SURETU NEBEË (1)

Dr. Musli Vërbani

Hutbe të xhumasë II

Me komentim të sureve të xhuzit Amme Nga sureja En-Nebeë deri te sureja El-Lelj

Zoti i Madhërishëm e ka zbritur Kur’anin për ta analizuar dhe për ta studiuar për ta mësuar dhe për ta praktikuar.

Zoti i Madhërishëm e ka zbritur Kur’anin ta lexojmë dhe të veprojmë me të. Ta analizojmë dhe ta studiojmë. Ta studiojmë dhe ta praktikojmë.

 Qëllimi kryesor i Kur’anit është analiza, studimi dhe mësimi. Zoti i madhërishëm thotë:

“(Kur’ani) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë ajetet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.” (Sad, 29)

Ne kemi nevojë t’i studiojmë suret dhe ajetet Kur’anore dhe ta analizojmë, që të përfitojmë dhe ta praktikojmë.

Çdo sure e ka specifikën me të cilën specifikohet.

Si çdo sure edhe suretu Nebeë e ka specifikën e vet, të cilën do ta sqarojmë.

Do të kalojmë disa çaste me suren Nebeë që të përfitojmë nga kjo sure me vlerë dhe rëndësi të madhe.

 Suret mekase dallohen me atë se përbëhen prej ajeteve të shkurta.

 Suret mekase dallohen me atë se përshkruajnë ringjalljen dhe kataklizmën.

Sureja Nebeë përshkruan kataklizmën, përshkruan kijametin.

Zoti i Madhërishëm thotë:

“Për çka ata i bëjnë pyetje njëri-tjetrit?

Për lajmin e madh e tronditës.

Në të cilin ata janë në kundërshti.” (En-Nebeë: 1-3)

Allahu i Madhërishëm nuk e ka pëlqyer mënyrën e shprehjes së idhujtarëve mekase dhe të asaj kohe se si pyesnin për kataklizmën.

Allahu i Madhërishëm nuk e pëlqen mënyrën e shprehjes së ateistëve të sodit, mënyrën se si pyesin për kataklizmën.

Allahu i Madhërishëm nuk e pëlqen mënyrën e shprehjes e besimtarëve të dobët dhe të hipokritëve se si pyesin me dyshim për kataklizmën. Andaj thotë:

Po për çka e pyesin ata njëri-tjetrin?

Po si është e mundur që pabesimtarët e pyesin njëri-tjetrin për atë të cilën e vërteton Kur’ani. Ai me të vërtetë është lajm madhështor dhe i rëndësishëm!?

Lajmi madhështor është kataklizma në të cilën ditë njerëzit ringjallen për llogaridhënie dhe për t’u shpaguar për veprat e tyre.

Sa i përket kësaj çështjeje, njerëzit janë nda në dy grupe:

1. Besimtarët në Kur’anin dhe atë që e thotë Kur’ani.

2. Përgënjeshtrues të Kur’ainit dhe të Ditës së gjykimit, me fjalë tjera e përgënjeshtrojnë Ditën e gjykimit.

Por Zoti i Madhërishëm thotë:

“Kush do le të besojë, e kush do le të mos besojë”.

Pyesin për një çështje tepër madhështore dhe shumë të rëndësishme.

Pyesin për një çështje, për të cilën çështje konfrontohen.

Pyesin për një çështje për të cilën çështje zhvillojnë debate të panumërta:

– Disa e përgënjeshtrojnë, të tjerët e besojnë;

– Disa e mohojnë të tjerët e vërtetojnë;

– Disa nuk e pranojnë, të tjerët e deklarojnë;

– Disa dyshojnë, të tjerët janë të bindur.

E cila është ajo çështje?

Cili është epilogu i atyre debateve?

E, ajo çështje është dita e ringjalljes dhe e ngritjes nga varrezat pas vdekjes.

Sa i përket thënies së Allahut: “Për lajmin e madh e tronditës”. (Nebeë: 2), kjo i bie sikur të kishte thënë: “Po pse pyesin për këtë informatë?”. “Po pse pyesin për këtë lajmë tronditës?”, ”Po pse pyesin për këtë lajm të rëndësishëm?”.

Kjo është pyetje retorike e cila tregon për mohimin e kësaj ngjarjeje nga pabesimtarët.

Besimtarë të nderuar!

Pas pyetjes retorike, Zoti u jep përgjigjen e merituar duke ju thënë:

“Jo, të mos pyesin, sepse ata do ta kuptojnë! Përsëri Jo, se ata do ta kuptojnë!” (En-Nebeë: 4, 5)

“Jo, jo, Assesi!”. Për këtë çështje nuk duhet të konfrontoheni.

Nuk keni për çka të debatoni për këtë çështje.

Ajo ngjarje është e saktë, nuk duhet dyshuar në të.

Le të heqin dorë nga parashtrimi i asaj pyetjeje.

Kjo nga shkaku se i gjithë njerëzimi do ta kuptojnë përfundimin e përgënjeshtrimit të asaj ngjarjeje.

Kjo nga shkaku se i gjithë njerëzimi do ta kuptojnë përfundimin e mohimit të asaj pyetjeje.

Përsëri Zoti i Madhërishëm thotë: Jo, jo, assesi! Kataklizma dhe ringjallja absolutisht do të ndodhë.

Do ta kuptojnë se Kur’ani është i vërtetë prej Allahut.

Do ta kuptojnë se ringjallja është gjykim i drejtë dhe kur do ta shohin dënimin – siç thotë kur’ani – do të thonë: “O, të mjerët ne, kjo është dita e gjykimit!” Kjo është dita e ndasisë që ju e konsideruat rrenë.” (Saafat, 29)

Vëllezër të nderuar!

Në pjesën e dytë, Zoti i tregon begatitë e Tij ku thotë (Po si është e mundur të mos e besoni ringjalljen kur):

“A nuk e bëmë Ne tokën të përshtatshme (për jetë)” (En-Nebeë: 6)

– Po si është e mundur të mos e besoni ringjalljen kur ju i keni parë faktet absolute të Plotfuqisë së Allahut, se si Zoti e ka bë tokën të nënshtruar dhe në shërbim të krijesave.

– Po si është e mundur të mohoni ringjalljen kur Zoti e ka bë tokën për njeriun si djepi për foshnjën.

Djepi i foshnjës përgatitet ashtu që fëmija të shtrihet në të për të pushuar dhe për të fjetur. Ne tokën e bëmë të përshtatshme për të jetuar.

Pastaj Zoti Famëlartë vazhdon dhe thotë: (Po a nuk po ju mjafton si argument për ringjalljen kur):

“Ndërsa kodrat shtylla?” (En-Nebeë: 7)

– Si ka mundësi të mohoni ringjalljen kur kodrat i ka ngulitur thellë dhe i ka bë sikurse shtylla të tokës.

Po a nuk po ju mjafton si argument për ringjalljen kur kodrat i ka ngulitur thellë që të forcohet dhe të mos lëvizë toka.

Po a nuk po ju mjafton si argument për ringjalljen kur kodrat i ka ngulitur thellë që të qëndron e qetë dhe të mos bie mbi njerëzit.

Vëllezër të nderuar!

Zoti i madhërishëm thotë: (Po si është e mundur të mohoni ringjalljen kur):

“Dhe Ne u krijuam juve në çifte.” (En-Nebeë: 8)

– Po si është e mundur të mohoni ringjalljen kur në këtë botë Zoti ka bë që të jeni dy gjini: mashkull dhe femër.

Zoti e ka bë çiftëzimin që të realizohet shtimi i llojit njeri.

Po a nuk po ju mjafton si argument për ringjalljen kur ne ju krijuam çifte. Nëpërmjet çiftëzimit të njeriut realizohet bashkëpunimi gjinor njerëzor.

Vëllezër të nderuar!

Pastaj Zoti i madhërishëm vazhdon e thotë:

“Dhe gjumin tuaj ua bëmë për pushim.” (En-Nebeë: 9)

– Po si është e mundur të mohoni ringjalljen kur gjumin e ka parapa që të pushon trupi juaj, dhe për t’u shkëputur nga puna e lodhshme e ditës.

– Me gjumë rifreskohet energjia fizike, dhe pastaj aktivizohet mendja dhe trupi.

Pastaj Zoti i madhërishëm vazhdon e thotë: (Po a nuk po ju mjafton si argument për ringjalljen kur:

“Dhe natën ua bëmë mbulesë (si rrobat)”. (En-Nebeë: 10)

– Po si është e mundur të mohoni ringjalljen kur natën e ka bë të errët, të qetë, për të pushuar në të, sikurse një rrobë e cila mbulon gjësendet dhe trupat.

 E kemi bërë sikurse një rrobë që e mbulon trupin për ta mbrojtur njeriun nga i nxehti dhe nga i ftohti, dhe i mbulon organet intime, e ashtu edhe nata i bëhet mbulesë për atë i cili dëshiron që t’i plotësojë nevojat dhe interesat të cilat i ka realizuar gjatë ditës.

Pastaj Zoti i Madhërishëm thotë:

Po a nuk po ju mjafton si argument për ringjalljen:

“Ndërsa ditën e bëmë për gjallërim.” (En-Nebeë: 11)

– Po si është e mundur të mohoni ringjalljen kur kohën e ditës e ka bë të ndritshme ashtu që njeriu të ketë mundësi që të realizon të mirat materiale për të jetuar, që të realizon përfitimin e jetës.

Kohën e ditës e ka bë të ndritshme, ashtu që njeriu të ketë mundësi për të bë tregti.

Kohën e ditës e ka bë të ndritshme, ashtu që njeriu të ketë mundësi për të zhvilluar bujqësinë.

Kohën e ditës e ka bë të ndritshme, ashtu që njeriu të ketë mundësi për t’u marrë me industrinë.

Kohën e ka bë me aktivitete shkencore, e kështu me radhë.

Vëllezër të nderuar!

Vazhdon Zoti e i tregon begatitë e Tij ku thotë: Po a nuk po ju mjafton si argument për ringjalljen kur:

“Dhe Ne kemi ndërtuar mbi ju një shtatëshe të fortë.” (En-Nebeë: 12)

– Po si është e mundur të mohoni ringjalljen kur mbi ju ka ndërtuar shtatë qiej të fortë, të konstruktuar dhe të harmonizuar mirë, të përsosur, të stolisur me yje të cilët qarkullojnë nëpër orbita dhe rrugë qiellore.

Zoti i Madhërishëm thotë: Po a nuk po ju mjafton si argument për ringjalljen:

“Dhe kemi vënë ndriçuesin që flakëron.” (En-Nebeë: 13)

– Po si është e mundur të mohoni ringjalljen kur Diellin e ka bë kandil ndriçues për tokën.

Diellin e kemi bë dritë të shpërndarë në gjithë tokën dhe prej tij e zbret nxehtësinë, pastaj atë dritë dhe nxehtësi e shfrytëzojnë të gjitha gjallesat.

Përfundim

Po a nuk po ju mjafton si argument për ringjalljen kur:

“Dhe prej reve të shtrydhura kemi lëshuar shi të madh.

Që me të të rrisim drithëra e bimë.

Edhe kopshte të dendura palë mbi palë”. (En-Nebeë: 14-16)

– Po si është e mundur të mohoni ringjalljen kur nga retë e dendura, të mbushura me ujë, e të errësuara nga të cilat lëshohet uji, dhe ende pa rënë shi prej tyre shiu zbret për shkak të kondensimit, tubimit, e që më pastaj nga rënia e atij shiu (uji) rezultojnë të mira të shumta:

  • Të mira për njerëzit dhe
  • Të mira për kafshët.

– Sa i përket të mirave për njerëzit janë: drithërat, gruri, elbi, misri, orizi, e kështu me radhë.

– Sa i përket të mirave për kafshët janë: llojet e barishtet me të cilat ushqehen kafshët.

– Po ashtu edhe bahçe, ara e plantacione me lloje të pemëve të ndryshme me degë të cilat ndërlidhen në mes vete,

– me fryte të llojllojshme,

– me shije të llojllojshme,

– me aroma të ndryshme, edhe pse të gjitha këto kultivohen në të njëjtën hapësirë, ndërsa ujiten po me të njëjtin ujë, prapë se prapë dallohen në shije dhe aromë, siç figuron në ajet tjetër:

“E në tokë, copa sipërfaqesh, te ngjitura njëra me tjetrën, kopshte të hardhisë, të mbjella (të llojllojshme) dhe hurma (bimë këto) që janë të degëzuara në shumë trupa dhe jo të degëzuara (nga një filiz) e të gjitha ujiten nga një ujë, dhe Ne shijen në ngrënie të frutave të tyre e kemi dalluar njërën prej tjetrës. Të gjitha këto dëshmojnë si argumente për njerëzit e mençur.” (Err-Rrad: 4)

Suretu Nebeë tregon se si në ditën e gjykimit njerëzit do të ndahen në dy grupe:

– Grupi i besimtarëve të afërt me Allahun, të cilët shpërblehen prej Allahut, shpërblehen me Bujarinë e Tij dhe Zoti është i kënaqur me ta.

– Grupi e pabesimtarëve mohues, të cilët janë larg mëshirës së Allahut, të cilët mbeten të ndëshkuar me dënime të llojllojshme.

Grupi i besimtarëve është grup në rrugën e drejtë dhe të udhëzimit, dhe me përfundim më të mirë dhe më të suksesshëm.

Duke e falënderuar Zotin po e përfundojmë komentimin pjesës së parë të sures Nebeë.

Lini një koment