Dr. Musli Vërbani
Hutbe të xhumasë II
Me komentim të sureve të xhuzit Amme Nga sureja En-Nebeë deri te sureja El-Lelj
–

Vëllezër të nderuar!
Po vazhdojmë me Hutbe e dytë të suretu Abese.
Para se t’i lexojmë ajetet, po tregojmë ngjarjen e cila ka ndikuar në zbritjen e ajeteve të cilat do t’i sqarojmë.
Utbe bin Ebi Lehebi është Djali i Ebu Lehebit.
Një ditë prej ditëve ishte hidhëruar me babanë.
Shkon te pejgamberi a.s.
Pastaj është pajtuar me babanë.
Babai i jep pasuri Utbes, pra djalit të tij.
E përgatit të shkon në Siri.
Ebu Lehebi, pasi i jep pasuri, dhe Utbe para se të nisej për në Siri ka thënë: “Unë e mohoj Zotin e yllit kur shkëlqen”.
Pejgamberi e ka mallkuar.
Përgjatë rrugës për në Siri, një luan e ka sulmuar Utbe bin Ebi Lehebin dhe e ka e ka shqyer, pra e ka ngrënë. Kështu që kanë zbritur ajetet:
“Qoftë mallkuar njeriu, sa mohues i fortë është ai!
Po prej çkafi e krijoi Ai atë?
Atë e krijoi prej një pike uji dhe e përgatiti.
Pastaj atij ia lehtësoi rrugën.
Mandej atë e bëri të vdesë dhe atij i bëri varr (të varrosët).” (Abese: 17-21)
Nga cila gjë e fëlliqur, Allahu e ka krijuar këtë mohues të Zotit të vet? Nuk duhet që të bëhet megaloman dhe të mos e dëgjon Zotin.
Allahu i mallkon mohuesit e ringjalljes ku thotë: “Mallkimi qoftë për njeriun, për çka mohon.” (Naziatë: 17). Njeriu pabesimtar u vraftë, pra ai është i cili meriton të akuzohet për të.
Po çka e shtyri të mohon?
Çka e bëri pabesimtar?
Nga çka e ka krijuar Allahu këtë njeri, i cili e mohon Zotin?
Si është krijuar ky njeri i cili e mohon Zotin?
Pastaj Zoti sqaron se ia ka përcaktuar fazat dhe mënyrën e zhvillimit dhe formimit.
E ka zhvilluar në atë masë sa është në gjendje të punon për të mirën e vet.
E ka plotësuar dhe e ka kompletuar me të gjitha organet fizike, të cilat janë të përshtatshme përgjatë gjithë jetës.
E ka pajisur me mendje, me të kuptuar, me mjetet e kuptimit ashtuqë t’i shfrytëzon mirësitë e Allahut, e jo t’i shfrytëzon për ta fituar hidhërimin e Allahut.
Allahu, këtij njeriu ia ka lehtësuar rrugën për të dalë nga mitra dhe nga barku i nënës së vet.
Allahu, këtij njeriu ia ka mundësuar që të realizon edhe të mirat edhe të këqijat.
“Rrugë” është në mënyrë gjenerale si për rrugën e drejt dhe në rrugën e devijuar apo gabuar.
– Një popull drejtohet në këtë rrugë,
– Një popull tjetër drejtohet për atë rrugë.
Pas krijimit dhe jetës së tij, i merret shpirti dhe varroset në varr, pra i bëhet një varr.
Në këtë mënyrë nderohet dhe nuk hedhet sikurse hedhen kafshët.
Pas kësaj e tubon, pra e ringjallë përsëri pasi të ketë vdekur.
Besimtarë të nderuar!
Zoti i Madhërishëm thotë:
“Pastaj kur të dojë Ai e ringjallë atë.
Jo, kurrsesi jo! Ai nuk zbatoi atë që urdhëroi Ai.” (Abese: 22, 23)
Pastaj kur të vjen koha ashtu siç ka dëshiruar, e ajo është dita e gjykimit.
Thënia e Allahut: “Jo, kurrsesi jo”. Kjo është për qortim për vet gjendjen e njeriut.
Njeriu vazhdimisht:
– ose ka qenë joserioz
– ose me devijim.
– ose me mëkat.
– ose duke mos vepruar të duhurën dhe atë çka është e vlefshme dhe çka i takon atij dhe vetëm pak vepron nga ato që ka urdhëruar Allahu.
Kjo është për t’u habitur me veprimet e njeriut!.
Vëllezër të nderuar!
Në vazhdim Zoti i madhërishëm tregon për begatitë e Tij për njeriun. Kjo, për të sqaruar fuqinë absolute të Tij:
– Në rend të parë i ka treguar begatitë për njerëzit.
– Në rend të dytë i ka përmendur argumentet në horizont.
– Në rend të tretë i ka numëruar mirësitë për të cilat njeriu ka nevojë për ta zhvilluar jetën.
I ka treguar këto mirësi se ndoshta këto mirësi i pranon dhe e di vlerën e tyre ashtu që të beson në Zotin.
I ka treguar këto mirësi se ndoshta këto mirësi i pranon dhe e di vlerën e tyre ashtu që të falënderon.
Në fund ia tërheqë vërejtjen se me çka do të ballafaqohet kur do të ndodhë kataklizma.
I tregon se çka e pret në botën tjetër.
Ia tregon gjërat të cilat e frikësojnë njeriun, ashtu që të jenë mjete për t’i analizuar ato dukuri.
Ia tregon gjërat të cilat e tmerrojnë njeriun, ashtu që të jenë mjete të besojnë në Krijuesin e universit.
Ia tregon gjërat të cilat e tmerrojnë njeriun, ashtu që të jenë mjete të largohen nga pabesimi dhe të bëhen të devotshëm.
Kjo vërehet në ajetet në vijim ku Zoti i Madhërishëm thotë:
“Njeriu le të shikoje ushqimin e vet.
Ne lëshuam shi të mjaftueshëm.
Pastaj e çamë tokën sipas nevojës së bimës,
Dhe bëmë që në të të mbijnë drithëra
Edhe rrush e perime,
Edhe ullinj e hurma,
Edhe kopshte të dendura,
Dhe pemë e kullosa,
Si mjete gjallërimi për ju dhe për bagëtinë tuaj.” (Abese: 24-32)
Njeriu le të analizon se si Allahu ia ka krijuar ushqimin prej të cilit jeton.
Le të analizon se si Allahu i ka krijuar për njeriun.
Le të analizon begatitë të cilat Allahu ia ka dhënë njeriut.
Ato janë qindra begati të cilat përsëriten në natyrë.
Ato begati janë argument ashtu që ngjallja e bimëve prej dheut i ngjason ngjalljes së trupave pas kalbjes së saj.
Mënyra e sigurimit të ushqimit:
Zoti e zbret shiun nga qielli, apo nga retë në tokë me vrull dhe me ujë të bollshëm.
Pastaj, farërat e qajnë tokën dhe dalin mbi tokë, pastaj rriten dhe zhvillohen, kështu kemi siguruar bimë dhe drithëra të llojllojshme.
Zoti është ai i Cili në tokë ka siguruar drithëra dhe bimë me të cilat ushqehet njeriu si f.v.: gruri, elbi, misri, orizi.
Zoti është ai i Cili në tokë ka siguruar vreshta të llojllojshme.
Zoti është ai i Cili në tokë ka siguruar llojet e barishteve për kafshët.
Në këtë rast fjala “katb” është për prodhimet bimore siç janë pemët, perimet, e kështu me radhë.
Ky lloj ushqimi përbënë një pjesë të madhe të ushqimit njerëzor.
Po ashtu kemi parapa plantacione me pemë (trungje) të mëdha dhe me degë të dendura dhe trupa të shumtë.
Urtësia e zhvillimit të agronomisë siç thotë Zoti i madhërishëm:
“O ju njerëz, Ne e kemi bë atë (zhvillimin e agronomisë) mjet të sigurimit të ushqimit për ju dhe për kafshët e juaja”.
Vëllezër të nderuar!
Në ajetet në vijim sqarohet për tmerrin e kijametit ku Zoti i Madhërishëm thotë:
“E kur të vijë ushtima (krisma e kijametit);
Atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet,
Prej nënës dhe prej babait të vet,
Prej gruas dhe prej fëmijëve të vet.
Atë ditë secilit njeri i mjafton çështja e vet.” (Abese: 33-37)
Atëherë kur të ndodhë kataklizma – “Sahatun”.
Atëherë është momenti kur do t’i fryhet surit i cili i shurdhon veshët nga ushtima e fortë.
Atëherë do të shohësh se si njeriu largohet nga më të afërtit e tij:
Atëherë do të shohësh se si njeriu largohet nga vëllai.
Atëherë do të shohësh se si njeriu largohet nga nëna.
Atëherë do të shohësh se si njeriu largohet nga babai.
Atëherë do të shohësh se si njeriu largohet nga bashkëshortja.
Atëherë do të shohësh se si njeriu largohet nga fëmijët.
Atëherë njeriu largohet nga të gjithë ata.
E gjithë kjo nga tmerri dhe trishtimi
E gjithë kjo të mos i kërkohet diçka.
Atëherë gjithsecili është i preokupuar për veten e tij, dhe nuk ka dëshirë të ballafaqohet me të afërmit dhe dëshiron që të mos e shohin se në çfarë gjendje është.
Pejgamberi a.s. ka thënë se atëherë njeriu do të thotë: “Interesohem vetëm për veten time dhe për askënd tjetër”. Atëherë njeriu nuk dëshiron të takohet me askënd.
Pejgamberi a.s. ka thënë: “Në ditën e gjykimit nuk brengosesh a je i veshur me rroba, apo je lakuriq”.
Vëllezër të nderuar!
Në ditën e gjykimit njerëzit do të jenë në dy grupe:
– Të lumtur dhe
– Të dëshpëruar.
Për grupin e parë, Zoti i madhërishëm thotë:
“Atë ditë do të ketë fytyra të shndritura,
Të buzëqeshura e të gëzuara.” (Abese: 38, 39)
– Do të ketë fytyra të ndritura, ngazëlluese, të cilat shkëlqejnë si drita.
Këto fytyra janë fytyrat e besimtarëve.
Këto fytyra janë fytyrat e banorë të xhenetit.
Do të gëzohen besimtarët kur e kuptojnë se do të jenë të nderuar.
Do të gëzohen banorët e xhenetit kur e kuptojnë se do të jenë të respektuar.
Vëllezër të nderuar!
Në ditën e gjykimit njerëzit do të jenë në dy grupe,
– Të lumtur dhe
– Të dëshpëruar.
Për grupin e dytë, Zoti i madhërishëm thotë:
“Atë ditë do të ketë edhe fytyra të pluhuruara,
Që i ka mbuluar errësira e zezë,
E të tillët janë ata mohuesit, mëkatarët.” (Abese: 40-42).
– Në ditën e gjykimit do të ketë fytyra të pluhurosura dhe të nxira.
Fytyrat do të nxihen kur të shohin se çfarë dënimi ka përgatitur Allahu për ata.
Ata i mbulon pluhuri i zi.
Ata përbuzen dhe poshtërohen.
Fytyra të pluhurosura janë fytyrat të cilët e kanë mohuar Zotin, të cilët nuk kanë besuar.
Fytyra e nxira janë fytyrat të cilët nuk u kanë besuar pejgamberëve dhe shpalljes së tyre.
Ata janë të cilët kanë bë mëkate dhe të këqija.
Ata janë të cilët kanë mohuar dhe kanë bë mëkate.
Pabesimtarët të cilët kanë qenë në kohën e zbritjes së Kur’anit janë: kurejshitët dhe të ngjashmit me ta të së kaluarës dhe të tanishmes.
Përfundim
Ky përshkrim trishtues i ditës së gjykimit kërkon analizë të thuktë dhe meditim të thellë, para ballafaqimit me ato vështirësi prej të cilave nuk ka shërim më pastaj, dhe se nuk mund të ndryshohet ajo gjendje.
Rruga e shpëtimit nga ajo situatë e vështirë është:
– Besimi në Allahun e Madhërishëm,
– Besimi në melaqet e Tij,
– Besimi në librat e Tij,
– Besimi në pejgamberët e Tij,
– Besimi në ditën e gjykimit,
– Besimi në kadanë dhe kaderin e Zotit.
Veprave të mira duhet t’i bashkëngjitet besimi, i cili është kushti bazë i pranimit të veprave tek Allahu i Madhërishëm.
Ai i cili i përmbushë këta dy elemente, ai ka shpëtuar, çështja e tij i lehtësohet dhe ka shpëtuar.
Duke e falënderuar Zotin, po e përfundojmë komentimin e sures Abese.