HISTORIA E TUBIMIT NË DITËN E GJYKIMIT

“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”

Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Zoti Famëlartë kur e mohon gjakësinë (lidhjen farefisnore) për ndonjë njeri thotë: “Nuk ka lidhje të gjakut në mes tyre” (Muëminunë: 101). Ky mohim nuk ka të bëjë me ekzistimin e lidhjes së gjakut.

Kur t’i fryhet bririt (në ditën e gjykimit), çaktivizohet çështja e fëmijëve ndaj prindërve të tyre, ose çaktivizohet çështja e prindërve ndaj fëmijëve të tyre. Në fakt lidhja farefisnore ekziston, mirëpo lidhja farefisnore e cila dihet është ndihma e ndërsjellët për të mirën dhe ndihma e ndërsjellët për të larguar dëmin.

Në këtë rast, mohimi i farefisnisë është se në ditën e gjykimit askush, askujt nuk mund t’i bëjë dobi. Farefisnia, në fakt ekziston, por pa bë dobi.

Në çështje të kësaj bote ekzistojnë të fortët dhe të dobëtit. I forti e mbështetë të dobëtin dhe i ndihmon. Përderisa në ditën e gjykimit të gjithë do të jenë të dobët, siç thotë Zoti Famëlartë:

“Atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet. Prej nënës dhe prej babait të vet. Prej gruas dhe prej fëmijëve të vet. Atë ditë secilit njeri i mjafton çështja e vet.” (Abese: 34-37).

Po ashtu thotë: “Çdo njeri është peng i veprës së vet” (Muëdethir: 38).

Për këtë arsye, kur ka treguar pejgamberi a.s. për ditën kur do të tubohemi në ditën e gjykimit, ka treguar se do të jemi lakuriq. Aishja r.a është befasuar, dhe është turpëruar për atë gjendje. Pastaj, pejgamberi a.s. ia ka sqaruar çështjen se nuk është ashtu siç e mendonte. Në atë gjendje secili do të jetë i preokupuar për veten e vet. Gjendja është edhe më e vështirë se sa shikimi në njëri-tjetrin.113

Kështu pra, mohimi është se mohohet lidhja farefisnore, e jo ekzistimi i lidhjes farefisnore. Nëse lidhja farefisnore nuk mund të bëjë dobi në botën tjetër, njëjtë nuk mund të bëjë dobi edhe në këtë botë. Zoti Famëlartë ka paraqitur shembullin e ngjarjes së Nuhut a.s. me djalin e tij, ku Zoti Famëlartë i është drejtuar: “Ai nuk është prej familjes tënde. Ky veprim i yti nuk është i drejtë.” (Hudë: 46).

E ka penguar dobinë e familjarizimit edhe në këtë botë.

Birësia, nuk ka të bëjë me birësinë e gjakut dhe të mishit, posaçërisht kur është në pyetje te pejgamberët, sepse, birësia ka të bëjë me të vepruarit dhe me pasimin e tyre.

Nëse e analizon historinë e muslimanëve të parë, do të shohësh se ata janë bazuar në Islam dhe nuk janë bazuar në lidhje farefisnore. Feja dhe besimi për ta ka qenë parimor. Këto elemente kanë qenë lidhje e fortë e cila e ka ndërlidhë njeriun me tjerët, edhe pse është në nivel më të ulët në bazë të barometrave të kësaj bote.

Lini një koment