“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”
Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Zoti Famëlartë, shpenzimin e ka parapa ditën dhe natën, ashtu siç e ka parapa mënyrën e shpenzimit fshehtazi dhe haptazi. E ka parapa kështu që shpenzimi të jetë në çdo kohë dhe në çdo mënyrë. Pastaj, Zoti Famëlartë: “Për ta është shpërblimi i tyre te Zoti i tyre” (Bekare: 274).
Kjo tregon gjeneralizimin për atë i cili jep natën ose ditën, fshehtazi ose haptazi. Edhe pse disa thonë: Është thënë për rast specifik. por Imam Aliu r.a. i kishte katër dërhem, dhe:
– një dërhem e ka dhënë ditën,
– një dërhem e ka dhënë natën,
– një dërhem e ka dhënë fshehtazi dhe
– një dërhem e ka dhënë haptazi,
Kështu ka vepruar dhe atëherë ka zbritur ajeti i lartpërmendur.