HISTORIA E MISTIKUT

“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”

Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Njëri prej banorëve të një qyteti e pyet shokun e tij: Si është gjendja e devotshmërisë në qytetin tuaj?

Shoku i përgjigjet: Nëse na godet ndonjë e mirë falënderojmë. Nëse na godet ndonjë e keqe durojmë.

Plaku qesh dhe i thotë: “Çka është kjo!? Kjo i ngjason qenve të Belahut. Përderisa sa na përket neve, nëse na godet ndonjë e mirë tregohemi të ndërgjegjshëm, nëse na godet ndonjë e keqe falënderojmë.

Kjo nuk është për t’u krenuar ndaj njëri-tjetrit, por garë.

Secili prej mistikëve e ka ndjekë rrugën për tek Allahu.

Secili e sheh veten se është në rrugën e mirë dhe secili prej tyre dëshiron të ngritet në nivel më të lartë.

Mos mendo se qëllimi është vetëm që të durohet në fatkeqësi dhe të falënderohet në fatmirësi. Kjo është vetëm fillimi, e pas kësaj ekzistojnë nivelet dhe gradat më të larta. Ai i cili dëshiron të ngritet më lartë duhet të përvishet sa më shumë duke adhuruar Zotin e tij.

Shikoni se si njëri prej mistikëve çka i thotë shokut të tij: A nuk po përmallohesh për Zotin?

Ai i thotë: Jo!

Ai me habi i thotë: Si është e mundur kjo?

Ai i thotë: Përmallimi është për atë që të mungon. E kur më ka munguar mua Zoti që të përmallohem për Të!?

Kështu janë nivelet e besimit dhe raportet në mes të robit dhe Zotit Famëlartë.

Pastaj, për këtë njeri i cili e adhuron Zotin me mëdyshje, Zoti i Madhërishëm thotë:

“Ai në vend të Allahut lut atë që nuk mund t’i bëjë as dëm as dobi. Edhe kjo është ajo humbja pambarim.” (Haxh: 12).

Çfarë kuptimi ka “çka nuk dëmton”?

Idhulli të cilin e adhuron pabesimtari, a ka mundësi të dëmtojë? Jo! Idhulli nuk dëmton. Por ai i cili dëmton, në fakt është vet ai i cili e ka devijuar dhe ka ndikuar në adhurimin e tij. E dëmton adhurimi i cili e ka devijuar dhe shpërblyesi i cili nuk shpërblen për atë veprim. Pra, çfarë kuptimi ka fjala “e dëmton” në këtë rast?

Koncepti:

Nuk dëmton nëse bëhet largimi prej tij dhe nuk adhurohet. Po ashtu nuk bën dobi nëse adhurohet.

“Kjo është humbje e madhe”. Po, është humbje (devijim), ngase njeriu i cili e adhuron dhe e dëgjon me shpresën se i bën dobi për çdo gjë, ose frikësohet se bën dëm për çdo gjë.

Ne kemi treguar më herët thënien e disa dijetarëve: “Dëgjoje atë i cili nuk ka nevojë për ty”.

Nëse këtë formulë dhe këtë parim ua mësojmë fëmijëve tanë në tekste shkollore, dhe nëse do të aplikohej nga edukatorët, fëmijët nuk do të mashtroheshin nga njëri-tjetri për të shkaktuar trazira.

Kështu fëmijët po të mendonin një herë, dhe njëmijë herë në udhëzimet e Zotit të tyre, në këshillat e baballarëve dhe nënave të tyre. Si është e mundur të mos dëgjohen ata të cilët i duan, dhe ua duan të mirën, e mashtrohen dhe e dëgjojnë shokun të cilin nuk e njohin dhe nuk e dinë për edukatën e tij.

Është e domosdoshme t’i mësojmë fëmijët tanë me parimet Islame, ashtu që fëmija që nga vegjëlia ta di se kush e do dhe kush e urren, dhe cilin duhet dëgjuar.

Në ajet vërejmë se “dëmi” është nënrenditur para dobisë: “Çka nuk e dëmton dhe çka nuk i bënë dobi.” (Haxh: 13).

Kjo nga shkaku se largimi i dëmit ka prioritet nga dobi prurja, dhe se:

“Dëm” quhet kur diçka del nga vetvetja e vet, ndërsa,

“Dobia” është shtesë, vlerë e shtuar për ty.

Sa i përket dëmit, është ajo që pakëson diçka nga vetja jote. Për këtë arsye më e dobishme për ty është që të mbetesh standard, as të të mos mungoj diçka dhe as të mos kesh shtesë, vlerë të shtuar. Por, nëse qëndron në mes të dy çështjeve ashtu që njëra të sjell dobi, dhe tjetra të dëmton, pa dyshim se ti në rend të parë e largon dëmin, aktivizohesh në largimin e dëmit para se të angazhohesh për të përfituar dobi.

Për këtë arsye, po e paraqesim një shembull: Po supozojmë se një njeri e gjuan një mollë kundrejt teje, dhe një tjetër, në të njëjtën kohë të gjuan me gurë.

Si do të veproje?

– Do ta merrje (pranoje) mollën, apo do të ruheshe nga guri!?

Këtë koncept e ka rregulli: “Largimi i dëmit ka prioritet ndaj dobiprurjes”.

Lini një koment