pra, kush ta ka mësuar se çka është dita e shpagimit dhe e llogaridhënies.

Fjalia është përsëritur për të treguar rëndësinë e ditës së gjykimit.

Fjalia është përsëritur për të treguar madhështinë e çështjes së saj, gjë që duhet kushtuar kujdes dhe vëmendje.

Allahu i Madhërishëm, merr vendim të prerë në çështjen e njeriut në ditën e gjykimit ku thotë: “Dita kur njeriu nuk posedon asgjë”.

Është dita kur askush nuk mund të bëjë asgjë kushdo qoftë, nuk mund të bënë dobi askush.

Nuk mund të shpëton askush prej aty, përpos me lejen e Allahut për atë me të cilën dëshiron dhe është i kënaqur.

Askush nuk mund të bënë asgjë përpos Allahut Zotit të gjithë botëve.

Allahu është i Vetmi Sundimtarë dhe Gjykatës. Në dorën dhe në kompetencën e Tij është çdo gjë. Çdo gjë kthehet tek Ai.

 Çështja se ajo ditë është dita e Allahut ngase atë ditë askush nuk mund të ndërhyjë për asgjë. Askush nuk mund të bën asgjë, ashtu siç ka vepruar në këtë botë.

Kjo informatë e Allahut tregon për dobësinë e njerëzve në atë ditë dhe se askush nuk është i varur për askënd dhe se çështja i takon vetëm Allahut.

Kjo është kundërpërgjigje ndaj atyre të cilët pretendojnë se: ndonjëri prej pejgamberëve e merr përsipër çështjen e llogaridhënies dhe të gjykimit, dhe ai pejgamber cilin do e vendos në xhenet, cilin do në xhehenem.

Ky pretendim është ekstrem naiv e cila është në kundërshtim me realitetin dhe me logjikën.

Duke e falënderuar Zotin po e përfundojmë komentimin e sures Infitarë.

Lini një koment