HISTORIA E MUS’AB BIN UMEJRIT TË PASUR

“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”

Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Nëse lexojmë për betejën e Bedrit, shohim se Mus’ab bin Umejri r.a. ka qenë më herët djalë me jetë luksoze, më i pasuri i të pasurve. Vishej me rrobat më të mira, kishte jetën më të mirë.

Kur zemra e tij e ka shijuar ëmbëlsirën e besimit, është privuar nga ajo jetë luksoze. Me fjalë tjera familja e ka privuar nga të mirat.

Pastaj ka migruar në Medine. Atje, pejgamberi a.s. e ka pa duke e veshur lëkurën e deles dhe ka thënë: “Shikojeni se çka i ka bë besimi vëllait tuaj”.114

Pas betejës së Bedrit, Mus’abi e ka pa vëllanë e tij Eba Azizin, në duart e një Ensariu, i quajtur Ebu Jesri.

Mus’abi i thotë: Mbaje fort robin tënd. Ka pasur për qëllim: Kujdes se po të ikë.

Kjo ngase nënën e ka të pasur, dhe se do ta kompenson me çmim të lartë: A kështu po i thua për vëllait tënd?

Mus’abi i thotë: Ky është vëllai im, jo ti!

Kështu pra, nuk ka lidhje farefisnore edhe në këtë botë, para botës tjetër.

Në betejën e Uhudit, Mus’ab bin Umejri ka ra dëshmor. Nuk kanë pasur me çka ta mbulonin, përpos një rrobe të shkurtër. Nëse me atë rrobë i mbulohej koka, i zbuloheshin këmbët. Nëse i mbuloheshin këmbët, i zbulohej koka. Atëherë pejgamberi a.s. ka thënë: “Mbulojani kokën, ndërsa këmbët mbështilljani me gjethet e bimës, idh’hir”. 115

Zonja, nëna Habibe bint Ebi Sufjani, kur e ka pranuar Islamin, dhe ka migruar në Etiopi bashkë me burrin e saj, e kanë akuzuar disa se ajo nuk ka migruar për shkak të fesë, por për shkak të burrit të saj.

 Allahu ka dashur ta shfajësoj. Burri i saj Abdullah bin Xhahshi është bë i krishterë atje, ndërsa ajo ka qëndruar besimtare.

Kur ka mësuar pejgamberi a.s. për çështjen e saj, ka dashur të ia kompensoj edhe e ka fejuar për vete.

Nuk ka pritur që të kthehej dhe ta lidhte aktin e kurorëzimit, por e ka autorizuar Nexhashijun, mbretin e Etiopisë për ta bë aktin e kurorëzimit me të. 116

Pas martesës me pejgamberin a.s., babai i saj, Ebu Sufjani e ka vizituar, deri sa ajo ishte duke e përgatitur shtratin e pejgamberit a.s.

Kur e ka pa se Ebu Sufjani ka dashur të ulet në shtratin e pejgamberit a.s., e ka larguar, dhe nuk e ka lejuar që të ulej në shtratin e pejgamberit a.s. duke qenë pabesimtar.

Ebu Sufjani i thotë: A kështu po më mënjanon nga shtrati!?

Ajo i thotë: Po! 117

Kështu pra, mohimi i farefisnisë bëhet edhe në këtë botë para mohimit në botën tjetër, mirëpo Zoti Famëlartë ka lejuar që të vazhdojë mirësia për farefisninë edhe në këtë botë, dhe ka kërkuar që t’i ruajmë raportet edhe me pabesimtarët. Kjo nga shkaku se Zoti Famëlartë u ka bë mirë pabesimtarëve, kështu që edhe besimtari duhet t’i bëjë mirë nëse e sheh pabesimtarin në situatë të vështirë dhe ke mundësi t’i ndihmosh, atëherë ndihmoje.

Lexo thënien e Zotit Famëlartë:

“E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, po në çështjet e jetës së kësaj bote të kesh mirëkuptim ndaj tyre.” (Llukmanë: 15).

Ata (prindërit) janë pabesimtarë dhe dëshirojnë që edhe t’i të jesh pabesimtar, me gjithë këtë ’i ruaje të drejtën e lidhjes farefisnore, dhe mos i ndërpre lidhjet me to.

Allahu e ka bë Ibrahimin dashamir. Për të Zoti i Madhërishëm ka thënë: “Dhe Ibrahimi i cili i ka zbatuar premtimet” (Nexhm: 37). Pastaj Zoti e ka testuar me sprova të shumta. Të gjitha i ka kryer me sukses.

Transmetohet se një kalimtar ka kaluar pranë tij gjatë një nate. Para se ta pranonte në vendbanim, dhe para se t’i ofronte qëndrim e ka pyetur për fenë e tij.

Ai i tregon se nuk ishte besimtar.

Ibrahimi a.s. e ka refuzuar dhe e ka lënë të vazhdonte rrugën.

Zoti i Madhërishëm i shpallë atij: “O Ibrahim, unë i kam bë mirë (gjithë jetën) edhe pse nuk më ka besuar, ndërsa ti dëshiron që t’ia ndërrosh fenë e tij për të qëndruar vetëm një natë.” Ibrahimi a.s. nxiton pas tij deri sa e takon, dhe e informon se Zoti e ka qortuar për çështjen ndaj tij.

Ai njeri i thotë; Zot i mirë është Ai i Cili e qorton dashamirin e Tij, për çështjen e armiqve të Tij: Dëshmoj se nuk ka zot tjetër pos Zotit dhe Ibrahimi është i dërguar i Zotit.

Lini një koment