SURETU NAZIATË (2)

Dr. Musli Vërbani

Hutbe të xhumasë II

Me komentim të sureve të xhuzit Amme Nga sureja En-Nebeë deri te sureja El-Lelj

Besimtarë të nderuar!

Në pjesën e tretë të kësaj sure flitet për historinë e Musait a.s. me Firaunit ku thotë:

“A të ka ardhur ty rrëfimi i Musait?

Kur Zoti i tij e pat thirrur në luginën e bekuar Tuva (rrëzë kodrës Turi Sina).” (En-Naziatë: 15, 16)

Me këto ajete, Allahu e inkurajon pejgamberin e Tij nga përgënjeshtrimet e popullit të tij, duke sjellë historinë e Musait a.s. me firaunin mizor, ku thotë: “A nuk të është sjellë historia e Musait a.s.?”

 Me këto ajete, Allahu e qetëson nga përgënjeshtrimet e popullit të tij, duke sjellë ngjarje historike, ku thotë: “A nuk të është sjellë historia e Musait a.s. (me firaunin).”

Me këto ajete i tregon se si kur e ka dërguar Allahu Musain a.s. te firauni, e ka mbështetur me mrekulli.

 Kur Zoti i tij e ka thirr natën për të biseduar me të, dhe për ta ngarkuar me pejgamberi dhe me mesazh në vendin e bekuar të pastër. Ajo kodrinë është kodrina Tuva: e cila gjendet në malin (kodrën) e Sinaut.

Pastaj Zoti i ka thënë Musait a.s:

“Shko te faraoni se vërtet ai e ka tepruar.

Dhe thuaj: “E ke ndërmend të pastrohesh?”

Unë të udhëzoi te Zoti yt e ti t’ia kesh frikën Atij!” (En-Naziatë, 17-19)

 Allahu i Madhërishëm duke ia sqaruar detyrën i thotë: Shko te firauni i cili është një kriminel arrogant i Egjiptit.

Kjo nga shkaku se ai i ka tejkaluar kufijtë me arrogancë, me mëkate.

Firauni e ka mohuar Zotin, sa që pretendon se është zot, dhe në këtë mënyrë Firauni e ka robëruar popullin e tij.

Metodologjia e ftesës tënde është që t’i thuash:

“A ke dëshirë që të pastrohesh nga idhujtaria. Kështu që të udhëzoj që ta njohësh Zotin Një”.

“A ke dëshirë që të pastrohesh nga të metat. Kështu që të udhëzoj që ta njohësh Zotin Një, dhe ta adhurosh Atë”.

Allahu e ka urdhëruar që t’i fliste me fjalë të buta, ashtu që të ishte më i suksesshëm në thirrjen e tij.

Argument i kësaj është se qëllimi kryesor i dërgimit ka qenë: “Udhëzimi i njerëzve për ta njohur Allahun”.

Pastaj, Zoti i madhërishëm tregon se Musait a.s. Zoti i ka dhënë mrekulli natyrore ku thotë:

“Dhe ai ia tregoi mrekullinë e madhe.” (En-Naziatë: 20)

Argument i vërtetësisë para firaunit: Mrekullitë e Musait a.s.

Musau ka paraqitur shenja madhështore për të treguar vërtetësinë e pejgamberisë së tij, e ato ishin:

– Shndërrimi i shkopit në gjarpër, dhe

– Shndërrimi i dorës në dritë shkëlqyese.

Besimtarë të nderuar!

Zoti tregon se përkundër kësaj:

“Po ai e përgënjeshtroi dhe e kundërshtoi.

Pastaj u kthye prapa dhe iku me të shpejtë.

I tuboi (të gjithë të vetët) dhe u mbajti fjalim.

E u tha: “Unë jam zoti juaj më i lartë!”

“Atëherë tmerrshëm e dënoi atë, për këtë të fundit dhe për atë të parën.” (En-Naziatë: 21- 25)

Firauni e ka përgënjeshtruar Musaun, dhe të vërtetën e tij pejgamberike.

Firauni e ka kundërshtuar Allahun Famëlartë.

Firauni nuk e ka dëgjuar.

Firauni e ka kthyer shpinën dhe nuk ka besuar në Zot.

Përpos kësaj ai ka vazhduar të shkaktoj trazira në tokë për të zhvleftësuar ftesën e Musaut.

– Firauni ka përgënjeshtruar me zemër;

– E ka kundërshtuar me gjuhë (shprehimisht);

– E ka kundërshtuar me vepra duke u rebeluar.

Mbi të gjitha:

E ka tubuar ushtrinë dhe administratën shtetërore për konsultim.

Pastaj i ka tubuar magjistarët për ta kundërshtuar dhe për ta sfiduar.

Pastaj u ka thënë që të gjithëve: “Unë jam zoti më i madhi, dhe unë jam sundimtari absolut”.

Pastaj, Allahu e ka fundosur atë me gjithë ushtrinë.

Allahu e ka dënuar në mënyrë të rreptë, është hakmarrë me hakmarrje, që të mbetet shembull dhe mësim për arrogantët e ngjashëm të kësaj bote.

Allahu ka parapa dy lloje të dënimeve:

– Dënimin e kësaj bote dhe

– Dënimin e botës tjetër.

Në këtë botë me dënim të poshtërimit dhe të fundosjes në det.

Në botën tjetër me dënimin e djegies në xhehenem.

Përfundim

Zoti i Madhërishëm thotë:

“Në këtë ndëshkim ka përvojë mësimi për atë që frikësohet.” (En-Naziatë: 26)

Në historinë e firaunit është mësim i rëndësishëm për ata të cilët i frikësohen Allahut dhe dënimit të Tij.

Në historinë si është vepruar me firaunin është mësim i rëndësishëm për ata të cilët i frikësohen Allahut dhe dënimit të Tij.

Në historinë e firaunit dhe siç është vepruar me të është mësim edukimi, ashtu që krahasohen ngjarjet e kaluara për të marrë mësim për të tanishmen.

Në historinë e firaunit dhe siç është vepruar me të është mësim edukimi, ashtu që krahasohen ngjarjet e kaluara për të marrë mësim për të ardhmen.

Duke e falënderuar Zotin po e përfundojmë komentimin e pjesës së dytë të sures Naziatë.

Lini një koment