SURETU ABESE (1)

Dr. Musli Vërbani

Hutbe të xhumasë II

Me komentim të sureve të xhuzit Amme Nga sureja En-Nebeë deri te sureja El-Lelj

Zoti i Madhërishëm e ka zbritur Kur’anin për ta analizuar dhe për ta studiuar për ta mësuar dhe për ta praktikuar.

Zoti i Madhërishëm e ka zbritur Kur’anin ta lexojmë dhe të veprojmë me të. Ta analizojmë dhe ta studiojmë. Ta studiojmë dhe ta praktikojmë.

 Qëllimi kryesor i Kur’anit është analiza, studimi dhe mësimi. Zoti i madhërishëm thotë:

“(Kur’ani) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë ajetet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.” (Sad, 29)

Ne kemi nevojë t’i studiojmë suret dhe ajetet Kur’anore dhe ta analizojmë, që të përfitojmë dhe ta praktikojmë.

Çdo sure e ka specifikën me të cilën specifikohet.

Si çdo sure edhe suretu Abese e ka specifikën e vet të cilën do ta sqarojmë.

Do të kalojmë disa çaste me suren Abese që të përfitojmë nga kjo sure me vlerë dhe rëndësi të madhe.

Suretu Abese sqaron se Islami është fe e barazisë dhe e mosdiskriminimit.

Para se të lexojmë ajetet, t’i kthehemi rrethanave të para zbritjes së ajeteve të para të suretu Abese.

I verbri Abdullah Ibni Umi Mektumi ka shkuar te pejgamberi a.s. dhe i thoshte: O i dërguar i Allahut: Më këshillo.

Në atë çast pejgamberi a.s. ishte me njërin nga idhujtarët me famë Velid bin el Mugire dhe Ebu Xhehlin.

Në atë çast pejgamberi a.s. ishte i angazhuar me njerëz me pozitë të lartë të asaj kohe.

Pejgamberi a.s. kishte dëshirë të madhe që Islamin ta pranonin pjesëtarët eminent të tyre, dhe brengosej se nuk do ta pranonin thirrjen e tyre.

Pejgamberi a.s. është anuar nga Abdullah bin Mektumi dhe i afrohej tjetrit (idhujtarë) dhe i thotë: A nuk po e sheh se jam i nxënë. Ai i thotë: Jo!

Atëherë ka zbritur ajeti:

“U vërejt dhe ia ktheu shpinën nga shkaku se i shkoi i verbëri”. (Abese: 1-2).

O Muhamed, çka di ti, ndoshta ky i verbër pastrohet nga mëkatet dhe gabimet duke vepruar vepra të mira, nga ajo që mëson nga ti.

O Muhamed çka di ti, ndoshta ky i verbër merr mësim dhe i pranon këshillat dhe mësimet tua, e pastaj ato këshilla i bëjnë dobi:

“E ku mund ta dish ti, ndoshta ai do të pastrohet.

Apo do të këshillohet dhe këshilla do t’i bëjë dobi!” (Abese: 3, 4)

Vëllezër të nderuar!

Allahu i Madhërishëm e ka kritikuar haptazi pejgamberin a.s., ku i thotë:

“E ai që nuk ndien nevojë (për Zotin) pse ka pasuri,

Ti atij i vë veshin (i drejtohesh)!

Po ti nuk ke përgjegjësi, pse ai nuk pastrohet.” (Abese: 5-7)

Sa i përket atij i cili për shkak se është i pasur dhe nuk ndien nevojë ta dëgjon Kur’anin dhe mesazhin tënd, detyra jote është vetëm ta kumtosh shpalljen.

Besimtar i nderuar, kjo vlen edhe për ty. Sa i përket atij i cili për shkak se është i pasur dhe nuk ndien nevojë të dëgjon Kur’anin dhe mesazhin tënd, detyra jote është vetëm ta kumtosh shpalljen.

Sa i përket atij i cili nuk dëshiron të udhëzohet e të beson, ti i drejtohesh atij, ia kthen fytyrën atij, i flet atij, e këshillon, ndërsa nuk e ke për obligim ta bësh musliman, detyra jote është vetëm ta kumtosh shpalljen.

Sa i përket atij i cili ka famë dhe nuk ndien nevojë të dëgjon Kur’anin dhe mesazhin tënd, nuk dëshiron të udhëzohet e të beson, ti i drejtohesh atij, ia kthen fytyrën atij, i flet atij, e këshillon, ndërsa nuk e ke për obligim ta pastrosh prej mëkateve

Sa i përket atij i cili ka pozitë dhe nuk ndien nevojë të dëgjon mesazhin tënd, nuk dëshiron të udhëzohet, ti e këshillon, ndërsa nuk e ke për obligim ta bësh musliman, e ta pastrosh prej mëkateve, detyra jote është vetëm ta kumtosh shpalljen.

Vëllezër të nderuar!

Zoti i Madhërishëm thotë:

“Ndërsa ai që nxiton dhe vjen te ti,

Dhe meqë ai frikësohet,

E ti nuk e zë asgjë (dhe nuk ia vë veshin fjalës së tij)…” (Abese: 8-10)

Përderisa, ai i cili nxitonte te ti me vullnet, i cili kërkonte të udhëzohej me ajetet e Allahut, ai i cili frikësohej prej Allahut, ti ndaj ti shmangeshe.

Përderisa ai i cili nxitonte te ti me vullnet, i cili kërkonte këshilla për mirësi, i cili kërkonte të udhëzohej me ajetet e Allahut, ai i cili frikësohej prej Allahut, nuk i kushtoje vëmendje.

Ky është argument se është obligim që në këshilla të gjithë njerëzit të trajtohen barabartë, nuk ka dallim në mes të fortit dhe të dobëtit, në mes të gruas dhe burrit.

Përfundim

Në përfundim të këtyre ajeteve Zoti tregon për këshillën Kur’anore ku thotë:

“Jo ashtu! Në të vërtetë këto janë këshilla.

Kush do merr mësim nga kjo (nga Kur’ani).

Është këshillë në fletë të çmueshme.

Me vlerë të lartë e të ruajtur.

Në duar të udhëtuesve (engjëjve udhëtues mes All-llahut e njerëzve).

Të nderuar e të ruajtur.” (Abese: 11-16)

Allahu e kritikon atë të cilit i referohet.

Allahu i kritikon dhe i qorton të tjerët të cilët e kanë të njëjtën shprehi.

(O Muhamed) Mos vepro ngjashëm siç ke vepruar me Ibni Umi Mektumin, duke ua kthyer shpinën të varfërve, e duke ua drejtuar fytyrën të pasurve, të cilët thjesht nuk e kanë ndërmend të pastrohen moralisht.

O besimtarë, mos veproni ngjashëm siç është vepruar me Ibni Umi Mektumin, duke ua kthyer shpinën të varfërve, e duke ua drejtuar fytyrën të pasurve të cilët thjesht nuk e kanë ndërmend të pastrohen moralisht.

Ky ajet është këshillë dhe mësim, se si duhet të veprosh në rastet e tilla.

Pas këtij rasti, pejgamberi a.s. kur e shihte Ibni Umi Mektumin i thoshte: “Mirë se të shohë dhe mirë se erdhe ti, për të cilin më ka qortuar Zoti im, Famëlartë, dhe e shtrinte dorën dhe e afronte në kraharorin e tij”.

Pejgamberi a.s. me të ka qëndruar dy herë në Medine.

Kjo këshillë është e dyanshme:

– Ajo është këshillë e qartë dhe e kristalizuar, këshillë e cila kuptohet.

– Kush e dëshiron atë këshillë, e pranon, e ruan në mendjen e tij dhe vepron me të.

Ajo këshillë është e konfirmuar dhe ekziston në fletushkat e ruajtura te Allahu i Madhërishëm nga shkaku se posedon dituri dhe urtësi.

Ajo këshillë është e arkivuar në Levhi Mahfudhë dhe te Zoti është e rëndësishme dhe ka vlerë të madhe.

Ajo këshillë është e sigurt, e arkivuar dhe nuk e prekin vetëm se të pastrit.

 Ajo bartet nga duart e melaqeve, të cilat janë ndërmjetësuese në përcjelljen e shpalljes te pejgamberët për ta kumtuar te njerëzit, ata janë të nderuara te Zoti i tyre, nuk bëjnë mëkate, e dëgjojnë Zotin e tyre.

Duke e falënderuar Zotin, po e përfundojmë komentimin e pjesës së parë të sures Abese.

Lini një koment